Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Gusht 2017
Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, të martën e 29 prillit 1913, në faqen n°3, deklaratën e delegatëve shqiptarë kundër qëllimeve të Esad Pashës për tu shpallur mbret i Shqipërisë.
Delegacioni shqiptar, i gjendur asokohe në Londër, ka shprehur për median britanike, « Exchange Telegraph » se Esad Pasha nuk ishte njeriu i duhur për atdheun tonë. Këtë mendim kishte edhe Ismail Qemali.
Ata kanë treguar qartë se cila ishte dëshira e shqiptarëve në tërësi. Për më shumë, do të gjeni në vijim tekstin e plotë të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja - Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :
Londër, 28 Prill
Delegatët shqiptarë të cilët gjenden aktualisht në Londër kanë dhënë për Exchange Telegraph deklaratën në vijim :
« Nëse është e vërtetë se Esad Pasha ka për qëllim të shpallet mbret i Shqipërisë në Tiranë, qasja e tij është rezultat i një komploti mes Malit të Zi, Serbisë dhe partisë xhonturke.
Esad Pasha, i cili i përket një familjeje të vjetër e të fuqishme shqiptare, nuk ka një të kaluar pa të meta. Megjithatë, atij nuk i mungon aftësia politike dhe kur të kuptojë se është vënë lojë nga intriguesit, ai do ta braktisë çështjen në të cilën ata janë përzier.
Dëshira e njëzëshme e popullit shqiptar është të qeveriset nga një sovran me origjinë evropiane, i cili mund ta çojë Shqipërinë në rrugën drejt prosperitetit tregtar (ekonomik) dhe politik. E tillë është dëshira e të gjithë shqiptarëve, i tillë është qëllimi që ata do të arrijnë përkundër të gjitha kurtheve.
Lajmi se Ismail Bej Qemali e ka pranuar shpalljen e Esad Pashës është absolutisht i rremë. Në fakt, Qemal Beu nuk është një njeri që shpreh opinionin e tij në kundërshtim me dëshirën e njëzëshme të popullit shqiptar. »
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/exchange-telegraph-1913-deklarata-e-delegateve-shqiptare-nga-londra-kunder-qellimeve-te-esad-pashes/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
Dielli :
http://gazetadielli.com/londer-1913-delegatet-shqiptareesad-pasha-mbret-komplot-antishqiptar/
American Eye :
Tirana Observer :
VOAL :
Shqiperiaebashkuar.al :
Dritare.net :
Bota Sot :
Maqedonia Shqiptare :
Njëkomb.com :
http://www.njekomb.com/?p=25569
Rrokum.tv :