Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Qershor 2019
“Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 29 marsit 1939, në faqen n°2, një shkrim mbi emrin e ardhshëm të fëmijës së mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Skënder apo Donika ?
“Mbretëresha e bukur e Shqipërisë, Geraldina, pret pas pak ditësh të lindë fëmijën e saj të parë.
Çdo gjë është gati në Pallatin e Tiranës për këtë ngjarje të lumtur. I gjithë populli ndan padurimin e lumtur të prindërve të ardhshëm.
Këto ditët e fundit, ata kanë zgjedhur emrat e destinuara për trashëgimtarin e fronit apo për princeshën e re.
Nëse fëmija lind djalë, ai do të quhet Skënder; nëse lind vajzë, ajo do të quhet Donika.
Nga e kanë prejardhjen këto emra, simpatikë dhe bukurtingulluesë ?
Skënder, është shkurtimi i emrit Skënderbe, heroit kombëtar të Shqipërisë, dhe Donika, emri i bukur i gruas së tij.
Kështu, një dinasti e re vazhdon me traditën.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/excelsior-1939-djale-apo-vajze-ja-emrat-e-zgjedhur-nga-mbreti-zog-dhe-mbreteresha-geraldine-per-femijen-e-tyre/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://gazetamapo.al/1939-emrat-e-zgjedhur-nga-mbreti-zog-e-mbreteresha-per-femijen/
https://opinion.al/ja-emrat-e-zgjedhur-nga-mbreti-zog-e-mbreteresha-per-femijen-e-tyre/
http://www.njekomb.com/?p=216325
http://lexo.com.al/emrat-e-zgjedhur-nga-mbreti-zog-e-mbreteresha-per-femijen-e-tyre/
https://www.koha.mk/skender-apo-donika-emrat-e-zgjedhur-nga-mbreti-zog-per-femijen-e-tyre/