Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Shtator 2019
“Excelsior” ka botuar, të martën e 15 tetorit 1929, në faqen n°6, fotografitë e ceremonisë së përvjetorit të parë të kurorëzimit mbret të Ahmet Zogut, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :
Një vit më parë, Ahmet Zogu u shpall mbret i Shqipërisë
Me këtë rast u mbajtën festime të mëdha në 8 tetor në Tiranë
Me rastin e përvjetorit të parë të kurorëzimit të Ahmet Zogut si Mbret i Shqipërisë, u zhvilluan në Tiranë festime të mëdha, përfshirë një paradë madhore, gjatë së cilës një regjimenti të ri iu dorëzua flamuri.
Fotografitë tona tregojnë :
1. dorëzimin e flamurit kolonelit të regjimentit të ri në prani të mbretit, të cilin e dallojmë në rangun e parë të grupit të personaliteteve të mbledhura në të majtë;
2. mbretin (x), stafin e tij në tribunën zyrtare gjatë paradës;
3. katër motrat e mbretit që vëzhgojnë paradën, të veshura me kostume kombëtare të grave shqiptare.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë artikull duhet të citojë autorin në fillim e tij (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/excelsior-1929-festime-te-medha-ne-tirane-me-rastin-e-pervjetorit-te-pare-te-kurorezimit-te-ahmet-zogut-si-mbret-i-shqiperise-foto/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
http://www.njekomb.com/?p=237793
https://tirananews.al/fotot-e-90-viteve-me-pare-kur-festohej-pervjetori-i-pare-i-ahmet-zogut-mbret/
https://opinion.al/excelsior-1929-festime-ne-tirane-ahmet-zogu-1-vit-mbret-i-shqiperise/