Eve (1926) / Legjenda shqiptare e Bletës – Çfarë nuk bëjnë shqiptarët kur kanë një koshere në shtëpi ?


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Dhjetor 2023

 

“Eve” ka botuar, të dielën e 28 marsit 1926, në faqen n°2, një shkrim rreth legjendës së bletës te shqiptarët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Legjenda e Bletës

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shqiptarët kanë një kult të vërtetë ndaj bletëve, një kult që shpesh shkon deri në idhujtari : një shqiptar nuk do të blasfemojë (mallkojë) kurrë në një shtëpi ku ka koshere. Ndër legjendat e vjetra të vendit, ka një, shumë kurioze, që ka të bëjë pikërisht me bletët : një grua shumë e moshuar dhe e sëmurë kishte tri vajza.

 

E para, Merimanga, ishte flirtuese dhe kujdesej vetëm për veten e saj; e dyta, Gjinkalla, edhe më e shkujdesur (mëndjelehtë), i kalonte ditët duke kënduar; e treta më në fund, Bleta ishte punëtore dhe nuk humbiste asnjë çast të ditës.

 

E gjora plakë, shumë e sëmurë dhe e paaftë për t’u kthyer në shtrat, thirri vajzën e saj të madhe : “Unë jam duke endur rrjetën time dhe nuk mund të shqetësohem,” u përgjigj ajo. Pastaj nëna tha : “Përgatite gjithmonë pa arritur kurrë ta mbarosh”. Dhe merimanga thur një rrjetë pa fund. E dyta u përgjigj : “Unë këndoj dhe nuk mund ta ndaloj këndimin tim”. “Këndo, këndo, derisa të vdesësh,” tha nëna plakë. Dhe gjinkalla ende këndon dhe vdes e tharë, me kurrizin e lidhur në një degëz bari. Vajza e tretë ndihmoi nënën e saj dhe i bëri një ëmbëlsirë që e ngushëlloi.

 

Atëherë nëna tha : “Qofsh e bekuar ! Ti do të jesh drita e paraardhësve dhe ushqimi i të gjallëve !”

 

Dhe bleta prodhoi dyllin për qirinjtë e të vdekurve dhe mjaltin e ëmbël për të gjallët...

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/eve-1926-legjenda-shqiptare-e-bletes-cfare-nuk-bejne-shqiptaret-kur-kane-nje-koshere-ne-shtepi/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://gazetadielli.com/eve-1926-legjenda-shqiptare-e-bletes-cfare-nuk-bejne-shqiptaret-kur-kane-nje-koshere-ne-shtepi/

 

https://americaneye.al/legjenda-e-bletes-te-shqiptaret/

 

https://www.kultplus.com/trashegimia/legjenda-shqiptare-e-bletes-cfare-nuk-bejne-shqiptaret-kur-kane-nje-koshere-ne-shtepi/

 

https://diasporashqiptare.al/2023/12/27/eve-1926-legjenda-e-bletes-dhe-besetytnite-e-shqiptareve-kur-kane-nje-koshere-ne-shtepi/

 

https://opinion.al/eve-1926-legjenda-shqiptare-e-bletes-cfare-nuk-bejne-shqiptaret-kur-kane-nje-koshere-ne-shtepi/

 

https://www.voal.ch/eve-1926-legjenda-shqiptare-e-bletes-cfare-nuk-bejne-shqiptaret-kur-kane-nje-koshere-ne-shtepi/multimedia/dossier/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/2104764/eve-1926-legjenda-shqiptare-e-bletes-ndash-cfare-nuk-bejne-shqiptaret-kur-kane-nje-koshere-ne-shtepi/

 

https://drini.us/eve-1926-legjenda-shqiptare-e-bletes-cfare-nuk-bejne-shqiptaret-kur-kane-nje-koshere-ne-shtepi/

 

https://www.arsalbanica.mk/eve-1926-legjenda-shqiptare-e-bletes-cfare-nuk-bejne-shqiptaret-kur-kane-nje-koshere-ne-shtepi/

 

https://plavaeguciasot.com/eve-1926-legjenda-shqiptare-e-bletes-cfare-nuk-bejne-shqiptaret-kur-kane-nje-koshere-ne-shtepi/

 

https://alb-spirit.com/2023/12/27/eve-1926legjenda-shqiptare-e-bletes/