Esat Pasha – të dërguarit special të gazetës franceze në Durrës (1916) : “Dy lloj njerëzish janë të rrezikshëm për Shqipërinë…”


Esat Pashë Toptani
Esat Pashë Toptani

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Janar 2020

 

“Le Gaulois” ka botuar, të dielën e 30 janarit 1916, në faqen n°3, intervistën e Esat Pashë Toptanit me gazetarin e “Le Petit Parisien”, të zhvilluar asokohe në Durrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Esat Pasha flet

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Z. Paul du Bochet, i dërguari special i Petit Parisien, pati një intervistë me shefin e famshëm shqiptar në Durrës, nga i cili ne botojmë këtë pasazh :

 

Dy fuqi, më thotë ai, e kanë humbur Shqipërinë, njëra, Turqia, e cila i lë gjërat pa vrojtim, duke toleruar gjithçka, duke simuluar ekspedita ushtarake që ndaleshin gjithnjë në gjysmë të rrugës, dhe tjetra, Austria, e cila mbjell ar dhe korrupsion kudo.

 

Sot, katolikët shqiptarë janë të gjithë austrofilë. Është e vërtetë se ata nuk kanë peshë, duke qenë se janë së shumti gjashtëdhjetë mijë.

 

Por ekziston një rrezik tjetër, myslimanët fanatikë dhe, bashkë me ta, nacionalistët, njerëzit që kanë qenë kamerierë hotelesh ose diçka të ngjashme në Amerikë dhe që kthehen këtu me ide të gatshme, të pa zbatueshme dhe të rreme shumicën e kohës.

 

Më në fund, përfundon ai, sado e tmerrshme të jetë situata, vendimi im është marrë. Unë jam me aleatët deri në vdekje.

 

Kur tha këto fjalë, zëri i tij u drodh dhe vështrimi i tij e humbi ashpërsinë. Për herë të parë, gjatë intervistës sonë, unë perceptova emocionin nën këto pamje të dhunshme dhe autoritare. Dhe shtrëngimi i dorës ishte i përzemërt dhe i ngadalshëm si ai i një miku.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/esat-pasha-te-derguarit-special-te-gazetes-franceze-ne-durres-1916-dy-lloj-njerezish-jane-te-rrezikshem-per-shqiperine/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/esat-pasha-dy-lloje-njerezish-jane-te-rrezikshem-per-shqiperine/

 

https://balkanweb.com/dy-lloj-njerezish-jane-te-rrezikshem-per-shqiperine-zbulohet-cfare-i-tha-esat-pasa-te-derguarit-special-te-gazetes-franceze-ne-durres/

 

https://tirananews.al/dy-lloj-njerezish-jane-te-rrezikshem-per-shqiperine-cfare-i-tha-esat-pasha-gazetareve-franceze/

 

https://www.kultplus.com/lajme/dy-lloje-njerezish-jane-te-rrezikshem-per-shqiperine/

 

https://www.koha.mk/esat-pasha-dy-lloj-njerezish-jane-te-rrezikshem-per-shqiperine/

 

http://www.standard.al/2020/01/07/esat-pasha-te-derguarit-special-te-gazetes-franceze-ne-durres-1916-dy-lloj-njerezish-jane-te-rrezikshem-per-shqiperine/

 

https://www.voal.ch/esat-pasha-te-derguarit-special-te-gazetes-franceze-ne-durres-1916-dy-lloj-njerezish-jane-te-rrezikshem-per-shqiperine/

 

https://360grade.al/323984/dy-lloj-njerezish-jane-te-rrezikshem-per-shqiperine-zbulohet-cfare-i-tha-esat-pasha-te-derguarit-special-te-gazetes-franceze-ne-durres/

 

https://dosja.al/esat-pasha-dy-lloj-njerezish-jane-te-rrezikshem-per-shqiperine/

 

https://opinion.al/esat-pasha-per-le-gauloisdy-lloj-njerezish-te-rrezikshem-per-shqiperine/

 

https://medial.mk/esat-pasha-te-derguarit-special-te-gazetes-franceze-ne-durres-1916-dy-lloj-njerezish-jane-te-rrezikshem-per-shqiperine/

 

https://kohajone.com/i-derguari-special-te-gazetes-franceze-ne-durres-esat-pasha-dy-lloj-njerezish-jane-te-rrezikshem-per-shqiperine/

 

https://startnews.al/2020/01/07/dy-lloj-njerezish-jane-te-rrezikshem-per-shqiperine-zbulohet-cfare-i-tha-esat-pasha-te-derguarit-special-te-gazetes-franceze-ne-durres/

 

https://maqedoniashqiptare.com/2020/01/esat-pasha-te-derguarit-special-te-gazetes-franceze-ne-durres-1916-dy-lloj-njerezish-jane-te-rrezikshem-per-shqiperine/