Esat Pasha – redaktorit të një gazete në Trieste (1914) : “Në emër të popullit dhe të bejlerëve, ne i dorëzuam mbretit tonë Vilhelm, pak tokë, ujë dhe rërë, të marra në atdheun shqiptar…”


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Janar 2020

 

“L’Echo d’Alger” ka botuar, të shtunën e 7 marsit 1914, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit me redaktorin e një gazete të Triestes, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Principata e Shqipërisë

Çështja shqiptare

Esat Pasha shpjegon se cili do të jetë regjimi i ri i Shqipërisë

 

Trieste, 6 Mars. – Një redaktor i një gazete të Triestes intervistoi Esat Pashën. Ai bëri deklaratat e mëposhtme :

 

Në emër të popullit dhe të bejlerëve, ne i dorëzuam mbretit tonë Vilhelm, pak tokë, ujë dhe rërë, të marra në atdheun shqiptar. Tani ai është udhëheqësi ynë.

 

Nuk duhet të ketë frikë se kombësia e tij do të ketë një ndikim gjermanik në vend. Politika e tij e vetme do të udhëhiqet nga ky mendim, të punojë për madhështinë e Shqipërisë, në marrëveshje perfekte me Evropën.

 

Esat Pasha tha në vijim se princi i Shqipërisë do të jetë mbret, domethënë “Mbret” ose sulltan. Durrësi do të jetë kryeqyteti i tij i përkohshëm, ndërsa Tirana rezidenca e tij verore.

 

Mbreti i ri e siguroi atë se qeveria e tij nuk do të jetë as autokraci dhe as regjim parlamentar. Shqipëria, në fakt, nuk dëshiron të bëjë gabimet e turqve të rinj. Qeveria do të përbëhet nga Ministra dhe një Senat, i zgjedhur gjysma prej popullit dhe gjysma tjetër e emëruar nga mbreti. Senati do të duhet të përgatisë statutin kushtetues.

 

Sovrani do të ketë si këshilltarë dhe Senati si president, qytetarët më të mirë të mbretërisë.

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/esat-pasha-redaktorit-te-nje-gazete-ne-trieste-1914-ne-emer-te-popullit-dhe-te-bejlereve-ne-i-dorezuam-mbretit-tone-vilhelm-pak-toke-uje-dhe-rere-te-marra-ne-atdheun-shqiptar/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/esat-pasha-i-dorezuam-mbretit-tone-vilhelm-pak-toke-uje-dhe-rere-te-marra-ne-shqiperi/

 

https://www.balkanweb.com/ne-emer-te-popullit-ne-i-dorezuam-mbretit-tone-vilhelm-pak-toke-uje-dhe-rere-zbulohet-cfare-i-tha-esat-pasha-gazetarit-1914/

 

https://njekomb.org/esat-pasha-redaktorit-te-nje-gazete-ne-trieste-1914-ne-emer-te-popullit-dhe-te-bejlereve-ne-i-dorezuam-mbretit-tone-vilhelm-pak-toke-uje-dhe-rere-te-marra-ne-atdheun-shqipta/

 

https://opinion.al/trieste1914-cfare-thoshte-esat-pasha-per-regjimin-e-ri-te-shqiperise/

 

https://kohajone.com/esat-pasha-redaktorit-te-nje-gazete-ne-trieste-i-dorezuam-mbretit-tone-vilhelm-pak-toke-uje-dhe-rere-te-marra-ne-atdheun-shqiptar/

 

https://medial.mk/esat-pasha-redaktorit-te-nje-gazete-ne-trieste-1914-ne-emer-te-popullit-dhe-te-bejlereve-ne-i-dorezuam-mbretit-tone-vilhelm-pak-toke-uje-dhe-rere-te-marra-ne-atdheun-shqipta/

 

https://360grade.al/326185/ne-emer-te-popullit-ne-i-dorezuam-mbretit-tone-vilhelm-pak-toke-uje-dhe-rere-zbulohet-cfare-i-tha-esat-pasha-gazetarit-1914/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1217523/esat-pasha-redaktorit-te-nje-gazete-ne-trieste-1914-i-dorezuam-mbretit-tone-vilhelm-pak-toke-uje-dhe-rere-te-marra-ne-atdheun-shqiptar/

 

https://vloranews.al/kulture/esat-pasha-redaktorit-te-nje-gazete-ne-trieste-1914-ne-emer-te-popullit-dhe-te-bejlereve-ne-i-dorezuam-mbretit-tone-vilhelm-pak-toke-uje-dhe-rere-te-marra-ne-atdheun-shqipta/