Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Nëntor 2018
“Le Temps” ka botuar, të martën e 26 nëntorit 1912, në faqen n°2, intervistën e patriotit dhe liderit shqiptar, Dervish Himës, me korrespondentin e gazetës hungareze në Bukuresht, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Pavarësia shqiptare
Korrespondenti ynë nga Budapesti na telegrafon :
“Pester Lloyd” publikon një intervistë të korrespondentit të saj në Bukuresht me Dervish Himën, liderin e njohur shqiptar :
“Shqiptarët, deklaroi Hima, duan të shpallin pavarësinë shqiptare tani dhe ata janë të gatshëm ta mbrojnë këtë pavarësi me çmimin e gjakut të tyre. Ata janë të bindur se afesksioni i Austro-Hungarisë për ta është i sinqertë dhe shpresojnë se të gjitha fuqitë evropiane do të mbështesin monarkinë Austro-Hungareze në interes të Shqipërisë.”
Ai shton :
“Asnjë vendim nuk është marrë ende mbi zgjedhjet e personave, megjithatë është e vendosur paraprakisht që një princ i huaj do të zgjidhet sovran i Shqipërisë.”
Nga ana tjetër, telegrafojnë nga Durrësi në Daily Telegraph :
“Ismail Qemali, si dhe shumë patriotë shqiptarë që erdhën këtu për t’u bashkuar me të, kanë ndërmarrë hapa për të thirrur një asamble kombëtare shqiptare për të diskutuar mbi situatën aktuale. Të gjithë udhëheqësit fisnorë janë paralajmëruar. Mendojmë se takimi do të zhvillohet në Vlorë.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/dervish-hima-gazetarit-te-pester-lloyd-it-ne-bukuresht-26-nentor-1912-shqiptaret-do-te-shpallin-pavaresine-dhe-do-ta-mbrojne-ate-me-gjakun-e-tyre/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
http://gazetadielli.com/dervish-hima-paralajmeroi-pavaresine-shqiptare-nga-bukureshti/
http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8171
https://www.balkanweb.com/shqiptaret-do-shpallin-pavaresine-dhe-do-e-mbrojne-me/
http://www.njekomb.com/?p=153296
http://opinion.al/dervish-hima-gazetarit-ne-bukureshtshqiptaret-do-te-shpallin-pavaresine/