Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Gusht 2019
“Le Midi Socialiste” ka botuar, të martën e 9 prillit 1940, në faqen n°2, deklaratën e mbretit Zog, një vit pas nënshtrimit të Shqipërisë nga Italia e Musolinit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Përvjetori i nënshtrimit të Shqipërisë
Një deklaratë e mbretit Zog I
Me rastin e nënshtrimit të Shqipërisë nga Italia e Musolinit, zyra e shtypit shqiptar komunikon deklaratën e mëposhtme të mbretit Zog I :
“Shqiptarët, si të gjithë popujt e tjerë, kanë të drejtën e shenjtë për të jetuar të lirë dhe të pavarur në tokën e të parëve të tyre.
Shqiptarët, të drejtën natyrore dhe legjitime, e kanë shenjtëruar në sytë e botës nëpërmjet sakrificave të gjakut që ata kanë bërë gjatë një historie të vjetër disa mijëra vjeçare.
Mbretëresha dhe unë, si të gjithë shqiptarët, i kushtojmë të gjitha mendimet dhe përpjekjet tona që kombi shqiptar të fitojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të pavarur, e drejtë që bota e qytetëruar e ka njohur solemnisht.
Jam plotësisht i bindur që Shqipëria, falë sakrificave të fëmijëve të saj dhe pozicionit gjeografik në Ballkan, do të shohë fundin e agresionit që i është shkaktuar dhe rikthimin e të drejtës së saj për një jetë të pavarur, në tërësinë e saj.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/deklarata-ekskluzive-e-mbretit-zog-ne-gazeten-franceze-nje-vit-pas-nenshtrimit-te-shqiperise-nga-italia-e-musolinit-1940/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://opinion.al/1940-deklarata-e-zogut-nje-vit-pas-nenshtrimit-te-shqiperise-nga-italia/
https://27.al/deklarata-e-mbretit-zog-nje-vit-pas-nenshtrimit-te-shqiperise-nga-italia-e-musolinit/
https://joqalbania.com/artikull/614977.html