Daily Herald (1930) / “Ja çfarë kam bërë herën e parë kur erdha në Angli më 1910…” — Intervista me Aleksandër Moisiun në Londër


Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 21 dhjetor 1929, f.21
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 21 dhjetor 1929, f.21

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Mars 2025

 

“Daily Herald” ka botuar, të shtunën e 24 majit 1930, në faqen n°7, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Mbërriti aktori i famshëm gjerman

Zoti Moisi tregon për romancën e tij

 

Burimi : Daily Herald, e shtunë, 24 maj 1930, faqe n°7
Burimi : Daily Herald, e shtunë, 24 maj 1930, faqe n°7

Zoti Moisi, aktori i njohur gjermano-italian, i cili do të shfaqet në “The Living Corpse — Kufomën e Gjallë” dhe më pas në “Hamletin” në Teatrin Globe, mbërriti dje në Londër.

 

Hera e parë që erdha në Angli — ishte romantike ! tha ai për “Daily Herald”.

 

Ishte viti 1910. Unë isha një italian, banoja në Gjermani. Unë do të martohesha. Por ishte shumë e ndërlikuar — kaq shumë dokumente : kaq shumë burokraci ! Pra, zonja që tani është gruaja ime dhe unë — u vendosëm në heshtje në Londër dhe u martuam këtu.

 

Herën e fundit që isha në Londër kishte të bënte me punën time — kështu që ishte gjithashtu romantike. Erdha për të parë “Journey’s End — Fundi i Udhëtimit”, sepse do të luaja Stanhope në Gjermani dhe Austri.

 

Dhe tani kjo vizitë është realizimi i një ëndrre. Kam dashur gjithmonë të luaj në Angli. Unë e dua “Hamletin”. E kam luajtur një mijë herë, por do të jetë interesante ta luaj në vendin e Shekspirit.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/daily-herald-1930-ja-cfare-kam-bere-heren-e-pare-kur-erdha-ne-angli-me-1910-intervista-me-aleksander-moisiun-ne-londer/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

Koha, e mërkurë, 5 mars 2025, f.12
Koha, e mërkurë, 5 mars 2025, f.12