Comoedia (1929) / Përse shkaktoi pakënaqësi reagimi i Aleksandër Moisiut në Timisoara të Rumanisë ?


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Nëntor 2019

 

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të shtunën e 2 nëntorit 1929, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e Aleksandër Moisiut gjatë shfaqjes së tij në Rumani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Në Rumani

Si luajti Aleksandër Moisiu përballë karrigeve bosh

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Brasov, 1 nëntor.

 

Flitet shumë, në mjediset teatrore, në lidhje me aventurën e fundit që i ndodhi aktorit të njohur gjerman, Aleksandër Moisiut, gjatë kalimit të tij në Timisoara, këto ditët e fundit.

 

Moisiu do të luante “Hamletin” në një shfaqje të jashtëzakonshme. Spektakli ishte planifikuar të fillonte në orën 9 të mbrëmjes. Pasi zbuloi se treni i vetëm i mbrëmjes, me të cilin mund të largohej nga qyteti, nisej në orën 11, aktori i kërkoi administratës së teatrit që të fillonte shfaqjen një orë më parë. E kundërshtuan duke i thënë se ishte e pamundur, që vendimet e marra ishin formale dhe që, për më tepër, çmimet ishin trefishuar, kështu grupi drejtues nuk mund t’i lejonte vetes të merrte liri (vendime) të tilla ndaj publikut.

 

Moisiu nuk i pranoi këto shpjegime. Pak para orës 8 të mbrëmjes, ai shkoi në teatër, u vesh dhe, me forcë, ngriti perdet pikërisht në orën 8, edhe pse salla ishte plotësisht e zbrazët. Dhe kur publiku arriti, në orën e caktuar, ai pati befasinë e pakëndshme të konstatojë që një pjesë e shfaqjes ishte luajtur tashmë.

 

Ky veprim i aktorit provokoi një indinjatë të fortë mes spektatorëve dhe shumë protesta u dëgjuan në sallë. I paemocionuar nga kjo situatë, Moisiu vazhdoi të luante sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Sapo shfaqja mbaroi, ai dërgoi dikë për t’i gjetur një taksi, e cila e çoi në stacionin e trenit nga ku mori trenin në kohën që kishte planifikuar.

 

Midis tri kërkesave, orarit hekurudhor, lojës shekspiriane dhe publikut të Timisoaras, Moisiu nuk hezitoi të sakrifikojë publikun dhe u largua me një gjakftohtësi të madhe, pasi i dha vetes kënaqësinë të luante “Hamletin” për veten e tij para karrigeve bosh.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/comoedia-1929-perse-shkaktoi-pakenaqesi-reagimi-i-aleksander-moisiut-ne-timisoara-te-rumanise/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/pse-luajti-aleksander-moisiu-perballe-karrigeve-bosh-ne-teatrin-rumun/

 

https://balkanweb.com/gazeta-franceze-zbulon-perse-shkaktoi-pakenaqesi-reagimi-i-aleksander-moisiut-ne-timisoara-te-rumanise/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1189920/comoedia-1929-perse-shkaktoi-pakenaqesi-reagimi-i-aleksander-moisiut-ne-timisoara-te-rumanise/

 

https://konica.al/2019/11/si-luajti-aleksander-moisiu-perballe-karrigeve-bosh/

 

https://opinioni.al/1929-perse-ngjalli-pakenaqesi-reagimi-i-aleksander-moisiut-ne-rumani/

 

https://360grade.al/311366/i-ikte-treni-ngjarja-e-paprecedente-e-aleksander-moisiut-ne-rumani-konflikti-me-teatrin-dhe-spektatoret-si-e-luajti-hamletin-ne-sallen/

 

http://maqedoniashqiptare.com/2019/11/comoedia-1929-perse-shkaktoi-pakenaqesi-reagimi-i-aleksander-moisiut-ne-timisoara-te-rumanise/