Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Maj 2018
“Comoedia” ka botuar, të dielën e 6 nëntorit 1927, në ballinë, telegramin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiut, dërguar asokohe kryeredaktorit të po kësaj gazete kulturore franceze, Z. Gabriel Boissy.
Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për publikun shqiptar, dokumentin ekskluziv :
Parisi i ka bërë një mikpritje të paanshme e të sinqertë Z. Aleksandër Moisiut dhe trupës që e shoqëroi, ashtu si Franca di gjithmonë t’u rezervojë gjërave cilësore të mendjes dhe artit.
Z. Moisi, shumë i prekur ndaj kësaj pritjeje, i dërgoi dje kryeredaktorit tonë, para se të merrte anijen në Boulogne (Bulonjë) për Amerikë, telegramin në vijim :
Gabriel Boissy, Comoedia, Paris.
“Para se të nisem për në Amerikë, më lejoni, nëpërmjet jush, t’i shpreh falenderimin tim Parisit, për pritjen e ngrohtë që iu bë trupës time dhe mua nga shokët e mi francezë, nga publiku dhe veçanërisht nga Comoedia. Kjo mikpritje do të më mbetet e paharrueshme, si një ndër gëzimet më të mëdha të jetës sime.”
Aleksandër Moisiu
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/comoedia-1927-telegrami-ekskluziv-i-aleksander-moisiut-para-se-te-nisej-ne-amerike-faleminderit-paris/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://americaneye.al/aleksander-moisiu-para-se-te-nisej-ne-amerike-faleminderit-paris/
http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=7627
https://alpenews.al/telegrami-i-aleksander-moisiut-para-se-te-nisej-ne-amerike-faleminderit-paris/
http://dardaniasacra.njekomb.com/?p=16918
http://www.gazetadita.al/674222-2/
http://www.njekomb.com/?p=100576
http://www.joq.al/artikull/366332.html