Chicago Daily Tribune (1937) / Kur humbej sekretari i parë i legatës amerikane në Dajt — Ambasadori amerikan Hugh Grant dhe 150 burra në kërkim të tij



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Qershor 2023

 

“Chicago Daily Tribune” ka botuar, të hënën e 12 prillit 1937, në faqen n°13, një shkrim rreth humbjes së Benjamin Reath Riggs (sekretar i parë i legatës amerikane) asokohe në Dajt, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Gjendet i lënduar në kodrat shqiptare diplomati amerikan

 

Burimi : Chicago Daily Tribune, e hënë, 12 prill 1937, faqe n°13
Burimi : Chicago Daily Tribune, e hënë, 12 prill 1937, faqe n°13

Tiranë, Shqipëri, 11 Prill. — Benjamin Reath Riggs, sekretari i parë i legatës amerikane, i cili ishte zhdukur që prej mesditës së djeshme në një udhëtim gjuetie në malet e Dajtit, 20 milje në lindje të këtij vendi, u gjet sot në agim nga një grup kërkimi prej 150 burrash.

 

Riggs ishte shtrirë në fund të një përroske duke vuajtur nga një lëndim në bazën e kafkës dhe ballit. Ai ishte gjysmë i ndërgjegjshëm. Pasi e mori veten, ai tha se kishte goditur kokën në një degë dhe kishte rënë në përrua. Hugh Grant, ministri amerikan, mori pjesë në kërkim.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/chicago-daily-tribune-1937-kur-humbej-sekretari-i-pare-i-legates-amerikane-ne-dajt-ambasadori-amerikan-hugh-grant-dhe-150-burra-ne-kerkim-te-tij/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/kur-diplomati-amerikan-humbi-ne-dajt-me-1937-ambasadori-amerikan-dhe-150-burra-ne-kerkim-te-tij/

 

https://opinion.al/1937-humbja-e-sekretarit-te-pare-te-legates-amerikane-ne-dajt150-burra-ne-kerkim-te-tij/

 

https://alb-spirit.com/2023/06/14/humbja-e-sekretarit-te-pare-te-legates-amerikane-ne-dajt/

 

https://ampress.ca/1937-kur-humbej-sekretari-i-pare-i-legates-amerikane-ne-dajt-ambasadori-amerikan-hugh-grant-dhe-150-burra-ne-kerkim-te-tij/