Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Janar 2018
Gazeta franceze, “Ce Soir”, ka botuar, të martën e 11 prillit 1939, në faqen n°3, gjashtë kërkesat e Italisë fashiste për të sunduar Shqipërinë, të refuzuara asokohe nga Mbreti Zog.
Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell përmbajtjen e tyre për lexuesin shqiptar :
“Dibër, 10 prill. - Një personalitet shqiptar dha detajet e mëposhtme mbi kërkesat italiane të refuzuara nga Mbreti Zog, Qeveria dhe Parlamenti i Tiranës përpara pushtimit.
Këto ishin kërkesat në vijim, të cilat pasqyrojnë regjimin që Italia i rezervonte Shqipërisë së mundur :
1.Të drejtën për të zbarkuar forca ushtarake në çdo kohë dhe kudo në territorin e Shqipërisë;
2.Mbikëqyrje dhe kontroll nga autoritetet ushtarake italiane në të gjitha punët publike shqiptare : fortifikimet, rrugët, urat, portet etj.;
3.Garantim të të gjitha të drejtave civile të gëzuara nga shtetasit shqiptarë për italianët që jetojnë në Shqipëri, duke përfshirë gjithashtu të drejtën për të qenë deputet, ministër, etj.;
4.Heqjen e Ministrisë së Jashtme, interesat shqiptare jashtë vendit do të përfaqësohen nga punonjësit diplomatikë dhe konsullorë italianë;
5.Emërimin e sekretarëve të përgjithshëm italianë në të gjitha ministritë shqiptare;
6.Ministri italian në Tiranë do të jetë anëtar i qeverisë shqiptare dhe, nga ana tjetër, ministri shqiptar në Romë do të jetë anëtar i qeverisë fashiste.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/ce-soir-1939-ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
http://opinion.al/ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/
http://www.gazetadita.al/ce-soir-ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-zogu-i-refuzoi-para-pushtimit/
http://www.njekomb.com/?p=67516
http://www.pasqyre.al/te-gjitha/6-kerkesat-e-italise-qe-refuzoi-mbreti-zog-me-1939/