Casa cité (1947) / Ja emrat e fetarëve të persekutuar apo të vrarë në Shqipëri nga regjimi komunist : Anton Harapi, Mark Harapi, Nikollë Deda, Gjon Pentalia, Josif Papamihali, Giovanni Fausti, Daniel Dajani, Luigj Pici…



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Dhjetor 2023

 

“Casa cité” ka botuar, të dielën e 16 shkurtit 1947, në faqen n°4, një shkrim me të dhëna të hollësishme asokohe mbi persekutimet dhe vrasjet fetare në Shqipëri nga regjimi komunist, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Komunizmi shktatërrues, i përpiluar nga doktrina e urrejtjes, mbulon me gjak vendet ku është vendosur

 

Persekutimi fetar në Shqipëri

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në Shqipëri, persekutimi vazhdon pa pushim ndaj çdo gjëje katolike, njerëz dhe vepra. Prifti i Tiranës u arrestua për fshehje të parave që synonin të siguronin nevojat e priftërinjve në nevojë. Në fakt, qeveria ka ndërprerë të gjitha subvencionet për klerin katolik, ndërkohë që vazhdon të mbështesë komunitetet myslimane dhe ortodokse. At Mehkalla, një jezuit, u burgos sepse kishte mbledhur fonde në favor të viktimave të përmbytjeve të tetorit të kaluar.

 

Një tjetër jezuit, At Mark Harapi është në burg sepse është vëllai i At Anton Harapit, françeskan, që u pushkatua pak muaj më parë. Prifti Gjon Pantalija, gjithashtu jezuit, u burgos për arsye të panjohura. Imzot Nikollë Deda, nga dioqeza e Sapës, është në burg për shkak të keqardhjes për fatin e vëllait të tij, një ish-kolonel, i cili vdiq në qeli si pasojë e torturave. At Thomas Laca, delegat i kryepeshkopatës së Shkodrës që nga vdekja e kryepeshkopit, u burgos pa ditur arsyen e arrestimit të tij. At Luigj Pici, i cili kishte guxuar të mbronte priftërinjtë Fausti dhe Dajani, të pafajshëm por të pushkatuar sepse ishin jezuitë, kishte ikur për të shmangur më të keqen, u zbulua dhe u dënua me vdekje.

 

Komunitetet katolike uniate të Elbasanit dhe të Korçës panë pastorët e tyre Papamihali dhe Trebicka të burgosen. Në Shkodër, tetorin e kaluar, u shuguruan tre priftërinj : disa ditë më vonë, njëri prej tyre u burgos dhe dy të tjerët u detyruan t’u bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare. Motrat Stigmatine të Shkodrës u dëbuan nga shtëpia e tyre. Priftërinjtë duhet të përmbahen nga çdo predikim, nga frika se mos i shohin fjalët e tyre të shtrembërohen dhe të burgosen. Madje, në vende të caktuara, pranë rrëfimtarit vendosej edhe roje, nga frika se mos keqpërdorej politikisht rrëfimi !

 

Shkurtimisht, rezultatet e këtij persekutimi janë si më poshtë :

 

·       3 priftërinj  françeskanë të vrarë në befasi gjatë lëvizjes partizane, 2 të tjerë të pushkatuar “ligjërisht” dhe disa në burg;

·       2 priftërinj jezuitë të pushkatuar dhe 5 në burg;

·       4 priftërinj shekullarë të vrarë dhe rreth dhjetë në burg;

·       1 seminarist i vrarë dhe disa në burg;

·       seminare, shkolla të ciklit të ulët të drejtuara nga besimtarë, çerdhe, të mbyllura;

·       fetarë e fetare të dëbuar nga institucionet e tyre dhe të privuar nga gjithçka;

·       shtypje e aksionit katolik dhe ndalim i klerit nga ushtrimi i çfarëdolloj veprimtarie jashtë kishave.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/casa-cite-1947-ja-emrat-e-fetareve-te-persekutuar-apo-te-vrare-ne-shqiperi-nga-regjimi-komunist-anton-harapi-mark-harapi-nikolle-deda-gjon-pentalia-josif-papamihali-giovanni-fausti-daniel-dajani-luigj-pici/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://gazetadielli.com/casa-cite-1947-ja-emrat-e-fetareve-te-persekutuar-apo-te-vrare-ne-shqiperi-nga-regjimi-komunist-anton-harapi-mark-harapi-nikolle-deda-gjon-pentalia-josif-papamihali-giovanni-fausti-da/

 

https://americaneye.al/casa-cite-1947-nga-anton-harapi-te-luigj-pici-emrat-e-fetareve-te-vrare-dhe-te-persekutuar-ne-shqiperi-nga-regjimi-komunist/

 

https://www.voal.ch/casa-cite-1947-ja-emrat-e-fetareve-te-persekutuar-apo-te-vrare-ne-shqiperi-nga-regjimi-komunist-anton-harapi-mark-harapi-nikolle-deda-gjon-pentalia-josif-papamihali-giovanni-fausti-daniel-d/multimedia/dossier/

 

https://alb-spirit.com/2024/01/01/casa-cite-1947te-persekutuar-apo-te-vrare-ne-shqiperi-nga-regjimi-komunist/

 

https://drini.us/casa-cite-1947-ja-emrat-e-fetareve-te-persekutuar-apo-te-vrare-ne-shqiperi-nga-regjimi-komunist-anton-harapi-mark-harapi-nikolle-deda-gjon-pentalia-josif-papamihali-giovanni-fausti-daniel/ 

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/2106620/ja-emrat-e-fetareve-te-presekutuar-apo-te-vrare-ne-shqiperi-nga-regjimi-komunist/