Candide (1927) / Aleksandër Moisiu dhe publiku parizian, intervista ekskluzive me aktorin e famshëm në teatrin “L’Atelier”


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Korrik 2019

 

“Candide” ka botuar, të enjten e 20 tetorit 1927, në faqen n°7, intervistën e Claude Prevost me aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiun, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

 

Moisiu dhe publiku parizian

 

Ndërsa Aleksandër Moisiu po rregullonte me kujdes, në skenën e Atelier, ndriçimin e kafkës së Hamletit, e pyes regjizorin e tij :

 

— A jeni të kënaqur ?

 

— Oh ! po ! shumë ! shumë !

 

Ky gëzim tregon një mirënjohje tek aktorët që takoj. Shtrëngimi i duarve bëhet më i ngrohtë me drejtorin e tyre.

 

— Asnjëherë – më tha ai – nuk e kam ndjerë publikun aq afër meje. Ai ndjen synimet më të vogla, hollësitë më të vogla i bien në sy para se ato të jenë përkthyer plotësisht.

 

Dhe gruaja e tij, bashkëpunëtorja e tij, shtoi : — Ai paguan faturën para se të marrë atë që i takon atij !

 

— A ndryshon publiku gjerman në këtë drejtim me atë francez ?

 

— Po. Ai është në kërkim të përpjekjeve (risive), në vend që të shijojë pasivisht atë që është e bukur në vetvete. Është më i ashpër dhe mirëpret vetëm atë që shënon një hap të ri drejt modernizmit.

 

— Ndikimet që ai pëson nuk janë ndoshta të njëjtat ?

 

— Ne vuajmë më shumë sesa ju ndikimet orientale, të cilat, tek unë, zbuten falë origjinës time latine. Të gjithë popujt, madje vetë Amerika, nuk mund të shpëtojnë nga joshja e fuqishme e teatrit rus, me Chekoff (Çehov). Dhe ne, më pak se ndonjë prej tyre. Aty duhet të kërkojmë qetësinë naive, paqen e  brendshme dhe rrezatuese. Në Rusi, teatri është shpirti i një populli. Jashtë popullit, nuk ka shpëtim.

 

— A besoni se në Francë, ajo që keni luajtur është e arritshme të kuptohet nga të gjithë ?

 

— Jo. Edhe pse çdo mbrëmje salla është mbushur plot, deri në karrigen e fundit, publiku përfaqëson një elitë intelektuale, një pjesë të vogël të popullit. Përderisa teatri nuk do të jetë shprehja e turmës, ne do të kemi “copëza-biskotash”, “copëza-bonbonesh”, si në Berlin ashtu edhe në Paris.

 

— A e mbështetni bashkëpunimin e publikut dhe aktorëve, si në Francë ashtu edhe në Gjermani ?

 

— Jo. Është e pamundur në të dy vendet.

 

Aleksandër Moisiu mendon.

 

— Mendova, në Moskë, se kisha përjetuar gëzimin më të madh të jetës sime, para pritjes entuziaste që mora. E kisha krejt gabim : Nuk isha ende në dijeni për pritjen që më rezervonte Parisi !

 

Claude PREVOST

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/candide-1927-aleksander-moisiu-dhe-publiku-parizian-intervista-ekskluzive-me-aktorin-e-famshem-ne-teatrin-l-atelier/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/aleksander-moisiu-dhe-publiku-parisien-intervista-e-aktorit-te-famshem-me-1927/

 

https://27.al/aleksander-moisiu-dhe-publiku-parizian-intervista-ekskluzive-me-aktorin-e-famshem-ne-teatrin-latelier/

 

https://www.kultplus.com/teatri/candide-aleksander-moisiu-dhe-publiku-parizian-intervista-ekskluzive-me-aktorin-e-famshem-shqiptar/

 

https://www.mekulipress.com/candide-aleksander-moisiu-dhe-publiku-parizian-intervista-ekskluzive-me-aktorin-e-famshem-shqiptar/

 

https://opinion.al/aleksander-moisiu-dhe-publiku-parizian/

 

http://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=8918