Ahmet Zogu, gazetarit të Giornale d’Italia (1927) : “Marrëveshja italo-shiptare ka për qëllim rimëkëmbjen e Shqipërisë.”


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Qershor 2019

 

“La Liberté” ka botuar, të martën e 25 janarit 1927, në faqen n°3, intervistën e Ahmet Zogut, dhënë asokohe të dërguarit të posaçëm të “Giornale d’Italia”, në lidhje me paktin italo-shqiptar, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Italia dhe Shqipëria

Një intervistë e Ahmet Zogut

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Milano, 24 janar. – Ahmet Zogu, president i Republikës së Shqipërisë, i dha një intervistë të dërguarit të posaçëm të Giornale d’Italia. Ai u ankua për fushatën e ndërmarrë nga shtypi i Beogradit, Parisit, Londrës dhe Nju Jorkut kundër marrëveshjes italo-shqiptare.

 

Përfundimi i këtij pakti, tha Ahmet Zogu, u diktua nga patriotizmi im i zjarrtë për të cilin asnjë i huaj nuk ka të drejtë të dyshojë. Unë u thashë disa gazetarëve se e nënshkrova marrëveshjen e Tiranës “për kënaqësinë time”.

 

Po ju them se jam i bindur se kjo marrëveshje do të ketë një hapësirë dhe një funksion historik. Tani, Italia ka një derë të hapur për zgjerimin e saj ekonomik dhe Shqipëria mund të shpresojë dhe të presë që Italia ta rimëkëmbë.

 

Kjo do të ndihmojë në konsolidimin e paqes në Ballkan.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/ahmet-zogu-gazetarit-te-giornale-d-italia-1927-marreveshja-italo-shiptare-ka-per-qellim-rimekembjen-e-shqiperise/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/zogu-per-giornale-ditalia-marreveshja-italo-shqiptare-ndihmon-edhe-ne-konsolidimin-e-paqes-ne-ballkan/

 

https://27.al/ahmet-zogu-1927-marreveshja-italo-shqiptare-ka-per-qellim-rimekembjen-e-shqiperise/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1100644/ahmet-zogu-gazetarit-te-giornale-ditalia-1927-marreveshja-italo-shiptare-ka-per-qellim-rimekembjen-e-shqiperise/

 

https://opinion.al/1920-ahmet-zogumarreveshja-italo-shqiptare-mund-te-rimekembe-shqiperine/

 

https://www.kohajone.com/2019/06/08/1920-ahmet-zogu-marreveshja-italo-shqiptare-mund-te-rimekembe-shqiperine/

 

http://www.njekomb.com/?p=214034