31 janar 1902 : Thirrja e Juan Pedro Aladro Kastriotit ndaj patriotëve shqiptarë



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Dhjetor 2016

 

Revista Pariziene « l’Echo des Jeunes », në numrin e saj të 238-të, të 1 tetorit 1903, përshkruan Juan Pedro Aladro Kastriotin (1845 - 1914) si një njeri me një zgjuarsi dhe një energji të jashtëzakonshme, fisnik dhe dijetar që fliste rrjedhshëm tetë apo nëntë gjuhë : frengjisht, spanjisht, gjermanisht, anglisht, italisht, holandisht, rumanisht, pa llogaritur dhe dy dialektet shqiptare. Revista shton se ai kishte një kujtesë fenomenale dhe një dituri mbresëlënëse.

 

Juan Pedro (lindur në Jerez të Spanjës) u arsimua në Universitetin e Seviljes ; Fillon karrierën si avokat, duke vijuar më pas (1867) si diplomat në ambasadën spanjolle në Vjenë, Paris, Hagë etj. Pas karrierës diplomatike, ai bëhet deputet dhe meqë mbreti i Spanjës, Alfonsi i XII-të, e vlerësonte atë, e dërgon si përfaqësuesin e tij në kurorëzimin e mbretit të Rumanisë.

 

Pas vdekjes së Alfonsit të XII-të, ai shkëputet nga karriera politike dhe shkon të jetojë në Paris. Në qetësinë e sheshit Lamartine, ku jetonte në mesin e librave të tij, Princi, i ndihmuar nga sekretarët e tij, mbante lidhje aktive me Shqipërinë dhe të gjithë ata që interesoheshin për fatin e këtij kombi të lashtë.

 

Sipas revistës, prejardhja e tij shqiptare shpjegohet nëpërmjet stërgjyshit të tij, i cili ishte martuar me princeshën Kastriota, trashgimtaren e patriotit të madh Skënderbe.

 

Ëndrra e Juan Pedros ishte « Shqipëria e lirë » dhe për këtë arsye u drejtohet asokohe patritotëve shqiptarë me këto fjalë : 

 

« Vëllezër Shqiptarë,

 

Emri Kastrioti, të cilin e mbaj lart dhe me nder, më ngarkon me detyrime të mëdha dhe të shenjta. Ky emër përmbledh të gjithë historinë e lavdisë shqiptare ; ky emër kujton gjithashtu pesë shkekuj zije (vajtimi).

 

Unë kuptoj se sa serioze janë këto detyrime para jush dhe botës së qytetëruar, por me ndihmën e Zotit dhe tuajën, unë marr përsipër gjithçka.

 

Shërbëtor i përulur i Shqipërisë, i lindur në një tokë të huaj si rezultat i peripecive që detyruan të mërgonin paraardhësin tim mbretëror, Gjon Kastriotin, djalin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, nuk kam ditë e natë, pasion tjetër apo mendim tjetër vetëm se shpëtimin tuaj. Dhimbja juaj është e imja, aspirata juaj është i imja.

 

Diplomacia evropiane të mos frikësohet, vepra jonë është një vepër paqeje. Pretendimet tona nuk janë të padrejta, ne nuk kërkojmë pronën e të tjerëve, ne duam vetëm atë që kanë edhe popujt e tjerë në botë : një Atdhe.

 

Thirrja jonë është : Zoti qoftë me ne ! Emri i lavdishëm i Skënderbeut është flamuri ynë. Me këtë britmë dhe në hijen e këtij flamuri, të bashkohemi të gjithë, myslimanë, ortodoksë dhe katolikë ! Unë, shërbëtor i përulur i atdheut shqiptar, ju kërkoj të luftoj përkrah jush në luftërat e shenjta të çlirimit.

 

O trima, o Shqiptarë. »

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin  e  informacionit si në vijim – Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : http://www.darsiani.com/la-gazette/31-janar-1902-thirrja-e-juan-pedro-aladro-kastriotit-ndaj-patrioteve-shqiptare/

 

Publikuar në :

 

Tirana Observer :

http://www.tiranaobserver.al/31-janar-1902-thirrja-e-juan-pedro-aladro-kastriotit-ndaj-patrioteve-shqiptare/

 

Koha Jonë :

http://www.kohajone.com/2016/12/06/1902-thirrja-e-juan-pedro-aladro-kastriotit-ndaj-patrioteve-shqiptare/

 

VOAL :

https://www.voal.ch/31-janar-1902-thirrja-e-juan-pedro-aladro-kastriotit-ndaj-patrioteve-shqiptare-nga-aurenc-bebja-france-6-dhjetor-2016/

 

Njëkomb.com :

http://www.njekomb.com/?p=3012

 

Bota Sot :

http://www.botasot.info/historia-lajme/618670/31-janar-1902-thirrja-e-juan-pedro-aladro-kastriotit-ndaj-patrioteve-shqiptare/

 

Ulqini Online :

http://ulqini-online.com/sajti/?p=11867

 

Titulli :

http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=36727

 

Shqiptari.eu :

http://www.shqiptari.eu/31-janar-1902-thirrja-e-aladro-kastriotit-per-patriotet-shqiptare/

 

Nacional Albania :

http://www.nacionalalbania.al/2016/12/31-janar-1902-thirrja-e-aladro-kastriotit-per-patriotet-shqiptare/

 

Shkodra News :

http://shkodra.news/thirrja-e-juan-pedro-aladro-kastriotit-ndaj-patrioteve-shqiptare/