Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Qershor 2021
“American Photographer” ka botuar, në dhjetor të 1981, një shkrim special për fotografin e njohur shqiptaro-amerikan Gjon Mili, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Raport nga Provence (Francë)
Arles, Francë – Në 1952, Gjon Mili udhëtoi në çdo cep të Provence për të bërë një ese për revistën Life; këtë vit, ai u kthye si i ftuar nderi në “Takimin e dymbëdhjetë ndërkombëtar të fotografisë”, ku fotografët mblidhen gjatë gjithë verës për ekspozita, prezantime dhe seminare studentore.
Për Milin ishte një përvojë mbresëlënëse dhe shumë nga miqtë e tij (përfshirë Henri Cartier-Bresson, i cili rrallë merr pjesë në evenimente të tilla) bënë një përpjekje të veçantë për të qenë me të.
Puna e Milit u prezantua një mbrëmje në pjesën e jashtme të teatrit antik romak. Në shfaqjen e imazheve të tij në atë ekran gjigant dhe veçanërisht ai i maces së tij Blackie, fytyra e Milit rrezatoi. Në përfundim të prezantimit, ai u gjet përballë një turme të madhe dhe me hezitim qëndroi për të pritur duartrokitjet e audiencës. I pyetur nëse ndihej shkëlqyeshëm, Mili u përgjigj në mënyrë tipike të matur : “Jo, por ndihem më mirë.” — A.W.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/1952-kur-gjon-mili-nderohej-ne-takimin-e-dymbedhjete-nderkombetar-te-fotografise-ne-france-reagimi-kur-pa-fotografine-e-maces-se-tij-blackie/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://gazetadielli.com/nderimi-i-gjon-milit-ne-takimin-e-12-te-ne-france-1952/