Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Shkurt 2022
“Stamboul” ka botuar, të premten e 30 tetorit 1931, në ballinë, telegramet e shkëmbyera midis Mustafa Kemal Ataturkut dhe Mbretit Zog me rastin e Konferencës së 2-të Ballkanike në Stamboll, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :
Turqia dhe Shqipëria
Ja teksti i telegramit që Gazi sapo i ka dërguar Mbretit të Shqipërisë, Zogut I :
“Ndjeva një kënaqësi të vërtetë kur prita në Ankara delegatët shqiptarë në Konferencën Ballkanike.
U preka thellë nga shprehjet e simpatisë së delegatëve ndaj meje dhe kombit turk.”
Nënshkruar : Mustafa Kemal
“Në formimin e urimeve për shëndetin e Madhërisë suaj, si dhe për prosperitetin e popullit shqiptar, besoj se jam njëkohësisht interpretuesi i ndjenjave të mia dhe të gjithë kombit turk.”
Mbreti Zog u përgjigj në këto terma :
“U preka thellësisht nga urimet e mira që Shkëlqesia Juaj shprehu me dashamirësi për mua si dhe për kombin shqiptar me rastin e takimit të Konferencës së 2-të Ballkanike në Stamboll.
Gjithashtu shpreh urimet për shëndetin e Shkëlqesisë suaj si dhe për prosperitetin e kombit turk.”
Nënshkruar : Zogu
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/1931-telegramet-e-shkembyera-midis-mustafa-kemal-ataturkut-dhe-mbretit-zog-me-rastin-e-konferences-se-2-te-ballkanike-ne-stamboll/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://americaneye.al/telegramet-midis-mustafa-kemal-ataturkut-dhe-mbretit-zog/