------------------------
VARGJE MALLI
------------------------
Në dhé të huaj larg vendlindjes time,
shkruaj vargje çdo ditë fletës së bardhë,
pastaj kërkoj një pëllumb a dallëndyshe,
vargjet e mia plot mall në krahë t'i marrë.
Nëse nuk i lexon askush nuk mërzitem,
mbase jemi të harruar nga ikja e gjatë,
ne poetët flasim me pëllumba e dallëndyshe,
nëse s'na besoni pyesni Shirokën e madh.
Rrugëve të kalldrëmta nëpër botë,
mes mijëra njerëzve bëjmë shëtitje,
cicërima në gjuhë të ndryshme dëgjojmë
S’ka më të ëmbël se cicërima e vendlindjes.
-----------------------------------------------
DALLGA E DETIT DO TI SJELLË
-----------------------------------------------
Aty në zemrën e shkëmbit i mbolla fjalët,
tek damarët e malit ku vjen uji burimit,
fjalët u shumuan dhe u bënë vargje,
u rritën lëndinave pa fund mes blerimit.
Ujvare pas ujvare zbret lartësisë malit,
lumi Matit shkumëzon fushës Zenishtit,
në qofshin vargjet mia në mes valësh,
dallga e detit t'mi sjellë bregut Tamizit.
------------------------------
SHIU VENDLINDJES
------------------------------
Erdhën në Londër shirat e vjeshtës,
largohet vapa e nxehtë në arrati,
shiu të lag një lloj kudo të jeshë,
sikur t'më lag shiu vendlindjes çdo ditë.
Le të bëhen sot erë vargjet e mia,
le ti marrë flladi i vjeshtës në krahë
si pikat e shiut t’i hedhë nga vendlinja,
t'veshin kostumin vjeshtës ngjyrëartë.
-------------------------------
NË PALCË TË GURIT
-------------------------------
Nuk u lodh kurrë së prituri ndjenja,
duke gdhendur gjurmë në palcë të gurit,
e dinte se do të trokiste vargu te dera,
trokëllime që zgjoi muzën prej gjumi.
Muza e trembur nga ëndrrat e trishta,
oh paskam qenë në ëndërr tha e gëzuar,
në krahët e saj i mori vargjet të gjitha,
i mbolli tokave pjellore në male e fusha.
Ndjenjat bashkë me muzën,
poezinë gdhendën në palcë të gurit.
----------------------------
SPIRANCË MALLI
----------------------------
Rrugëve me pluhur vere e baltë dimrash,
këmbëzbathur rroba arnuar prej dorës nënës,
vrapoja drejt shkollës me çantë librash,
vrapoja pas xixëllonjash dritës hënës.
Sot bredh në parqe drurësh nëpër botë,
mbushur plot lule, ketra e zogj të gëzuar,
rrugët e fshatit brenda zemrës blerojnë,
vendlindja më ka hedhur spirancën e mallit.
Kur thur vargje zgjedh fjalën më të ngrohtë,
vendit ku linda u rrita dërgoj kartolina malli,
vendlindja vjen nëpër vargjet e mia si kurorë,
me vendet e bukura e njerëzit zemër-kristali.
-----------------------------------
BESOVA LUMIN TAMIZ
-----------------------------------
Besova lumin Tamiz për shqiptarët foli,
për gjithçka që më tha ishte e vërtetë,
jam i sigurtë që brigjeve Tamizit Bajroni,
ka shkruar vargje e shëtitur qindra herë.
Xhorxh Gordon Bajroni ky poet i madh,
kur vizitoj Shqipërinë vend shqiponjash,
nuk e lodhi aspak rruga aq shumë e gjatë,
t'i tregonte për shqiptarët Tamizit të Londrës.
Të tillë qenkan pra poetët e çdo kohe,
me penën e tyre të thurin mijëra vargje,
pranë njëri – tjetrit t’afrojnë çdo cep bote,
bota pa poetë si trup pa zemër e damarë.
----------------------------
TË FALAT E MATIT
----------------------------
Paska qenë shkruar të bredh bregut Tamizit,
të shkruaj letrës së bardhë dhe vargje,
unë fshatari rritur fushave të Zenishtit,
Tamizit, nga lumi Matit t'i sjell të falat.
Zenishtin e lumim e Matit s'i kam njohur,
më thotë Tamizi ky lum i qetë e i madh,
por për shqiptarët më ka treguar Bajroni,
se ishin trima, të pashëm e shumë bujarë.
Më lumturoj mua Zenishtarin kjo bisedë,
dhe unë i thashë me kënaqësi Tamizit,
për njerëzit gjithë nga bota që pret e përcjell,
do i tregoj lumit të Matit e njerëzve të Zenishtit.
-----------------------------
GURËT E HURDHËS
-----------------------------
Unë fëmijë aty kam qenë këmbëzbathur,
trupkërthi lëkurënxirë nga rrezet e diellit,
sa herë i vrava këmbët e njoma rrasës,
gurin e bardhë gjeja hurdhës ujëkthjellët.
Nuk më mban mend që m'sheh i habitur,
unë këtu u rrita mësova not luajta rrasash,
ke të drejtë s'jam më fëmijë por flokëthinjur,
unë s'po gjej ujin e kthjellët e gurët e bardhë.
Rrasa ishte aty s'kishte ndryshuar fare,
s'ishte zvogluar as rritur e thinj si unë,
uji lumit s'ishte sosur përplasej për rrase
gurët e bardhë me myshk ishin mbuluar.
----------------
SA MALL
----------------
Sa mall,
që kam,
të rrok me duar,
parmendën,
të lëroj tokën,
në vlagën e mbjelljes.
Sa mall,
që kam,
të dëgjoj blegërimat,
e qingjave,
që bredhin të hasdisur,
nëpër korie e lëndina.
Sa mall.
sot kam,
të ngopem me aromën,
e luleve shumë ngjyrshe,
të kumbullave,
........dardhave,
........................mollëve,
të shoh edhe kthimin e dallëndysheve.
Sa mall,
që kam,
të shoh e të prek gjithçka,
të vendlindjes sime...
-----------------
ATDHEUT
-----------------
Dua,
të rend,
pa rresht,
të bashkoj,
germat,
ti bëj fjalë,
fjalët,
ti bëj varg,
vargjet,
ti bëj këngë,
këngët,
t'ja këndoj,
ATDHEUT.
-----------
ARNË
-----------
Si ato arnat që nana ime,
qepte me dorën e saj të rreshkët,
jam qepur në këtë kostum natyre,
qendisur me ngjyrat e gjithë stinëve.
Mbase të gjithve ju vjen çudi
që zgjodha t'i ngjaj arnës,
për mua është vetëm kënaqesi,
t’jemë një arnë qepur nga dora e nanës.
Nanat tona me duart e tyre të ëmbla,
benin të reja dhe rrobat tona të vjetra.
në kostumin e madh të jetës arna jemi,
heret a vonë një ditë do të shqepemi.
© Xhavit Gasa
Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania