-------------------------------------------------------------
KUVENDUAM SHQIPTARÇE NË LONDER
-------------------------------------------------------------
Në fushën e blertë zbritën shqiponjat,
flamuri kuq e zi krenar në qiellë valvitet,
duket sikur shqip po flet gjithë Londra,
Bajroni sikur të ishte gjallë do të mahnitej.
Në fushën e blertë në mes Londrës,
ashtu shqiptarce bashkarisht kuvenduam,
nga të gjitha trojet shqiptaret u mblodhen,
rreth flamurit kuq e zi hymnin kënduam!
Të gjitha këto emocione mahnitëse,
na i dhuruan cicërimat e ëmbla të fëmijëve,
me zërin e tyre magjik në gjuhën shqipe.
© Xhavit Gasa
----------------
SI FLLAD
-----------------
Qiellit perlotur Londres i dhate buzeqeshje
sollet dallëndyshet që s’vijne n'keto ane,
na lehtesuat peshen e rende t'kurbetit,
shqipe vallezuat n'atdheun e Edith Durham
Lastare te forte nga atdheu Nene Terezes,
me ligjerim te embel naimjan folet shqip,
si fllad ëmbëlsisht vallezuat fushes blerte,
cili poet te ju nuk do gjente frymezim.
© Xhavit Gasa
------------------------------------
PARAROJË PRANVERE
------------------------------------
(Fëmjëve të mrekullueshëm të shoqatës:
"MOTHER TEREZA UNION ALBANIAN LONDËR")
Mos ua numuroni vitet kur kanë lindur,
mos i pyesni për çertifikatë a pashaportë,
dëgjoni sa bukur flasin gjuhën e shqipes,
sa bukur recitojne, si shqiponja vallëzojnë.
Dhe ti moj Londër e lashtë mbretërore,
njihi mirë këta filiza nga atdheu Naimit,
po nuk i njohe hap dëfterët e Bajronit,
lexoi vjershat e tij për bijtë e shqipes.
Lule të bukura si zemra e Nënë Terezes,
gjithë bukuritë shqiptare këtu na sollët,
janë fare pak për ju këto vagje të poetit,
qofshi ju dallëndyshe pararojë pranvere.
© Xhavit Gasa
-------------------------------
AROMË SHQIPËRIE
-------------------------------
(Gjithe femijeve te mrekullueshem te komunitetit Shqiptar në UK)
Me lule mbushen skenat,
plot flutura krahëshkruara,
këmbëkryq ulet pranvera,
nga ju fëmijë te mrekullueshem.
Oh sa shume ju ka hije,
kur flisni gjuhen e mëmëdheut,
Ju na sillni aromë shqipërie,
Londres i thoni vijme nga atdheu Skenderbeut.
Krenar per këta fëmjë,
lule përmbi lule si kurore,
aromë te kendshme shqipërie,
ne mergimtareve na dhurojne!
© Xhavit Gasa
----------------------------------------
NA SOLLËN VENDLINDJEN
----------------------------------------
Fëmijëve të mrekullueshëm të komunitetit
shqiptar në LONDËR që me me zërin e tyre të
ëmbël na sollën vendlindjen në këtë skenë të
Londrës në festën e flamurit...
Në atë skenë të vogël,
Çelën lulet ngjyra ngyra,
Këtu në mes të Londrës,
Këta fëmjë vendlindjen sollën.
Hidhnin vallet porsi flutura,
Me kostumet plot me ngjyra,
Me zërat e tyre të bukur,
Recituan e kënduan si bilbila.
Kënduan këngë,hodhën valle,
Këta fëmijë plot yllë e dritë,
Folën me gjuhën e të parëve,
Gjuhën e ëmbël të shqipërisë.
© Xhavit Gasa
© Xhavit Gasa
Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania