Cikël poetik nga Xhavit Gasa : Sofra e poetit, Rrënjët, Rendim…



----------------------------

SOFRA E POETIT

----------------------------

 

Sofra e poetit,

është më e pasur,

se sofrat që shtrojnë mbretërit.

 

Në sofrën e poetit,

ulen të gjithë,

nuk është si sofra e mbretëve,

që ulen vetëm pasanikë...

 

Sofra e poetit,

më e madhja sofër,

aty ulen rrezet e diellit,

që ngrohin botën.....

 

 

------------------

RRËNJËT

------------------

 

Do kuaj të hasdisur,

as kuaj nuk ishin,

pa shalë e kapistër,

nuk hingëllinin por ulurinin.

 

Kuaj që nuk dinin të vraponin,

me këmbën e tyre të madhe.

çdo gjë e shpërtyfyronin,

shkëmoqnin lulet me gjethe e petale.

 

Harruan këta kuaj të verbër,

se këmba e tyre e madhe,

nuk i shkul dot rrënjët,

që ushqejnë lulet me gjethe e petale...

 

 

-------------------

RENDIM

-------------------

 

Si farëhedhësi,

që rend brazdë në brazdë,

rendim ne poetët,

nëpër fjalë,

farat në tokë,

fjalët në letër,

nëse s’gjenë të ngrohtë,

kohrat i tresin ...

 

 

© Xhavit Gasa

Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania