Nga Princ Leka II, Tiranë – 9 Shtator 2020
Ishte një kënaqësi të mirëprisnim në Rezidencën Mbretërore vizitën e Shkëlqesisë së Saj Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.
Përfitova nga rasti të falenderoj Znj. Ambasadore për mbështetjen e treguar ndaj Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, çka pasqyron miqësinë e gjatë midis vendeve tona.
Unë shpreha mbështetjen time absolute në respektimin e luftës ndaj korrupsionit dhe implementimin e një sërë reformash për një standart sa më të mirë.
Biseda ishte shumë e ngrohtë dhe optimiste për të ardhmen e vendit dhe u përqëndrua në potencialin njerëzor dhe talentet e shqiptarëve.
Gjithashtu folëm për bukuritë natyrore dhe historinë e pasur të Shqipërisë.
Sigurisht nuk mbetën pa prekur temat e çështjeve aktuale si klima delikate dhe dinamike politike e vendit.
Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet vitin e ardhshëm ndaj stabilitetit dhe paqja janë thelbësore. Proçesi demokratik ka një rëndësi të veçantë pasi Shqipëria synon dhe duhet ta shohë të ardhmen brenda Bashkimit Evropian.