Jehoi kenga



Hyj dhe dal nëpër ca shtete,

qiell të kaltër kam me vete,

kujtoj Sharrin* nën shpat mali

ku jetonte festivali.

 

Dhe rrëfehem me pak fjalë

si dikujt iu bëra djalë,

një xhaxha me simbol lufte

barrë vitesh kish mbi supe.

 

Pas një kënge me sharkì

dalloj lot në sytë e tij,

duartrokitje fort në sallë,

xhaxhi puthi timin ballë.

 

I ngjasoja me të birin,

ndali lotin, çeli syrin

monolog mes rapsodisë

me pasqyrën e lirisë.

 

I kam puth shpinën e dorës,

më dhuroi plisin e kokës,

jehoi kënga, këndoi Sharri

luftëtarin çoi nga varri.

 

*vend organizator i festivalit

folklorik burimor tetovar "Sharri këndon"

 

 

© Hamdi Hysuka 

Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania