Nga Hamdi Hysuka, Klos – 16 Korrik 2020
3 vite më parë, më 10 korrik 2017, disa artistë të njohur u mblodhën për të themeluar një grup folklorik me qendër në Klos. Grupi mori emrin simbolik “Petralba”, emër i kalesë së lashtë me histori të ndritur që nga kohët ilire e gjer në ditët tona. Kryetar u zgjodh instrumentisti i talentuar, Ikli Punavija. Mbi realizimin e veprimtarive folklorike të këtij grupi në Klos, qytete të Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Malit të Zi, informoi z. Ramazan Mjeshtri, drejtor i Zyrës së Arsimit, Kulturës, Sporteve e Turizmit.
Edhe pse në kushte pandemie, z. Ikli Punavija, kryetar i Grupit Folklorik “Petralba”, bëri të njohur platformën artisike për realizimin ideor dhe artistik të Festivalit virtual Folklorik Kombëtar “FestFolk Klosi” 2020. Një organizim i tillë vjen si pasojë e bllokimit të të gjitha festivaleve kombëtare të folklorit, përfshirë dhe atë Kombëtar të Gjirokastrës, për shkak të masave mbrojtëse nga pandemia covid-19.
Në vazhdim, z. Blerim Gashi, njoftoi mbi themelimin e Ansamblit Folklorik Burimor Kombëtar me qendër në Prizren. Bordi drejtues, i përbërë nga Blerim Gashi, Burhan Limani, Gjon Kosteri, Ikli Punavija, Jakup Krasniqi, Ndoc Fusha, Sulejman Beqaj, dhe Hajri Ismani, kryetar të Ansamblit zgjodhi z. Ikli Punavija.
Në vazhdim të kësaj feste folklorike klosjane, me rastin e 3-vjetorit të krijimit të Grupit Folklorik “Petralba”, u promovua botimi i ri monografik “Mozaik vitesh me aromë folklori”, i autorit matjan, Hamdi Hysuka. Për vlerave publicistike të këtij libri, foli shkrimtari Gjokë Dabaj, ish-mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Shkollën 9-vjeçare Fullqet dhe në Gjimazin “Shaban Çollaku”, Klos; aktualisht kryetar i Institucionit Kulturor “Përkujdesja Gjithshqiptare”.
Na nderuan me pjesmarrjen e tyre, Bashkia Klos, zv/kryetarja e kësaj bashkie Adelina Laci, Qendra Kombëtare Veprimtarive Folklorike Tiranë, znj. Jonida Cunga, specialiste folklori - Doktore shkencash ne etnologji-folklor, Prof.Mr. Blerim Gashi - Prizren, Dashnor Gërmizaj kryetar i Unitetit Global-Prizren, Flurim Shala, Selektor i Kombëtares Republikës Kosovës, rapsodët nga Lezha - Llesh Gjin Prenga dhe Lorenc Prenga, Igli Tomçini, djali i kompozitorit Përparim Tomçini, Sokol Meta, drejtor i Qendrës Kulturore Mat, Drejtoria Arsimore Bashkia Klos znj. Teuta Karaj, Zyra Arsimit, Kulturës,Turizmit e Sportëve Bashkia Klos, z. Ramazan Mjeshtri, anëtar i këshillit bashkiak Klos znj. Drita Bala, studjuesi Gjokë Dabaj, muzikanti Sela Ermal dhe anëtarë të këtij grupi folklorik.
Në fund u dhanë mirënjohje për kompozitorin Përparim Tomçini (pas vdekjes), folkloristin e njohur matjan, Sabri Aliaj dhe instrumentistin popullor kosovar Adem Gashi.
© Hamdi Hysuka
Blogu : Dars (Klos), Mat – Albania