KryeMat : C(e)ruja e sotme eshte Sina e moçme e Kastrioteve


Flamur Bala
Flamur Bala

Nga Flamur Bala, Klos – 21 Tetor 2017

 

Ceruja, fshat ne (Bashkia KLOS), Sina e moçme, te ciles i jane perkushtuar dhjetera historiane  e studiues nga bota akademike dhe akoma nuk kane rene ne nje mendje se ku gjindej ky fshat mitik e historik (Sina); (Çiruja, Cirruja emertime nga regj. turk 1467 fq. 358, sipas “Lufta Shqiptaro Turke ne shek. XV “); C(e)ruja, Cruja, Cerja, Sarina, Lej-Sina, Sina, Shina, guri i Shenjes; toke e Kastrioteve (Njeri nga dy fshatrat, prone e gjyshit te Skenderbeut, Pal KASTRIOTIT; Pal Kastrioti Kryezot i SINES, CRUJES, SARINES e Gjardhit te Poshtem, Qyteze e Lashte, fortese e feudaleve Bizantine, fshat i Balshajve, fshat i Pal Kastriotit, identifikuar ne vitin 1383. 

C(e)ruja, pjese e KryeMates, dikur dhe sot qender e rendesishme jo vetem ushtarake, shtrihet ne Lindje te Pellgut te KLOSIT, ne shpatin e malit Balgjaj. Mali i Balgjajt, nje perle me drure, istikame, vreshta rrushi, çajra sherues, shkurre e Liqej mistike krejt mahnites, pellembe per pellembe shkruan histori e lavdi, aq shume i domosdoshem nga popullata per mbijetese e po aq i lakmuar nga  te huajt qe donin te sundonin fisin e Moçem Alban i cili ishte i ngulur e kapur fort pas ketyre maleve bukurirralle e mahnites, por vdekjeprures per armiqte!

 

Vete emri C(e)ruja ne pamje te pare na josh  per nje vendburim ujerash pafund; ujera te zeza, ujera te bardhe, ujera te shoqeruara me Sere; sot konvertuar ne “gurrat e zeza “ qe gjinden maje maleve te Balgjajt ! Para viteve 60’ burimet e ujit ishin pafund e me to vaditeshin tokat qe zoteronin familjet fshatare, punonin mullijte e Barutit (Dingat e Barutit), mullijte e bukes, manifakturat e leshit, laheshin ne vere gjysherit e katragjyshet tane brez pas brezi, lahen dhe sot femijet ne hurdhat e tyre  aq te bukura. Populli thote, ku ka uje, ka jete. Bora qe binte ne Balgjaj furnizonte edhe perrejte e shumte qe nga popullsia e KryeMates thirren me emrin, - “(She, trajta e pashquar, njejes ), (Shena ; trajta e pashquar, shumes ), (sheu; trajta e shquar, njejes)“, perrej qe mblidhnin burimet, por kur binte shi ose kur shkrinte bora ato fryheshin dhe i ngjasonin lumit te Mathit.  

 

Nga Shenat ndahej vija (tama) e ujit per mullijte e dingat e Barutit. Perendia na ka dhuruar disa Shena qe na e embeltojne syrin si nga gjarperimet, hendeqet, shkembijte, shkurret e shumta por dhe ujin kristal. I tille eshte dhe sheu i C(e)rujes, qe noton vrullshem, kryelarte e krejt shkumebardhe  nga Vali i C(e)rujes duke zbritur me shpejtesine e eres e shume perbindesh ne derdhje, duke ndare  permesi qytezen tone bukuroshe, Klosin !

 

Une kam shume miq ne Ceruje e Patin, dy fshatra, qe emrat e tyre datojne se voni ne regjistrimin turk te 1467, por jane mitike e mijeravjeçare! Çdo gur, çdo pellembe toke, çdo peme, çdo hendek, çdo she, çdo konak, çdo varreze, çdo qafe mali, çdo rrenoje kishe, çdo bardak uje mbart ne vete sekrete te medhaja te historive tona, te vjetra e te reja ! Miku im Rasim Pisli me tregon, qe kur ishim nxenes dhe se shumti kur binte bore shkonim te loznin ne krye te fshatit ne njeren nga kreshtat e Balgjajt, aty ishte nje banese e lashte me mure te larte dhe me shume kthina; gjenim shpata te vjetra, mburoja, perkrenare, loznim kukamsheftasi, por dhe shpatash; lojerat e dashura  te femijeve, por vijon Rasimi ne nuk ia dinim rendesine, por ajo na terhiqte shume, na bente per vete!

 

Arsye tjeter qe na terhiqte ishte edhe emri i saj Trendafilja, i thonim siç kishim degjuar nga prinderit, emer shume i bukur, por ne kerkonim t’i shikonim  trendafilat por syri nuk i kapte, diku ishin fshehur.  Shume fshatare duke pare se shteti asnjehere nuk tregoi interes, shkonin dhe merrnin qoshet e mureve, kur do benin shtepi e keshtu ne hulline e viteve u rrenua kjo kala e historive te pafund.

 

Emertimi i Malit do ishte normal (mali edhe sot thirret trendafilja, kuptohet jo ne gjithe shtrirjen e tij), por t’u  therrasesh disa rrenojave “TRENDAFILJA“ eshte diçka qe thelle ne mendime na perfshin! Njera nga Fortesat madheshtore e Kastrioteve pak e cituar, nga historianet  e lene ne hije, e  perçmuar, e sheshuar, e vleresuar vetem si burgjet e Skenderbeut !

 

Vetem Franc Hopf u perpoq, fershelleu fort se aty ne C(e)ruje fshihet nje histori e madhe e Kastrioteve, por edhe e Albaneve te lashte. Hopf thote se gjyshi Skenderbeut, qe kryezot i Serines, kryezot i C(e)rujes, por historianet tane e lane ne hije, madje e perqeshen, u shtremberuan dhe nxoren gjuhen! Dikush më me dije tha se Cerja, Cruja eshte Kruja, (thjeshte e mori C per K), se as ai, as te tjeret nuk kishin ardhur ta shikonin kete vend e te bisedonin me keta trashegimtare te Çereve te lashte. Po te bisedosh edhe sot me nje banor nga ai fshat e ta pyetesh se nga je, ai do te thote, « jam prej CRUJE », e nje i pa thelluar me te paren  do te thoshte ahaa ja pra Kruja!

 

Por ketu tek ne i thone Mat e kryezoter ishin Kastriotet! Historiografia shqiptare ia njeh Pal Kastriotit dy prona, Sinen dhe Gjardhin e Poshtem. Po ç’lidhje do te thonit ju miq ka CRUJA me SINEN ?! Gjithmone me ka terhequr kjo teme, por pasi lexova Hanin u binda me teper te thellohem. Ne bisede me Lezan Pislin mesova shume, nder te tjera ai mburrej nga babagjyshi i tij, i cili kish jetuar gjate e shpesh gjate dimrit prane oxhakut tregonte histori te lavdishme, se si e mbronte Gjoni e pastaj Gjergji popullin, si benin tregti te paret duke u shitur venedikasve gjizen, djathin, mjaltin, mushtin e rrushit e mishin e bagetive.

 

Familjet aristokrate jetonin ne kulla tre e kater kateshe, me rrobat e kostumet qe i prodhonin vendasit nga pelhurat qe Kastriotet siguronin neper tregjet me te huajt; shume e perhapur ishte tregetia; “me jep tet jap”; nderronim prodhimet tona me veshmbathje; shitnim qylyma qe i thurte pothuaj çdo shtepi ne KryeMate! Tregjet e Kilasit; Pazari Be-janit (stragjut), Pazari i Patinit, C(e)rujes, pazari Buze ShenLleshdrit, Fullqetit, Kodra e Pazares ne Mastresh, Gjurres, Fushatit ishin te lire e dhjetra venedikas, por dhe nga qytetet e Shqiperise e se shumti nga Prizreni e Shkupi vinin, nderronin mall, por dhe blinin. Tregut ia kish rritur vleren “tregtia e Barutit”.

 

Lezani permendte dhe kullat kala te C(e)rujes, Patinit, Bejanit, pothuaj 3, 4 apo 5 kateshe. Tregtia kishte rritur ekonomine e familjeve te KryeMates; kullat ishin "pallate"; pikerisht Sina, C(e)ruja kishin shume familje feudale; banonin ne pallate, kishin bageti te shumte, dinga baruti, prodhonin e tregetonin qylymat, kurtinat plot me peme qe prodhonin fruta, e kopshtijet krejt jeshil, kishin pyje pa fund, kultivonin rrushin c(e)ruja, zoteronin kantina vere, ishin prodhuesit me te medhenj te eneve te baltes; kishin mijera koshere me blete, shfrytezonin minierat e prodhonin mjetet e punes me metal; mburojat, shpatat, prodhonin armet! Lufterat pas humbjes te Gjergjit ua shkaterruan ekonomine ketyre feudaleve vendas  qe ndertuan nje qyteze prane origjines ilire, albane te Sines! C(e)rujasit mbijetuan e sot 90 % e tyre jane trashegimtare te atyre familjeve arbnore e feudale, kushurinj te Kastrioteve, Shpatajve, Muzakajve te atashuar prane Pal, Gjon e Gjergj Kastrioti qe bene histori!

 

Nisur  nga  keto rrefime  shpejtova e  mblodha toponimet e CRUJES e shume shpejt hasa ne toponimin "Lejsejne", "Lejsene", "Lajsene" (sipas dialektit te Matit),"Lej-Sine"- pyeta disa banore, por nuk dinin ta interpretonin me gjate, shfletova ne fjalore dhe u binda se mund te pershtatej “Vend ku lindin shenjtet“, e ketu mund te bazohesha tek Kastriotet, por dhe tek Aleksandri i Madh. Hipotetik isha me shume (ne fakt me befasoi toponimi “shina“). Ne koder Selite (Cruje) kishte ekzistuar nje kulle mijevjeçare, e ndertuar me gure te zez, sikunder ishin dhe dy kulla te tjera ne fshatin Bejne (te Shahinet) dhe Kurdari! Guri i zi per ndertime gjindej nga Shigjuni (Shen Gjoni) deri ne Kurdari per aq sa dijeni kisha une, pa pretenduar te isha i sakte, pastaj ne Kurdari jam njohur me toponimin “Gjyteti i Aleksandrit“. Por  ndryshova mendimin shpejt; duke biseduar per “Mazrekun“, (qytezen e lashte te Iliro –arberve te vone, mbiemri me i pare i Kastrioteve) me mikun Ali Dulli mora nje informacion qe me mahniti dhe po me rrefente udhen drejt te panjohures!

 

Aliu me thote, se kur doja te filloja pune, u paraqita ne Komitetin Ekzekutiv dhe me emeruan ne kooperative, por tre muajt e pare do te shoqeroja disa Austriake qe benin zbulime ne KryeMate! Ata kerkonin dy qytete te medha, njerin ne grykederdhjen Sheut  te Belit (gabza, gjabsa) dhe tjetrin ndermjet Crujes  e Bejnit,  e per te vezhguar u  vendosem prane kodres se fisit Greci (Arnold Greçi) ne fshatin Fullqet, vend ku ata orientoheshin me lehte; e panjohura tjeter lindi natyrshem nga biseda me shume Cerrnake (Cerujas ), nder to, Seit Marsela, i cili pasi e njoha me informacionin qe kerkoja me dha  te panjohuren nr 2 , - ne vitin 1985,- vijon miku im, doja te ndertoja shtepine e me duheshin gure. Ne C(e)ruje kishte mbetje kromi por pushtetaret mund te me burgosnin, se mund ta quanin pervetesim te pasurise socialiste, ne lume mund te merrja gure por me kushtonte transporti e s’mund te paguaja! Ç’te beja?! Qe i vogel mbaja mend qe afer shtepise ne Lajsene kishte Mure te Vjetra (aty kishim lozur shume here), guret ishin katerqosheli  dhe me interesonin shume! Po ku ta dija une se paskam zhdukur gjurmet e nje qyteterimi te lashte, por dhe ish prone e Kastrioteve, te pareve tane.

 

Kjo bisede me nxiti te kerkoj me shume te dhena! Nje dite te diele ftova ne kafe, Dylejman Limanin, afer 80 vjeç, banor ne lagjen Ftesh (Rrepe), C(e)ruje, per t’a pyetur per Lej-Sinen, por dhe histori te tjera, e  ai me deshire pranoi te bisedonim rreth C(e)rujes! Une i fola larg e larg per shume vlera historike te Cerujes para se ajo te behej e njohur prej nxjerrjes Kromit, por i thashe qe kerkoj diçka madheshtore, por nuk e di se sa mund te me ndihmosh (nderkohe e dija se ishte vendas dhe babai e gjyshi tij kishin qene te njohur per burrni e trimni ne KryeMate) Ai me pa ne sy dhe me tha, - Ti, Flamur besoj interesohesh per Lejsenen (Lejsina), qytetin e humbur dhe nga me te medhejte e krejt Mates si dhe Trendafilen, - une mbeta i mahnitur e mendova, - si mundi ky njeri te hyje ne mendimet e mia ? I buzeqesha dhe me shpejtesi e pyeta, - po Ju, ku e dini diçka te tille??! Po e di Flamur dhe pas afer 60 vitesh, je i pari per te cilen bisedoj per Lejsenen! Po si, çfare? Nga e dini? Ai me rrefeu se ne vitet’ 60 kur ketej vinin ruset, pushteti me dergoi t’i shoqeroja! Ata me treguan se ne kohet e moçme ketu ne Lejsine kish ekzistuar nje fshat shume i madh, qe shkrinte kromin dhe platinin qe gjendeshin me shumice, e sot i ka ardh koha ta ringreme perseri ate fshat te madh! Ruset flisnin per plane te medha e qyteti do te shtrihej nga Kurdaria ne Ceruje, - vijon Dylejmani. Une mbeta i shtangur, i çarmatosur para ketij burri babaxhan! E verteta vonon por nuk harron, vazhduam biseden gjate duke me rrefyer disa toponime qe lidheshin me Lejsinen (LEJ-SINEN)! Dylejmani insiston se Cruja nuk ishte as e Semteve, sepse kishte nje status qe nga kohet e moçme per te qene e panenshtrueme, fakt shume i rendesishem ky (As Beu  Çela, as Bozhiqi nuk munden te hyjne ne Cruje). Me rrefen se perqark Cruja eshte e rrethueme e  gjitha me istikame, pozicione mbrojtese per Lufte; vazhdojne ne Balgjaj e vijne gjer ne Lej-sine. Tani isha me i Lehtesuar per Sinen, Shinen, gurin e shenjes dhe krejt C(E)RUJEN KASTRIOTE!

 

Seruja (Cruja), qyteze minerare qe ne vitet ’60, me qindra punetore kontribuan per 30 vite  per nxjerrjen e mineralit te pasur te Kromit, por vendi mbeti i varfer; I varfer eshte dhe sot! Dhjetra firma minerare shfrytezojne minierat e mineralit te kromit ne Seruje (Ceruje) por parate nuk i investojne ne zone, por ne Tirane ose jashte Shqiperie! Seruja mbeti po ajo!  Lulezoi vetem ne Kohen e Kastrioteve!

SINA eshte SHENJA

SHINA, e gjeta ne Sine, ne C(e)ruje, heret perdorej para emrave te shenjtoreve (psh. shine mitri, per shen Mitri; fj. Etim. i Majerit fq.470); Por ne C(e)ruje eshte SINA = SHENJA; SHINA, e gjeta edhe  ne Planin e Bardhe, pothuaj e njejta; FAQJA e SHINES (toponim, qe ma deftoi nxenesja Anisa Hasula, e ajo marre nga i gjyshi 80 vjeç, i cili jeton e banon ne planin e Bardhe), gje qe me mrekulloi, vendi, faqja e shkembit ku planabardhasit gjuanin per shenje; Shina (toponim) eshte Sina, vendi ku gjuhej me gure, shigjeta, pushket e hershme e te vona; Fisi Sina dhe Sinani; Sinani gjendet dhe sot ne Cruje, ndersa fisi i moçem Sina qe shperngulur si dhe fisi Kaci ne Be, ne lagjen Kllezen. Guri i SHENJES (ne Sine, toponim), guri ku burrat e Kryemates mbanin shenje ne fillim me gure, me shtiza, shigjeta, e se fundmi me pushket qe u prodhuan po ne Kilas (KLOS) nga familja Huta ne KryeMate. Shume e lashte aq sa vete jeta qe kur njeriu gjuante ne shenje me vra kafshet per mish e po aty shenjat me komunikuar!

 

Lej-sinen apo C(e)rujen kerkoi ta identifikonte dhe Hani ne 1863, por edhe pse kaloi dy here neper Ceruje nuk arriti te identifikonte, as Fortesen mbi Cruje e Patin, as rrenojat e Lashta te saj! Ai i beri nje analize etimologjike emrit CERUJE (Serinae, Sarina, Seruja, Zeruja, Ceruja); Hani kerkonte edhe kenget e moçme te Kastriotit Skanderbegj, por dhe guret e Kalate! Ai siç kuptohet mori dijeni per kete Kala mbi Cerja ne kreshten e malit por i interesoi vetem lloji i gurit qe ishte perdor per muret e kalase. Hani kerkonte gjurme me te moçme duke gjurmuar histori te Gjonit, Palit e me pare te Albaneve feudale qe kishin banuar ne keto nahi! 

"Trendafilja", kalaja ose keshtjella e Skenderbeut, ndryshe "Kalaja e zotit te Cereve"

Ajo ishte e koheve Albane, bizantine, ne vend shume strategjik, ishte mburoje e Fiseve te Gjon Kastriotit, te cilen e rrenoi turku pasi i mori peng disa nga femijet Gjonit! Evrenozi erdhi dhe i rrenoi trojet e fortesat e Gjonit, biles ai u vendos ne Cerja e nga aty rrenoi SINEN, Cerjen, Bejanin, Kilasin, Valin e Martaneshit e Gjurren e te tjera fortesa! (Si per çudi ruhet akoma emertimi “kroi i Evrenozit” (ISAKUT), atij shqiptari tradhetar, Qeveritari i Shkupit qe drejtoi ekspediten turke kunder viseve te Gjonit).

 

Trendafilja ishte pengese edhe per turqit qe mund te depertonin nga qafe Murra, por ishte dhe nje shteg tjeter me shume rendesi. Turqit tentonin te hynin nga fusha e Bulqizes neper Vajkal e t’i binin ne shpine Kastriotit neper Patore, (Vajkal-Patorre-Sine), por ishte nje fushebeteje e fituar nga Kastrioti se kurre nuk mund te ngjiteshe ne ato shpate, vetem arusha kishte shtegun ijas  kalase. Ishte gjithmone e sigurte Lugina si nga Patorrja, nga qafa e Buallit, ashtu si nga qafe Murra! Nga aty kontrolloheshin dhe karvanet per Diber (qafe Murre) kur ishte zene rruga qe te kaloje ne qafen e Buallit; edhe kalaja e Xibrit komunikonte me sinjale (zjarre, tym); edhe Petrela komunikonte me sinjale (zjarre, tym); Po ashtu kalaja e Valit, Gjurres, Varoshit (Stelushit), Kilasit e PetrAlba.

 

Nga Kalaja zoterohej gjithe mali Balgjaj, per blegtorine, ndertimet, mbrojtjen, gjuetine, burimet e ujit; bie ne sy çuditshem Bedena ne veri te Kalase (Trendafiles); natyrshem lind pyetja : - perse duhej mbrojtja nga ajo ane ?! Nese (turqit) hynin nga qafe Murra Kastriotet kishin menduar mbrojtjen edhe nga ajo ane!? Thelle ne mal Kastriotet kishin dhe kullen e tyre ku sodisnin bukurine e rralle te malit, apo kur pas gjuetise gezonin me miqte dhe familjet e tyre. Krejt mali ishte nje fortese natyrore qe i sherbente ne menyren me te mahnitshme fitores Arbnore;

 

Qyteza e Kastrioteve ishte rreze malit Balgjaj e shtrihej nga Kurdaria ne Bejan, qendra e saj do kete qene “lagjja Rrase“ se aty jane evidentuar rrenojat e nje qendre qyteze, apo tregu te lashte; me pas kur serbet vershuan ne lugine feudalet por dhe popullata qytetase e zones u terhoqen me lart; serbet zoteruan fushat; feudalet e popullata malet, se atje ishin me te sigurte e i rrinin mbi koke armikut (ishin Qukate), qe te gjenin rastin ta sulmonin; kjo qe nje periudhe e veshtire per popullaten, por serbet ishin çdo dite nen presionin e malesive; Kalaja e re u ndertua ne shek. VII e VIII kur serbet mesyen luginen tone. U ndertua ne lartesine 1220 m; besohet, por dhe thuhet nga banoret trashegimtare, se atehere u gjet menyra dhe u rrethua territor i Sines per te mbetur i paprekur nga serbet e me vone bullgaret; nisur nga kjo tradite u ruajt “Sina” dhe ne kohen kur turqit menduan te na nenshtronin permes Semteve, me perfaqesuesit e saj, bejleret e Çelajve, zotenite e Bozhiqit e Allamanit ! Trendafilja ishte e nje rendesie jetike dhe akoma kujtimi per te frymezon brezat;

  

Ja çfare shkruan Kole Kamsi ne librin e tij "Shqiptaret e Italise", fq 275 :

 

Me 24 te qershorit, diten e Shen Gjon Pagezorit, vendasit shkonin ne malin e Trendafiljet  e prej andej t’uj u kthye kah lindja, kah vendet qe lane stergjysherit e tyre...”. Deshmi se arbereshet kur vajten andej vendosen emrat e maleve nga u larguan, konkretisht dhe Trendafilen tone !

 

Fortesa Kastriote, Kalaja e Skenderbeut ishte vijueshmeri dhe domosdoshmeri, ajo ndoshta qindra vite me pare ishte aty ku gjindet sot, ose diku gjetke, ndoshta mbi Rrasejt, ku jane dhe gjurmet e nje tjeter kalaje, por ishte. Nuk ishte rastesi qe Kastriotet ishin aty, mbi C(e)ruje e Paten; zoteronin çdo levizje te karvaneve nga perendimi drejt Dibres e anasjelltas, per çeshje tregetie, e per siguri ushtarake; edhe fshati (Sina) qe zoteronte i gjyshi i Skenderbeut, Pali, nuk u gjend rastesisht  aty; Cerja ishte pike strategjike e nje rendesie e klasit te pare. Kilasi ishte dogana qe ndante lindjen me perendimin, personifikuar nga dy malet perballe; (Be-janit dhe Darsise). Kastriotet ishin ne tokat e tyre, njihnin çdo pellembe toke ne KryeMate; dinin dobite qe ishin pafund; kishin kusherinjte e tyre, por se shumti  ishin te lashte, ishin trashegimtare te ilireve te moçem, aty kishin historite, objektet e besimit; ne vitin 2002, kur po benim stemen e Bashkise Klos, qe eshte kjo e sotmja (me kete rast falenderoj pasardhesit qe drejtuan Bashkine e nuk e ndryshuan ate), bashke me mikun tim Edmond Nikollaj morem nje informacion te rendesishem se Kisha e Shen-Trinise ishte ndodhur ne PetrAlbe. Meqe PetrAlba ishte edhe banese familjare e Kastrioteve, ishte e besueshme se kishte qene kisha aty, pikerisht, se Gjon Kastrioti rrefen se Kastriotet kishin 800 vjet qe e kishin te tyren, kishen ne fjale. Rezulton se kisha ishte qe nga shek VI ose viti 600 i eres sone; pikerisht ne kohen kur ne sapo kishim kaluar sistemin skllavopronar dhe kishim hyre ne eren Albane. Ne stemen tone vendosem Librin shoqeruar me formulen e pagezimit, mirepo ne nuk e siguruam dokumentin autentik qe posedonte shoqata Pal Engjelli ne Durres !

Rreth Termit C(e)ruja dhe Etimologji

Ne defterin turk te 1467 hasim emertimet Çiruja dhe Cirruja e ne bisedat me ndonje te ditshem thone qe e mori emrin nga currilat e ujit;

 

Po rendis emertimet e here pas hershme te thena a te marra gjetke neper deftere :

 

Ceruja, qyteze minerare pas viteve 1960 dhe fshat historik i KryeMates; Kur aty ishin Kastriotet, ndoshta dhe me perpara, por po kthejme vemendjen tek Kastriotet; nuk quhej vetem territori i Cerjes, Kalaja, qyteza Kastriote e Crujes por nje territor me i gjere, ndoshta gjithe Mati ose KrejMatja, qe korrespondon me Bashkine Klos Sot; te njejtin vezhgim kemi dhe per PetrAlben; PetrAlba perfshinte gjithe keshtjellat dhe Kalate Kastriote; zoteronte nga Qafe Murriza ne Qafe Murre; nga Qafe Shtama ne Qafe Buall e gjithe Martaneshin;

 

Çere, Cerja sipas fj.etimol. te Majerit fq.106 ; pamje, boje, shprehje e fytyres; (me cere, ka marre cere, fytyre e perqendruar, i  vendosur se çdo thote, i skuqur, i nxire, i vrejtur, vendosmeri !

 

Çerja, hasim dhe nje emertim te vjeter te Korçes; Cerja qyteze e moçme para arbnore; ne komunen Pustec kufi me greqine;

 

Çerja, kala qyteze ne te majte te lumit shushice ne laberi; banohej nga fiset ilire te Kaonise;

 

Serina; C(e)ruja, hipoteze se gjyshi i Skenderbeut ishte kryezot i Serines ( Cerujes );

 

Serina, komune ne Bergamo, Itali;

 

Cerruja, qyteze  dhe fshat ne Gramsh, kjo ngjashmeri apo koinçidence ?!

 

Serini i Skraparit; lloj rrushi, ndoshta; (sipas Neritan Ceka, fq 187 ILIRET);

 

Serini i Kilasit (Klosit) ; rrushi i bardhe Ceruja sot;

 

ZERUJA, (CRUJA sot), ne periudha te veçanta eshte thirr edhe keshtu;

 

CELIT, livadh; toponim ne Shigjun;

 

Ceruja (serini), varietet i rrushit qe s’ngjason kund ne Shqiperi; (Kalate e Matit perdornin veren e prodhuar nga varieteti C(e)ruja sipas Ahmet Osja);

 

Cerruja, fshat ne Elbasan sipas regjistrimeve 1958;

 

Cruja, jam prej Cruje thote nje banor i C(e)rujes sot e gjithe diten (Bashkia Klos)

 

Ceruia (Ceruja), Badera, Darda, Gurra etj; permenden ne nje relacion te motit 1641 si emra vendesh; Dh. Shuteriqi fq. 170

 

I Cerujas, thote nje vendas (jam i Cerujas i Klosit)

 

I Cernak, thote nje vendas ose me shume keshtu i quajne te tjeret Cerujasit, (Stanet e Cernaket), ne Klos;

 

Gjate regjistrimit turk jo rastesisht u shkruajt me germen Ç e po te ish lene me C do humbiste, sepse germa C do lexohej K (Ceruja – Kruja), por Kruja deftohet lehte se nuk ishte prone e Kastriotit, por Kastrioti Gjon e me pas Kastrioti Gjergj e pushtuan dhe e bene qender te mbreterimit te tyre per shume dekada.

 

Pirro Prifti shkruan ne “Religjioni i Krishtere Orthodoks i Heroit tone Kombetar Gj.K.Skenderbeut“ se Skenderbeu lindi ne fshatin Shengjerth, fqinje me fshatin Sine, fakt kuptimplote se se pari, po te marrin vendlindjen PetrAlba, Sina gjendet fare prane, veçse 8 mije hapa; nese gjurmojme me thelle prane SINES (Lej-sines moçme), gjindet ”kodra e Shengjergjit“, ngjitur me Lej-Sinen ne fshatin Bejne (Hanit gjate bujtjes ne Kilas i rrefyen per Skenderbeun, se ishte nga fshati Bejne ngjitur me Lej-Sinen, ku sot gjindet Shengjergji); siç u informua Hani, ne vitin 1700 ne Bejan kish jetuar nje kryetrim i quajtur Skenderbeg dhe kjo familje ishte e brezit te gjashte, e i zoti i shtepise quhej Asllan Beu e dy vellezerit me te vegjel Hasan dhe Allaman Beu; nje fakt rrotullues e habitshem, pse jo per ta studiuar  !?

 

Ne fshatin tjeter ngjitur me Lej-Sinen, Kukatin, qe here-here ishte dhe lagje e Crujes (Sines ), gjendet nje livadh qe quhet ”Livadhi i FISNIKUT”, aq domethenese per te vertetuar se Pal Kastrioti ishte Fisnik; e s’mund te ishe Kryezot i Sines pa qene me pare Fisnik; perbri Crujes (Lej-Sines) gjindet fshati tjeter Pilash (Plesha), e aty gjendet nje toke e hijshme qe e rreh dielli e furnizohej me uje nga mali qe quhet sot e gjithe diten, Su-Gjon, Shi-Gjon e krejt vedi, Lagjja, Shen Gjon, thua dhe kjo e gjitha rastesi ?!

 

Me heret (ne vitet 1700) keta toka ishin te familjes Shinjatari (Shenjatari nga fshati Bejan)? Shenjataret e kembyen me Beun Çela te Patinit aty rreth vitit 1860; Çela permes Tokes donte te ulte katunin e Benit. Çela futi ”Bulqit” ne tokat e SuGjonit qe dhe sot e kesaj dite jane vendas, por nga banoret e Pleshes quhen ”Bulqet” (ne planin e Bardhe thirren nga vendasit, bulqaraket, lagjja e bujqve).  Me pare gjithe kjo toke qindra dynym ishte toke nen uje e Kastrioteve! Kjo eshte toka e Gjonit;

 

Jo shume larg prej Crujes (Cerje) gjindet fshati tjeter i “10 mije varrezave pa za”, Bershini i sotem qe mbart nje emertim po aq te domosdoshem per historite Kastriote e me te lashte, ”Toka Shengjegje” (deftuar nga miku im Zeqir Alla), maje kodres e prane Lisit te kuvendeve te moçme te Bershnakeve e krejt fisit te Hasit ! Jo larg por 3 mije hapa nga Cruja (Lej-Sina) jetojne ShiGjunaret (Gjon), fshat i vogel ne jug te Crujes (Cerja) me familje Kanunore me shume se tre breza; ne Bejan tek tokat e Hoxhjeve jane do toka qe quhen,”Tokat e Gjonit”. A ka ndonje pengese qe te vertetojme se Lej-SINA eshte apo jo e Kastrioteve ?! Fillon ”magjia” nga Bersh-naket, Plesha-naket, Cer-naket, Be-naket, (-Naket), - prapashtese kjo qe na ndihmon per rrenjet e ketyre emertime vendesh, por diçka me shume deri me sot nuk dime!

 

SINA (LEJ-SINA), Cruja, Seruja, kjo ishte shtepia e Kastriotit (lat dominus Serinae) ose (Kalaja e Zotit te Çereve); pastaj rendisim Patinaret, Klosjanet, Ballozhet, Dardhasite, Ketas, Aleksanet, Meshtraket, Belas (te bardhet) e sa te tjera fise!

 

Balshajt, kryezotet e Albaneve, qe sunduan afer 90 vjet, ishin kusherinjte e Gjon Kastriotit !?

 

Balshajt qene te paret e te fundit Albane qe kthyen krejt kufijte e Gegnise nen mbreterimin Shqiptar, fill pas vdekjes se Stefan Dushanit (Serbit), ne janar  1356.  Gjer ne vitin 1421, (Balshajt kane luftuar kunder Dushanit qe nga viti 1326), kur pozitat e tyre u rrenuan e ne skene fuqishen dolen Kastriotet me Divin e tyre jo te  fundme; Kastriotin Gjon ! Historiografia i quan kushurinj por nuk tregon me gjate rreth gjinise (jemi gjak e gjini) se tyre ?

 

Ne fund te shek XIV, Pali kishte “Shenjen e Signa dhe Gardi –i postesi“ sepse ai sundoi keta dy fshatra, - thote Karl Hopf . Balsha II (Zoteria i Zetes) ia dha Palit ne 1383 si nje Fe (Besim). Renia e familjes Balsha ne 1421 i dha mbizoterim familjes Kastrioti, sipas Selman Rizes ne “Kosova gjate shek. XV e XVI “, kur shkruan sipas burimeve Osmane… ne kohen e Balshajve,  se bashku me Dukagjinet, Kastriotet u shpronesuan e pas vdekjes se Balsha II, u bene perseri zoterues te tokave te veta “, fakt qe verteton se Kastriotet e kishin Sinen, C(e)rujen para 1383 e ishin zoter ne tokat e veta.

 

Por ta mendojme thelle, a vertet Kastriotet ishin Fisnike pa toka deri kur Balsha ua mori e me pas ua besoi perseri keta dy fshatra Kastrioteve ?? Jo, kjo nuk kish si te  ndodhte!? Por ishte krejt ndryshe e verteta, keta dy fshatra ishin nje amanet i te pareve, bartnin vlerat e Kombit, geni i te pareve!? Matu (SINA), siç na quajne Balshajt ishte trashegimi, ishte shpella, origjina, amaneti, ishte Shenja. Ndersa ”Gjadhi i Poshtem”, ishte tregu, ishte shtepia, kufini, vendi qe beri kembimet e para, me jep tet jap, ishte “shkopi  i plakut” moçem te Kilashit; edhe Be –ja e sa te tjera! Nuk jane thjesht dy fshatra, por dy amanete, presupozohen bartes te mitit, legjendes, te vertetes, diçka me shume se kasolle, me shume se pate !

 

Shinjataret (Shenjataret) ishin larguar nga Sina krejt heret e ishin vendos ne Ederne te Turqise, por ata kishin amanetin te ktheheshin ne token ame, vendin e shenjte, vendin e te pareve” (nese Tornaci, kalaja e gjashte Kastriote, vertetohet plotesisht brenda territorit te KryeMates atehere familjet qe sot thone jemi te ardhura, jane veçse te rikthyera)”. Familjet Kastriote pasi ra Kruja u larguan  per kah Italia (Njihen me shume se 120 familje me llagapin Kastrioti e qe u vendosen ne tokat qe bleu ne  motin e keq e veja e Kastriotit Gjergj, Donika Kastrioti).

 

Shinjataret erdhen dhe u vendosen ne Be (BEJAN) se aty ishin betuar ose Lej–SINA shtrihej aso kohe ne kete pjese te BE, shume afer me Sine, pothuaj 1 mije hapa. Erdhen si agallare me pasuri te madhe, nuk perdornin bulq se ishin vete shume burra ne konak; ishin gjuajtes te pazevendesueshem, mbanin shenje zogun ne fluturim (Bregu i Çupit ishte vendi ku benin Shenje, Shinjataret), vilat e tyre ruheshin nga femije te miqve te tyre e i paguanin me florinj. Shinjataret (Shenja + prapashtesa –tar); (Shinja, Shinjo, shino dhe shenjo - eshte e perdorur jo vetem ne Klos) ose e gjeten djerr token e shenjte “Su-Gjonin“ ose e blene perseri me florinj, por per nji arsye gjaku u detyruan ta lene; ata bene Be te guri i Be-se ne fshatin Be (BEJNI Sot)  dhe i qendruan asaj. E lane me dhimbje te madhe token e bekueme! Shenjataret majne mend te fundmin e pleqve, Memet agen (Met A) i cili ishte njeri nga tre djemte e plakut vone te fisit! Meta ishte vella me Rrahmanin dhe Asllanin! Shenjataret ishin shpaj e qanme, ishin te dijtshem, te pasun, shpaj pushke e kuveni, me miq shume, keshtu i kujtojne pleqte e katuneve te Kilasit (Krejmates) keta burra te moçem te Be-se e pushkes (Shenjes).

 

Po cfare eshte shenja?! Shenjat jane pa fund, ja disa syresh :

 

SHENJA, (LEJ SHENJE), me lane shenje, me gervisht me gure, shigjete, pushke a top e shume te tjera.

 

Shenje eshte vete kromi ne ngjyren e seres, i zi qe buronte bashke me ujin (neper krojet, currilat e ujit, gjeologet thone : ku ka uje, ka krom, cer = i zi;

 

Shenje, gjaca e zjarrit len shenje te zeze;

 

Shenje, Tjegulla mbi gur;

 

Shenje, Guri mbi gur;

 

Shenje, Shkopi gervisht ose shkruan ne toke ose mbi argjil;

 

Shenje, Bej tym, bej zjarr;

 

Shenje, ngritja e flamurit bardhe ne lufte per dorezim;

 

Shenje, Qylafi i Bardh alban (Ven dhe heq qylafin);

 

Shenjat e horoskopit;

 

Shenje edhe shenjteria, eshte shenje dalluese e cila bind cdonjerin per pranimin e zotit;

 

Shenje, Tri te shtime me arme;

 

Shenje, Lekura e bagetise kur e han ujku; quhet shenje;

 

Shenje, Pa nam e nishan (shenje);

 

Pa Shenje e pa Duke (humb shenjen, gjurmen);

 

SHENJA (NISHANI), shenja e fejeses, unazat dhe gjithe dhuratat qe perdoren per shkembim ne fejese;

 

SHENJA, ktheu shenjen, prishi fejesen, shenja duhet te kthehet ndryshe dy palet mbeten ne armiqesi;

 

Shenjash, luajme shenjash, luajme rrasash;

 

Shenje, Matu (Mbaj shenje mire, Shenjo) shtate here e shtjer nji here;

 

Shenje, Matu (Shenjo) mire e terhiqe kembezen;

 

Shenje, Matu (Shenjo) or mik e pastaj nxirre fjalen; germe per germe, shenje per shenje; germa ne fillim ishte shenje, por dhe kur u be ”rrokje” ishte shenje;

 

Shenje, (shkopi i Plakut KrejMates), kur pleqte e Kilasit te lashte nuk mundeshin te ishin prezent ne kuvendet e Matit, Dibres, Tiranes ata bisedonin me djalin e madh te familjes ose te konakut qe ai t’a perfaqesonte baben ose lalen. Baba e porosiste te ishte ne kan t’et e te thoshte fjalet qe e porosiste vete, e per te qene me i besueshem i jepte me vete shkopin e qendisur e harlisur nga gdhendesi me i mire i zones; shkopin e plakut te Kilasit e njihnin krejt plejt e vegjel te Mates, Tiranes, Dibres. (edhe sot kur baba, i zoti i shtepise eshte i pamundur nga shendeti, apo nga nje ngjarje tjeter dergon te birin te kryeje qoken, per mire a te keqe tek nji shoq apo nji mik); Edhe gjyshi i Ferit Alles nga Kilasi drejtonte bajrakun, por kur ishte i pamundur dergonte dike tjeter ne kan te tij, ose edhe mungonte ne kuvendin e burrave e atehere shtyhej ky kuvend per 15 dite!! Po keshtu kam degjuar per plakun e Kurmetajve (sot fis ne Planin e Bardhe), e kish mbajt bajrakun gjate! Sa burra te dijshem e te pushkes te  KryeMates i kishin bamun balle hasmit!! Sa histori jane duke u shkruar, sa te tjera na mungojne!

 

Njerezit merreshin vesht me Shenja e duke folur e shoqeruan te foluren me shenja ne toke, ne dylle, ne gure, ne faqet e shpellave, ne lekura etj.

 

Shenja ishte elementi i pare shkrimor;

 

Shenje, Hieroglifet e ilireve apo pellazgeve;

 

Shenjat u perfeksionuan nga njeriu dhe u arrit te Shkrimi;

 

Shenja eshte simbol per çdo tingull, e folmja del nga mendja, shkrimi mbetet;

 

Shenje, gjuha e shenjave per shurdh – memecet;

 

Shenje eshte ylberi qe per bestytni plejt thonin qe eshte shpata e Skenderbeut;

 

Shenje, shkrimi me figura quhet PIKTOGRAFIK;

 

Shenje, Shpella e shkrueme, ne fshatin Shkalle te Bashkise Klos;

 

Shenjat grafike dhe shkrimi KUNEIFORM, shenjat nuk shprehin vetem nji fjale por dhe rrokje ; ky ishte suksesi i madh ;

 

LEJ-SINA (Len Shenje), La shenj ne martanesh;

 

Ne Cruje e Lej-Sine (Len Shenje) ishte e perhapur loja me qellue, me shti, me qit me gure, me qit pushke. Kjo loje shume e perhapur edhe ne fshatin Bel, edhe ne fshatin Kilash, edhe ne fshatin Gjurr.

 

SHINA (Toponim), shume i hatashem. Ne Lej-Sine vendosej ne distance nje gur i forte dhe nga gjithe KryeMatja behej SHINA çdo dite te shtune (sipas Dylejman Limanit). Ne SHINA qellohej me gure, por pasi doli arma qellohej me arme te ndryshme si tapanxha, huta, karajfile, gacatore, damloshe, dallapli, harbi, breshane, celine, kelliq, kokine, ltine, kapaklli, martine, kokine, kjo se shumti se baroti ne kryemate ishte me tepri e Cerja e kish tradite ne shume breza. Loje e trasheguar  pellazge, Ilire, Albane, shqipe. Dhe fjala “Shina” eshte e trasheguar nga te paret, autoktone Albane. Shina ishte ne kohet e lashta pa dale numrat. Nje Ilir perdorte  shkopin, thupren qe i hiqej lekura kollaj (druri i manit, shelgut, plepit, thanes) dhe aty çobani, bariu shenonte nr. e bagetive kur i numeronte duke lene Shenje ne dru me thike, nje livore e hiqte nje e linte pa hequr! Kete e bente dhe duke mbajt nje rrase guri ne dore e bente SHINA me nje gur te ngjyres tjeter;

 

Ka dhe menyra te tjera te shumta por me e hatashmja eshte SHINA me gurin, kulmi i shtepise, kete e mesova nga miku im Durim Çeku i cili me rrefeu per nje SHINA te tille ne Kilash (Klos – katund sot). Kjo behej mes dy familjeve per nje “lufte pa gjak”; Kush rrezon gurin kulm shtepie. nje me shume ne tri rradhe  “shina “ mposhtte familjen tjeter e cila ishte e mundur (humbese) e duhej te sillej kokulur. Kjo realizohej me deshmitar okular e miqesi te perbashketa per dy fiset. Ne Kilash e KrejMatu Shina luhej dhe me top prodhuar nga druri i dardhes egjer ose gorrices! Topin e sollen luftetaret e Aleksandrit Madh qe u vendosen ne Lej-SINA dhe Mazrek pasi ushtria e tij u shperbe fill pas vdekjes. Ata ishin Ilire te Matu dhe u kthyen ne vendin e te pareve e ishin nga fisi i Olimbise, nenes tij prej Matu. Topi prej dardhe u perdor dhe nga Balshajt e Kastrioti. Topi u perdor ne festa e se shumti per muajin e lumnueshem te muslimaneve, per Ramazan; dy ishin familjet : e para shpia e Halilit ne Dars e ia kthente shpia e Kadiut ne Bejne. Pas viteve ’60 pushteti asaj kohe i konfiskoi pa nam e nishan!

 

Para se te dilte pushka eshte gjuajt me shigjeta me maje guri te mprehte ose hekuri e me pastaj mund te jete qit Shina me gure stralli dhe bahej Xixa te SHINA!;

 

Shina e trenit u ruajt nga kohet e lashta dhe tregon - drejt - (Hekurudhat sot) ; 

 

Shenje, ne qafen e Sheneprenes, prapa ”koder kishes” ne Gjurre njihet nji vend ”Tallas”, me rrefen miku im kolonel Bajram Kurti ; ne ”tallas” kishte pista vrapimi me kuaj; matej forca ne mundje; luhej kalamatjance; kthim dore; gara ne shenje me gure por dhe me huta; ( behej talla e shaka, vrull , force, mateshin ; matej shenje); Por shkelqente Bisari qe sot nuk eshte me, bisari Alban !;

 

Shenje, ne Kilash qender e KryeMates kishte nje shenje qe nuk gjindet kund neper toka te Gjonit; eshte shkopi te cilin “Pleqte“ e KryeMates e dergonin ne kuvendin e burrave kur vete nuk mundeshin; ai qe mbante shkopin thonte amanetin e “Pleqve “  Pa marre pjese “Pleqte“ e Kilasit nuk behej kuvendi, kjo as ne Lisin e Dheut ne Suç, as te rrapi i Çeles ne Patin, as te Lisi i qafe Murrizez qe ndan me Durresin, as te Lisi i qafe Buallit ne kufi me Dibren;

 

Shenje, ne fshatin Shkalle, sipas mikut tim Kasem Muça, ruhet toponimi ”kodra e Nishanit” e sipas G Majerit ne fj. etimologjik fq. 357, fjala ”nishan” eshte turke; dua te theksoj se me pare eshte quajt “kodra e shenjes“

 

Turqisht fjala Nishan, (shenje, tabele qitje, i shenjuar);

 

Nishan – me mbajt shenje;

 

Nishan – shenja per fejese;

 

Nishan – mishi i huaj ne trup, Shenje;

 

Emertime te ngjashme neper iliri,

 

Lesina, ishull dalmat, marre nga Arberia Venedike, fq 454, fq 269 ;

 

Lisena, fshat ne Shkoder, sot i permbytur;

 

Senja, vend ne gjirin e Rjekes;

 

Sinja, fshat ne Mallakaster ;

 

Sinja, fshat ne Diber;

SINA, PATRONIM NE KLOS

SINA, emer i shkurtuar i banorit; HYSEN, ISEN, SINAN, MERSIN (MER-SIN);

 

SINA, llagap, mbiemer qe rrodhi nga Vendi i quajtur SINA, por dhe nga nje burre i ditur e me emer te mire, babaxhan, i ndershen, me CERE;  Emri me  afer me SINE (SEJN)  eshte  “MERSIN“, ne Klos ky banor thirret “ SEJNA“ (ne perdorimin LejSejna  bindemi perfundimisht se kemi te bejme me fjalen, toponimin, emrin LejSINA, Lej-Sina)  e ne gjuhen norme “SINA “ (Sejn Mjeshtri, Sejn Muca; Sin Mjeshtri, Sin Muca) dhe gjejme dhe rastin me domethenes permes emrit MERSIN  SINA (SIN  SINA), ne te folmen e Klosit (SEJN SEJNA); (SINAN SINA  (SIN  SINA) e ne te folmen e Klosit SEJN SEJNA ; edhe emer edhe mbiemer, perdorim qe ka baze te gjere ne KryeMate;  

 

Pastaj vijojne Hysen (SENA, SEJNA, SIN); Isen (Sen); Sinan (Sina); Hysen (Sena); llagapi “Sina“ ka shtrirje  ne gjithe KryeMaten; ne Ceruje ka banuar Sina dhe Sinani; Sina i Cerjes u ngul ne Be-jne ne Kllezen, ndersa Sinani vazhdon, banon, jeton ne Cruje; ne Be-jne banon nje familje tjeter me llagapin Sina (Isuf  Sina), qe nuk jane te njohur si në zerm (ose nuk jan nji bark, gjak e gjini);

 

Ne Fshat banojne e jetojne akoma Sina te Vjeter ne trojet qe gezojne (Ali SINA me te tijte zoteronin ne rrugen e Arbrit, aty ku eshte “ura e Vashes“,- Hanin e Sines, (Bujtinen), ku bujtnin udhetaret nga anadolli ne brigjet e italise e anasjelltas; ishin dhe jane te shumte ne numer, jo vetem ne Klos, por shperndare neper Mat e  Shqiperi dhe emigracion); 

 

SINA i Fushatit ishte njeri nga tre vellezerit e Lagjes Tanushaj qe u vendosen heret aty, ne trojet e sotme, pra ishte emer banori, jo LLagap; emri u be llagap, mbiemer; Sina-jt e Fshatit kane banuar edhe ne fshatin Pleshe, qe nga 1936, por dhe sot gjinden aty kushurijte e tyre e nder to; (Sule Sina, larguar per ne Durres e Tirane keta vitet e fundit); llagapi, fisi “Sina“ banon e jeton dhe sot ne, Gjurre te Vogel e Gjurre te Madhe(Sinansinajt dhe Alcant); ne Meshter Hysen Sina; shperndare neper Mat, Shqiperi e emigracion dhe te shumte ne numer; Sinajt e Gjurrave e kane prejardhjen prej pinjollit Gjurras “Hamz Ziu“, per te cilin gojedhena flet aq shume;

 

Llagapi “Ziu“ pershtaten me “çer“, rrenjen e fjales Cer-uje. Por nese shkojme me tej, sipas po mikut tim, Gjurras, mesuesi pensionist 84  vjeçar Mehmet  Hidri, me rezulton se fisi tjeter ”Hidri i Gjurres”, qe thote se jam i Hamzijet (Hidri – Hidro  eshte uje); hatashem na çon ne perfundimin se Hamz  Ziu ishte SINE; e Sina e sotme e Gjurres eshte e Sines Moçme te  Cerje, CRUJE, CERUJA sot !

 

“Pinjolli Gjurras Hamz Ziu” ishte versnik me Skenderbeun, me Gjon Balen e Martaneshit dhe me Korb Keten, Gjel Keta; “ne te ardhmen e aferm do te shkruaj per keta pinjolle gege qe kane bere histori“ (Korbi quhej prej verteti  Gjel-osh  Keta) te Ketes (fshat –Kalaja e Ketes); Pra Gjel Keta e deshironte simbolin e Ziu-t, Cer-it; hatashem lumturohem per “Çeret e Lashte“ qe i gjejme ne Sinen e Moçme ne Bashkine Klos; ne Gjurrat me shume histori; ne Keten Albane me Korbin (Gjelin) dhe Martaneshin; (mos rri Mazut or mik; por dhe mazuti eshte i zi; a nxi si tepsi, i ka ik çerja; a prish ne fytyre; por ketu ne kuptimin, kane vendos me luftu, me sulmu, me u ndesh, me marre gjak, se i kane prek ne seder, po u vijne ne votër; hasmi qe ish serbi, bullgari,  me pastaj turku, apo cdo kush qe na ka  sulmu, me na pre, me na vra, me na percudnu!

 

Edhe fjala “PËRÇUTË “ t’zeze i shkon pershtat vargut te kuptimeve me Cer dhe Sine; duke kuvenduar me te dijtshmin Ajaz Dalti te Martaneshit me ngerthen veshi nje fjale qe eshte “nyje“ per Sina; “jam der sojlie e ma don sera, (SERA); “Sera”(fytyra, Çerja, Çehre); si dhe jam i ”seres” tuj; fytyres tuj; i llojit, i xhinsit, breznise, gjenerates  tuaj (Majeri, fj. Et .fq.447, sere); ngjasojme jo vetem ne pamje; Sina shkon pershtat dhe fjala gege “SËNI“ (turq.Sini), tepsi qe zihej kajmaku dhe  pekmezi  ne KrejMate; ishte prej bakri e kallarisur, ndoshta e nxire  ngaqe rrinte tre dite mbi zjarr duke zier pekmezin! Fjala tjeter Sera-Sera (rradhe–rradhe, njera mbi tjetren)! (Te humbte Boja, t’u shofte emni, t’humte vula, dalsh faret); mallkime qe zakonisht dalin nga goja e grave te cartuna; bie ne sy  frazeologjizma “Te humbte boja“, “te humbte vula“, shtojme “je i dale boje“; edhe ketu goditet ne shenje, je person, je burre pa çere! (fjala  çere, tsere, tshere; pamje, boje shprehje e fytyres), fj. Et. i Majerit fq. 106) ; s’kam fter (fytyre) une, s’u dal para shokeve, - thote nje i  Klosiane; ti s’ke çere per burre i thote gruaja,  kur burrit ia hedhin te tjeret; e sa e sa te tjera shprehi!! Une jam bazuar me shume ne historite gojore dhe Toponimia e larmishme per SINEN, C(E)RUJEN; por dhe Patronimet ndihmuan ne zbardhjen e ketij ngerci historik e Fatlume per ne KLosianet!

Toponimet ne CRUJE, LEJ-SINE, KUKATIN e KREJMATU

Kalaja e Trendafiles, ne kreshten e malit Balgjaj;

 

Kalaja e Skenderbeut, po e njejta me siper;

 

Ke SHINA, ne Lej-sine;

 

Grada e Hutes, ne anen jug-lindore te Lej-Sines, vend shume i fshehte e strategjik, sot aty rrine ariu dhe Falkoi me Shqiponjen, gjate lufterave eshte perdorur si vend i sigurte per tu mbrojtur apo strehuar; gjendet dhe shpella e grades Hutes; nuk e kam studiuar me vemendje a behet fjale per vend ku kane folete shqiponjat (Hutat), apo behet fjale per fortese e fisit Huta!

 

Gjurza e LEJ-SENES, burim uji i ftohte permbi Imerr Kadine mbi koder Lej-sejne, uje mineral;

 

Laj-sena e eperme dhe e poshtme; jane dy lagjet e Lej-Sines;

 

Livadhi Lej-Sines, livadh ne sektor;

 

Guri i Shenjes, (toponim ne Lej-Sine) ; guri ku merrnin shenje burrenia per me tregue zotesine ne gjuajtje apo qitje; kishte gjuajtes te zote ne KryeMatu;

 

Kejsha ke GURI; (toponim)

 

Ke Lama n’shalez, ne Lej-sine (toponim) “lama ne shalez” eshte afer ose ne drejtim te” kepit pushkes” e siper saj ne krye eshte ”dallapi me thuma“ ;

 

Kukatin, ish lagje e Cerujes, sot fshat me vete; Ketu gjendet livadhi i fisnikut, kesha e vjeter e Plakut.

 

Shenas, (toponim), afer trendafiles, nje Shina tjeter mbi fshatin Patin;

 

TRENDAFILJA, kalaja e Skenderbeut;

 

Trendafile mali (toponim), fushe Dardha;

 

Qafe Porta, (toponim) mes “qermit Bute” dhe ”Kulm Dardhe”, mes dy kodrave, kodra e pare ”Kulm Dardha” dhe kodra e dyte quhet “Kodra e qermit Bute” e ne mes eshte me ulet, siper Kalase ndodhet ”Qafe Porta”;

 

Livadhi i Skenderit (Skenderbeut); (toponim) gjendet pertej ”Kodres se Shkujkes“, sot tek centrali i dyte (sot), livadh 2 deri 3 dynym ose poshte ”Kepit Qehajt “.

 

Fushe Bulqiza (toponim), fushe Biza (toponim); (levizje e zhurmshme ne kohet e moçme, rruge e rendesishme ne Balgjaj duke zbrit ne Stragjeren e Kilasit te moçem), ku fillon rruga per Bulqize, Vajka, jane fusha ne Balgjaj ne kufi me territorin e Bulqizes; ne keta dy fusha jane zhvilluar beteja lufte;

 

Koder Kalase; (topnim) Kalaja sot e rrenueme;

 

Livadhi i Bogdanit; (toponim) fisi Bogdani jetonte ne C(e)ruje deri nga viti 1945, me pas u vendos ne Durres; dhe sot ne Durres jeton ky fis; Ne KryeMate kane jetuar shume familje me mbiemrin Bogdani, ndoshta nje fis i madh;

 

Gjardhi i dhive, (toponim), shtegu i pllejave, (toponim), shtegu i arushes, (toponim);

 

Patorja, (toponim ne malin Ceruje); Lugina nga vali i C(e)rujes  deri te 6-ta (galeria, miniera); eshte Pati i dyte, ndersa i pari eshte Pati-ni sotem; Turqit tentonin te rrezikonin Trendafilen Kastriote duke hyre neper Patorren vdekjeprurese per ta;

 

Rrasejt banoret e lagjes, rrase, ne te majte te Cerujes; aty vetem rrase nuk ka, por eshte toke e pjerret; mbi shtepite e lagjes Rrase ka patur deri vone gjurme themelesh te moçme, qe u perkisnin periudhes Balshajve Rrasejt, thirreshin vendasit, banoret;

Shenkolla, lagje sot e Pleshes, dikur e Patinit e me heret lagje dhe e Crujes; Ne KryeMate Shen–Lleshdrit (Shen–Aleksandri) festohet me 4 maj (ne martanesh); Shen-Gjergji me 6 maj (ne gjithe Maten); Shen-Kolli festohet me date 8 maj (kjo ndodh vetem nder veriore ne Shqipni); Shen-Marku festohet me 9 maj ne Mate). Persa i takon Shen-Kollit, festohet neper katolike e te krishtere me daten 6 dhjetor; miku im studiuesi Hasan Huta (lindur e rritur ne Shenkolle) per tradite familjare shume te lidhura me rrefimet per Kastriotin I, II, III i vendosi djalit te Tij emrin Gjjergj, (Gjergj Huta nga Shenkolli sot banon ne Tirane); (Jo rastesisht Gjergj Kastrioti u varros ne kishen e Shen-Kollit ne Lezhe);

 

Kurtiku – Kutriçi (fis kukatin sot), feudal bizant - vendas, edhe sot ky fis eshte me tradita, jane te ditshem, patriot, jeton ne Kukatin; u largua nga C(e)ruja per hir te gjaqeve te shumta dhe u vendos ne Greqi ku themeloi fshatin Kutriq; mendohet se fisi Verlaci i sotem eshte Kutrici i larguar nga Cruja, feudali Bizant i kohes se mbreterimit te Balshajve; ( studiuesi dhe historian Mehill Elezi shkruan per Kurtiket);

 

Komate, (KO-MATE), vendbanim i hershem ne malin Be-janit; aty prane gjinden rrenoja qe i perkasin dhe Sines dhe Be-janit! Fusha eshte ne lartesine e Varoshit (ndoshta lidhet me emrin, MAT);

 

Shpata, (ishte banor i fshatit Sina, Cruj) - feudal bizant i hershem qe nuk e njohim, ose i larguar, ose ka nderruar llagap; (mendohet te jete konvertuar ne fisin Sinani, (Sina-ni);

 

Ara e shpates, (toponim ne balgjaj, ne mal); (are buke e fisit Shpata) ne malin e Balgjajt;

 

Hurdha Xham (toponim ne Rrepe); ne “RREPA-lagje”, (Rrepaxhite, thirren banoret),  vendi ku ka qene ndertu dingu i barutit, nga prodhimet e shumta vendet perreth e therrisnin “Stambolli i vogel“ ose “nji rrem stambolli“ ;

 

Gjurma e Skenderbeut (toponim);

 

Dallapa me thuma; (toponim) - vendi ne rrugen e karvaneve qe u ruajt deri nga vite ’60; aty edhe Albanet edhe Balshajt, Kastriotet, feudalet vendas, rrugetaret, banoret vendas, çdo kalimtar ndalonte e mathte kuajt; aty gjindeshin ne çdo kohe patkoj, cekice, thumba, te gjithe mathnin kuajt, por lenin thuma, patkoj e gjithcka, vegla te tjera qe i duheshin nje kaloresi apo nje karvani qofte dhe me qerre apo karroce.

 

Kodra e kalase;

 

Lejsejna, territori i fshatit;

 

Ura e Frangut, ura qe lidh Pleshen, Kukatinin e Cerujen.

 

Kepi i pushkes (ngjason me pushken por eshte perdor me qit pushke), ara e Muzakes (Muzakat jetonin edhe ne KryeMate), Lama (kuvende burrash), faqja e trendafilit (eshte faqja e malit plot me trendafil te eger);

 

Kodra e Sanalacit; mbi Seruje (Cruje); zana e thellesive te maleve, sot vend varrezash;

 

Maja e drenit, Shkalla, Vakars;

 

Ura e Bingzes, ure e lashte qe lidh Rrasen me Selitjet;

 

Kroi Pelles Arapit; ketu hasim emertimin Pellas (shenas, trojas, Kilas), toponim shume i kerkuar dhe me rendesi te madhe per origjinen e Aleksandrit te madh;

 

Kisha e Shenkollit; rrenojat jane prane shtepise (Qerim Kodra) e ndermjet me depoziten e ujit pishem te fshatit, maje kodres.

 

Ara e Muzhaket, gazhel, Muzhaka eshte trasheguar ne fisin Mzhika sot ardhur nga Macukulli (fshat ne Mat);

 

Livadhi i Fisnikut, (toponim) Pal Kastriot fisniku, ishte fisniku i pare ne Matu; gjendet ne Kukatin (fshat dhe here-here lagje e Cerujes); sot eshte are buke;

 

Su Gjon, permendur ne trajten ”kodra e Shigjonit” – (Su-Gjon e gjeta ne te foluren popullore gjate ekspedites time ne Be e Kukatin); ndersa ne Pleshe e therrasin Shi-Gjon (trajten Shi-Gjon e ka siguruar ne ekspediten e Tij i ndrituri Dilaver Kurti ne vitet “60); pavaresisht se SHi dhe Su – eshte e njejta gje (Uje) sipas fjalorit etimologjik te  Majerit fq. 471 (ndoshta toke qe e kishte te siguruar vaditjen; toke nen uje, themi ne ne Mat.

 

Shen Gjon, lagje e fshatit Pleshe e harruar, ne jug te Pleshes e perendim te Crujes, vetem ne kohen e kooperativave hasim emertimin ”brigade Kooperative bujqesore  e Shen–Gjonit”; Sipas pleqve te vjeter keshtu eshte quajtur fshati i sotem Pleshe! Pra ka ndodhur fenomeni si me emrin Ballozh (fshati Fshat sot); Shen Gjoni ishte fshati (Pleshe) sot ! Plesha-naket kane treguar dhe trimeri nder vite veçanerisht kujtese mbetet lufta me Austriaket ne 1914. Karvani qe vinte nga Durresi kalonte ne Pleshe (Shen Gjon) se shumti ne tokat e Shen Gjonit; ndahej ne kodren e Çimes ; vazhdonte  neper Cruje ne krahun per nga Trendafilja, mbi Paten, Vinjoll e me pas ne qafe Murre per ne Diber! Rruga e shpinte dhe me Qytetin e Varoshit (Stellush); Sot po ti hedhesh nje veshtrim teresor te llagapeve kupton lehte se shumica e tyre jane te ardhur e te ngulur vone; gjithe popullsia e kohes Arbnore, Kastriote jane  larguar per ne Itali, Greqi pas renies se “Divit te fundem Kastriotas“! Pinjoll i Matit, Tom  Plezha, qe organizator i kryengr. Popullore ne veriun shqiptar ne shek. XVII se bashku me Pjeter Budin! (ndoshta Tom Plezha ishte nga Plesha e Klosit).

Tokat e SuGjonit (Shigjonit), Pleshe
Tokat e SuGjonit (Shigjonit), Pleshe

Lagjja  Shemrej (Shen-Mari) ne fshatin Bel, buze lumit gjapez;

 

Kesha ne Cukal, ne Kilasin e moçem (prroj keshes);

 

Kesha, ne Kilasin e moçem, (maja e keshes);

 

Kesha ne Shigjun, (Shen Gjoni) ne gropa e Loshes (fis);

 

Shingjun, (Shengjon) fshat kufitar me Cerujen e Bejnin, vendi i fiseve kanunore, ketu ka jetuar Kryeplaku i KryeMates, ma i fundmi Sul Sela; Per t’u ruajtur emertimi i tokave te Gjonit ne Pleshe per Shigjunin u perdor germa ‘U’, per germen “O”  (gjun per gjon). Shigjuni here – here ka qene lagje e Klosit, here–here fshat me vehte; Shigjuni u be i njohur nga babai, gjyshi, stergjyshi i tij te cilet qene burra kanunore me shume se 3 (tre) brezni! Une kam mbledhur disa  rrefime per “Sule Sela, ka nda kanun, ne Klos, Mat, Diber, Malesi e Tiranes e gjetke! Ai ishte i preferuar edhe  nga  “shpite e para ne Diber“ e Veziri i Shkodres; Kishte njohje dhe me mbretin Zog per mprehtesine e tij! 

Lagjja Shenre (Shen Ndreu) ne fshatin Unjate (lagjja e Sali Lamit); (nga hulumtimet e ekspeditat e mia kam identifikuar ne KryeMate 45 kesha);

 

Shegjegje, toka ne Bershi, pararendese te kohes Kastriote;

 

Ftesh, emer i lashte (sot Rrepa, lagje), lagje ne C(e)ruje;

 

Vakars, emer i lashte, lagje ne C(e)ruje;

 

Kodra e  Shen Gjergjit (toponim ne hapesiren ndermjet C(e)rujes e Be-janit), vendi ku Be-naket luanin me burra e femi diten e Shen Gjergjit me 6 maj, ku i gezoheshin  edhe festes pagane edhe Lindjes Skenderbeut, kryetrimit vendas; Kjo koder eshte shume hapesire e perreth saj ka vende ku mund te jete shtrire fshati “Shengjergj“; Pamje shume e bukur, gjithe kolorit; dikur nje koder e mbuluar me lisa  shekullore, sot e zhveshur me shkurre! Pleqte e moshes 85 vjeçare e mbajne mend dhe kur loznin vete, por dhe sipas historive te gjysherve, brez pas brezi; pozicioni gjeografik u ka dhene te drejte atyre qe e ngriten fshatin i cili mund te jete shume i lashte ! Sina fshat, Gjoni fshat, Gjergji fshat, Be fshat, shume hapesire per histori te medha; e nese marrim ne konsiderate dhe; Troja fshat, Mazreku fshat, Ballozh fshat; Kalaja Trendafile e Kastrioteve “Zotit te Çereve“, Kalaja PetrAlba e Kastrioteve (por dhe qender e Albaneve, Albanopolis), Kalaja Kastriote e Kilasit moçem mbi CUKAL, Kalaja Val ne Martanesh, Kalaja Kastriote e CIMPRIT, kasha e Shen Lleshdrit ku u varrue e ndritura Vojsave; atehere me plot Gojen themi KryeMatja KASTRIOTE  qenka  vendi, origjina e Kastrioteve! Gjithkush mendon t’i kete Kastriotet, por Mati, KLOSI  do mbeten  kthimi pas i atyre qe e bredhin neper Shqipni origjinen Kastriote!

Mazreku, fshat i humbur Krejmate, por ruhet gjithe toponimia, pararendes i fisit Kastrioti;

 

Trojas, fshat i humbur ne KrejMate, por ruhet toponimi; pararendes i Kastrioteve; Raffael Volaterrano (bashkekohes i lufterave Skanderbegiane) duke shkruajtur per Gjon Kastriotin, ai shton, se Gjoni kishte ne zoterimin e vet ”Trojen” dhe disa vise te tjera. Me rezulton se Trojasi kufij are me Sinen e moçme, eshte po ai fshat qe permend Volaterrano;

 

Tokat e Gjonit, Gjon Kastriotit (ne SuGjon); Disa banore te Pleshes sot, nder to,  Dylejman Çela, trashegimtar nga pinjollet, bejleret (SEMTI) i Çeles, me rrefen se keta toka mund te jene te Gjon Kastriotit, siç kish degjuar ne “akollet e burrave“ prane oxhakut te shtepise! Dylejmani banon sot ne Shen Gjon (Plesha), ka njohuri per histori te reja e te moçme edhe se eshte trasheg. i  fisit qe sundoi ne KrejMate  afro 100  vite! Emri Gjon do jete zevend. me emrin e lagjes Plesha;

 

Tokat e GJONIT quhen dhe disa toka tek Hoxhjet e Kadijet ne fshatin Bejne, bashkia Klos; (fotoja qe vijon) 

Kroi i Isakut (Evrenozit); Evrenozi, tradhetari shqiptar qe drejtoj ekspediten me te ashper Osmane per rrenimin e kalave te Gjon Kastriotit;

 

Kroi i Mbretit, (ndoshta Pali, Gjoni apo Gjergj Kastrioti);

 

Gjardhi i poshtem, (Patini i poshtem, sipas mikut tim nga Pateni, Qani Tafa, term qe e perdornim gjate punes ne brigate, ne kooperativen bujqesore, sektori Paten); Patini dhe Sina (Cruja) jane fshatra ngjitur, kufij are; Ne vitin 1905 u ngrit ne Patin, Çeta  patriotike e Patinit dhe e drejtonte patrioti Riza beg Cela; po nen ndikimin e Riza beg Celes ne vitin 1921, Patini ishte qender komune ne KryeMate! (per Gjardhi i Poshtem, fshat ne pronesi te Pal e Kostandin Kastriotit se shpejti variant nga KrejMatja Albane);

 

Rrasa Bardh, guri i xanave, ura e Akshive;

 

Kisha paleokristiane; (toponim, rrenoja), gjendet ne Cruje;

 

KILASHI (klosi, katund sot), qendra e KryeMates;

 

Petralba, keshtjella e Albeve mbi fshatin Fshat sot e dikur (Ballozh); rrezet e bardha te diellit, agimi i mengjesit, guret e bardh qe i kapte dielli mengjesit! Prej dekadash kerkohet te identifikohet qyteti Albanopolisi, e duke e patur para syve kemi bere syrin qorr, ndersa Alba (germe per germe A-L-B-A) gjindet kryenalte ne krye te fshatit pa emer (Fshat); qendera Albanopolis. Historiografet gabuan duke e perkthyer, ALBA nuk perkthehet; dielli sapo lind zbardh Fshatin dhe Keshtjellen, Alben. Vetem studiuesi, historian Matjan Mehill Elezi i ka dhene vendin e merituar si te pa perkthyer Albes, ne Malin Skenderbej, mbi fshatin Fshat; Klosi sotem, krej Matu i Lashte!

 

Çita e Cukalit (toponim i zgjeruar, krejt mali Cukal), ruajtur termi i vjeter ”Çita” per qytet, qyteti nr 1, qendra e KryeMatu, ne perberje te cilit ishte dhe fshati (Vrrethi) i Gurabardhjet, dikur lagje; ”Mali i Bardh“ (sot fshati plani i Bardh) dikur lagje e Kilasit; Shen Gjoni (sot fshati Shigjun) dikur lagje e Kilasit; qyteti i madh e i Lashte i Kilasit, territori ku kalonte rruga e Arbnit, vendi i Pleqnise, burrave kanunor me shume se tre breza, me shkop magjik, çudiberes, qendra e Arqipeshkvise se Kilasit (Canosiense); Çita – qytet; ne Klos i kane thirr maja e qytets; njeres prej kodrave te  malit Cukal, asaj ma t’bukures qe per nga perendimi, kur e sulmonin romaket nuk mundej ta pushtonin se binte thike me Lumin e Klosit, nje pjerresi afer 600 metra ne kend 75 grade; e kur sulmohej per nga qafe Bualli kishte disa prita, kodrina qe ishin fortifikata te papushtueshme; ky pozicion i dha rendesine e duhur si mburoja ma e fortifikueme per Rrugen e Arbrit qe i shkonte perbrij! Rreze Çites Cukalit shtrihej qyteza e moçme e KILASIT, me kulla kala; pasi rane Kastriotet e venin e mbuloi zija turke, erresira mesjetare, qyteza u shperbe e familjet zbriten me ne lugine e u shperndane neper katund! Turku vendosi ta administroje Kilasin edhe prej Rruges Arbrit permes administratoreve shteterore Bozhiqit, fis qe e solli nga Mirdita. Ne Klos (sot Klos-katund) ne vitin 1921 u vendos Komuna e Strajcit, me e madhja ne Mat; Me pas u vendos postxhandarmeria e Zogollit, ne shtepine e Durim Çekut; e me pare ne shtepine e Dritan Lleshit postkomanda Austriake (1914). Studiues te ndryshem mendojne se Klosi mund te jete albanopolisi i lashte!

Ara e Muzaka, (toponim); are buke e Muzakajve mbi Cruje, Sine ne malin e Balgjajt; (ne vitin 1312 me vdekjen e Elizabetes, citojme Hecquardin, ish konsullin francez ne Shkoder 1814-1866, botuar ”Historia dhe pershkrimi i shqiperise se eperme ose gegerise“, filluan persekutimet ndaj katolikeve. Prijesit shqiptare i kerkuan ndihme papes qe ti shpetonte prej serbeve; nderkaq prijesit shqiptare hoqen dore nga skizma e ndoqen lirisht katolicizmin dhe nderkohe formuan nje lige, ne krye te se ciles u vu Mankul Muzaka, kont i Klisanit (Kilasit), kelcyra e Matit… vijon) marre nga libri ne fjale, fq. 368;

 

Shelemret, prroj Mbret, gjindet ne fshatin Be;

 

Mret xham, Mbret, gjindet ne fshatin Be;

 

Kroj xham, kroj Mbret; gjindet ne fshatin Be;

 

Ura e Vashes, ura mbi lumin e Klosit mbi te cilen sa eshte jeta kaluan karvanet nga Anadolli drejt brigjeve Italiane e anasjelltas; kaluan Albane e Arber nga Lindja ne Perendim ne doganen ndarese Be-janin e Darsine; sipas banorit me te vjeter qe banon sot ne fshatin Plani i Bardhe, Tahir Allmeta, i moshes 86 vjeç, uren e Vashes e ndertoi Vojsava Kastrioti, gruaja e Gjon Kastriotit (Gurin e pare me ka pas than gjyshi,  por dhe t’paret Balajve, ne Martanesh e vuni Mbretnesha, Vojsava Kastrioti); Tahiri shton se kete e ka mesuar e degjuar nga gjysherit e tij por dhe nga fisi Bala ne fshatin Val- Martanesh, ku shkonte e rrinte me dite te tera, kur ishte ne moshe te re; prej Tahir Allmetes une degjova per here te pare toponimin “Buze Shenllesh“; toponime qe do i trajtoj per kengen kushtuar varrimit te “mbretneshes Vojsave“ ne Shenllesh (Shen Aleksander), Val–Martanesh! Ura mbi lumen e Klosit eshte rrenuar e perseri eshte ngritur; se shumti Albanet por dhe Arbrit e kishin fisin ne dy anet e rrjedhes; rreziku u erdhi dhe nga perendimi por me ta i bashkonte besimi si te krishtere, ndersa mortja u vinte nga lindja; se anadollasit i rrembenin te vegjlit, se i merrnin te mireqene, te zote me luftuar e drejtuar, se kishim gjak Albani (mbretnuer);

Perpisa e Kalase, territori i kalase Crujes, Trendafiles Kastriote;

 

Kulla e Skenderbeut, kulla ne pyllin e madh te Balgjajt;

 

Mushka e Skenderbeut; Cuditerisht por dhe hatashem ne KrejMatu permendet Mushka dhe jo Kali i Skenderbeut ne gjithe rrefimet popullore! Gjurma e mushkes Skenderbeut; eshte mbi lagjen Rrase C(e)ruje; eshte ne rrasen e tokes Mezirit kah Be-ni; eshte tek Allushi ne mal (afer shtepise Qerim Allushit); dhe me e dukshme ne Planin e Bardhe;

 

Ballozh, fshati i moçem ne malin Skenderbej, ku gjendet keshtjella e PetrAlbes, sot lagje e fshatit pa emer (Fshati Fushat); dikur emri i fshatit humbur qe quhej Ballozh, por pas renies se Kastriotit te fundit popullata qe e mbronte, por dhe drejtonte luften kunder turqve ne PetrAlbe u largua drejt Italise, duke shoqeruar e marre ne mbrojtje familjen Kastriote, mbretereshen Donike me Kastriotin e vogel;  ndoshta fisi Ballazhi ne Gjurre eshte pjese e atyre burrave qe bene histori;

 

Gjithe topnimia qe permenda, e pershkrova i perkasin fshatit Sine, te familjes Kastriote  e paraardhesve albane e ilire; ose fshatrave perreth, kufi-are, ngjitur me C(e)rujen e sotme!

Ceruja ne Vitet (1900 – 2017)

C(e)ruja :

 

- njihet si prodhuese dhe tregetuese e barutit neper Ballkan, ne ”shete” (lum i vogel) e saj ka pasur te ndertuara 3 (tre) dinga Baroti ne kohet e moçme, e se shumti u bene shume funksionale ne kohen e Divit Kastriot I, II ,III (Skenderbeu); ne Lufterat Ballkanike e veçanerisht ne 1914 deri 1918, kur Mati rrezikohej te pushtohej nga Serbet, instikamet e koheve Kastriote sherbyen me spraps serbet nga Tokat e Gjonit (KryeMatu); Gjate Luftes Nacionale, Ceruja iu bashkangjit Çetes Plake, themeluar po ne KryeMatu ne shtepine e Hysen Bozhiqit, ne Kilas. Ne vitet pas Çlirimit te Shqiperise ne C(e)ruje u ngrit Miniera mineralmbajtese e Kromit.

 

- permendet per varietetin e Rrushit Ceruja (Sarini) shume i perhapur  sot  ne KryeMatu;

 

Ne C(e)ruje ne vitin 1963 u prodhua fara e Misrit “MATI” qe jep rendimente te Larta;

 

Po ne C(e)ruje u permiresua rraca e Dhise “MATI” pune e udhehequr nga burri urte i Patinit e Cerujes, Heroi i Punes Socialiste, Lezan Pisli;

 

C(e)ruja ka shkolle 9 – vjeçare, sherbim shendetesor dhe disa kompani private qe shfrytezojne mineralin e kromit qe kane punesuar qindra punemarres! Ka toka te bukura e pjellore, rriten gjithe llojet e drureve frutore;

 

C(e)ruja permendet per prodhimin e barutit;

 

Fiset qe banojne sot ne Ceruje :

 

Diva, vendas (nder to; Sali Hasan Diva); Ballku, i ardhur (nder to; Pashk Ballku); Bardhi, vendas (Florin Bardhi); Dema i ardhur nga Patini, kufij are (nder to;Petrit Dema e Enver Dema); Dika, i ardhur nga Kurdaria (Ervijon Dika); Faslliu, venda nga me te vjetrit (Vehbi Faslliu); Havalja, vendas nga me te hershmit (nder to; Ilmi Havalja e Tofik Havalja); Hasula, ardhur nga Gjurra (nder to, Nazmi Hasula); Hidri, ardhur nga Vinjolli, nga me te hershmit (nder to; Hider Hidri, Esma Hidri); Jazi ardhur nga Lura para 170 vitesh (Bashkim Jazi dhe Rustem Jazi i pare,  kryeplaku qe nuk lejoi Beun e Celes me hy ne C(e)ruje); Kadiu, vendas nga me te hershmit siç thote miku im Sabri Kadiu jemi te koheve te shumefishume, (nder to;  Imerr Kadiu e Sabri Kadiu); Kafexhiu, ardhur nga Patini i perket familjes e Rustem Minit (Kafexhiut); Karaj, vendas nga me te hershmit, (nder to; Mit’at Karaj, Lutfi Karaj e Xhavit Karaj); Koburja, vendas nga me te vjetrit (nder to; Imerr Koburja); Kutriçi vendas i identifiehill Elezi si familje feudale bizante vendase para Kastriote, ( nder to; Hasan Kutrici e Hajredin Kutrici); Limani, vendas nga me te vjetrit (nder to; Mehmet e Dylejman Limani); Marsela, nga me te hershmit (nder to; Qerim Marsela) ; Meca, nder me te hershmit (nder to; Petrit Meca); Mzhika, nder fiset me te hershme (nder  to; Qemal Mzhika e Lezan Mzhika) ; Osmani, nga me te hershmet, nder to; (Ahmet  Osmani); Picli, i ardhur nga Patini, kufij are, (nder to; Bilal Picli); Pisli i ardhur nga Patini, kufij are, ( nder to; Mehmet Pisli, Arjan Pisli); Sinani, vendas, permendet nje burre i moçem Sinan Sina (Shina); histori e madhe, Sina, Shina, Shenja eshte ne C(e)ruje, Lej-Sine; (nder to; Ismail Sinani dhe Shkelzen Sinani); Selita, i ardhur nga Kurdaria, (nder to Ylber Selita, Rexhep Selita); Shabani vendas, nga me te vjetrit, Bejlere te qenum, (nder to ; Gani Shabani, Ylber Shabani, Dashamir Shabani); Tafaj, vendas nga me te hershmit, nder to (Qemal Tafaj); Velcani,  vendas nga familjet me te vjetra, (nder to ; Ferik Velcani);

 

Lagjet e moçme dhe ato te ra te C(e)rujes;

 

Havale, lagje; Havalja fis, Sinani fis, keshtu thirren banoret sot;

 

Vakars, lagje; fiset Selita, Marsela, Tafaj (sulaxhiej)

 

Rrase, lagje; Rrasejt quhen banoret; Jazi fis, Hidri fis, Diva fis, Koburja fis, Faslliu  fis;

 

Rrepe, lagje (me heret e therrisnin lagjja FTESH); Rrepaxhijte quhen banoret; Kadiu fis, Selita fis, Mzhika fis, Limani fis;

 

Lej-sene, lagje; e banuar me 3 deri 4 shtepi deri nga viti 1900;

 

Kukaten, lagje e moçme e C(e)rujes, e prej qindra  vitesh fshat me vete;

 

Shen-Kolla, lagje e mocme e C(e)rujes e sot lagje e Pleshes;

 

Sektor, lagje qe u formua pasi u fuqizua sektori minerar i C(e)rujes;

 

*Familjet e Cerrujes; C(e)rujes, Pilashit (Plesha), Shenkoll (Shenkolla), fshati Kukutin (Kukaten) ne defterin turk 1467

 

Ne C(e)ruje ne vitin 1467 banonin Andrija Kurtise (sot Kutrici); Mark Mihali, Gjin Shpata, Peter Skalabra, Gjon Dirici;

 

Ne fshatin Kukatin ne vitin 1467 banonin; Duka Zambraku, Andrija Kaci;

 

Ne fshatin Shenkoll ne vitin 1467 banonin; Vlash Zotomadh, Gjec Bogdani, Kola Kanxhai, Kola Mihali, Gjergj Muzaka, Gjon Kanxhai;

 

Ne fshatin Pilash (Plesh); ne 1467 banonin; Lup Torku, Pal Kipota, Gjon Simaku, Lazar Bogdani, Margjin Kimiza;

 

Ne fshatin Bijan (Bejni); ne vitin 1467 banonin; Gjon Terbaçi, Vokshi Zhari, Andrija Torka;

 

Ne fshatin Patin (Petini) ne vitin 1467, banonin ; Kali Vaçi, Benk Laçi, Gjergj Çuli, Kal Nikorozi, Gjon Gagani, Todor Bogdani, Andrija Laçi, Dom Sendisi, Dom Petra;

 

Emrat, Pal, Gjon e Gjergj qe u perkasin dhe familjes Kastriote ne keta 5 (pese) fshatra qe cituam, kufij are gjejme 5 (pese) here emrin e Gjonit, 3(tre) here emrin e Gjergjit dhe 1 (nje) here emrin Palit, (ne veshtrimin tim, per afer 15 fshatra te KryeMates qe kane pranuar te regj. ne ate kohe nga zyrtaret turq , shfaqen 25 here emri Gjon, 13 here emri Gjergj, 2 here emri Pal, plot 25 % e emrave te kryefamiljareve te regjistruar mbajne emrat Gjon, Gjergj, Pal), domethenese se jane ngjizur emrat prej Kastriotit III, II, I ; aq te lidhur ishin vendasit me Kryetrimat e tyre.

 

Ne fshatin Kukaten banonte dhe Andrija Kaçi; e ne po ndalemi tek emri ”Kaçi”, qe ne te foluren tone te perditshme (Kaçi eshte Kastrioti), ashtu e therret Rasim Pisli djalin e tij  Kastriotin; (emrin ia vune prej Kalase Skenderbeut mbi fshat; te frymezuar nga bemat e Kastrioteve, e ndjenin veten te lidhur me ate kala brez pas brezi, me gjysher e stergjysher); por ndryshe e therrasin edhe Joti. Duke analizuar emrin Kastriot, eshte fjale e prejardhur, ndertuar me prapashtese  Kast(e)r +i + ot; ne rastin tone perkedhelia shkurtuese (Joti) i ka shtuar prapashteses –ot nje “J” perpara; Per mendimin tim Kastri – eshte keshtjella e qe per t’u quajt  trashegimtar i Palit a Gjonit duhej te lindte ne Kastri; e keshtu quhej qytetar i I (pare), Princi Matjan Gjergj Kastrioti;  kur kalaja ose keshtjella e Sines  paraqiste rrezikshmeri; Gjoni vendosi qe Gjergji te Linde ne PetrAlbe; siç dime nga rrefimet e te moçmeve edhe djali i Gjergjit, Gjoni lindi po ne PetrAlbe.

 

Fisi Kaci jeton e banon ne KrejMatu sa ka qene jeta (Gezim Kaçi, Qemal Kaçi); ndryshe jane shperngulur nga Kukateni ne fshatin Be dhe aty banojne dhe sot!

 

Ne ekspediten time, veçanerisht, te 17 viteve te fundit kuvendova me pleqte e Kilasit, miq te kahershem e te rinj; Lezan Pisli (80 vjeç), Nuredin Pisli (80 vjeç), Rasim Pisli (70 vjeç), Sami Pisli (70 vjeç), Aqif Dema (80 vjeç), Rustem Kafexhiu (80 vjeç), Qani Tafa (60 vjeç), Abaz Spahiu (80 vjeç), Agim Pisli (45 vjeç), Gjergj Bushi (85 vjeç), Tonin Shpani (50 vjeç), Rasim Rrema (70 vjeç), Qemal Muça (75 vjeç), Sule Voshi (75 vjeç), Rrahman Hoxha (70 vjeç), Hysen Barmeta (70 vjeç), Isuf Lleshi (78 vjeç), Arif Llaveshi (86 vjeç), Abaz Shahini (80 vjeç), Xhemal Isufi (64 vjeç), Qemal Kaca (64 vjeç), Qemal Kaci (55 vjeç), Dylejman Limani (80 vjeç), Sabri Kadiu (70 vjeç), Bashkim Jazi (69 vjeç), Mit’hat Karaj (58 vjeç), Zeqir Alla (56 vjeç) e shume te tjere!

 

I falenderoj te gjithe nga zemra per ndihmesen e madhe per zbulimin e njohjen e vlerave tona historike, atdhetare e kulturore ne KryeMate!

 

Ketu po e permbyll  kete hulumtim, por dhe studim per SINEN e Moçme, qe kryezot  kishte Kastriotet, Pal Kastriotin, kryezot i “Sines e Gjardhit Poshtem“ dhe “Kalaja e Trendafiles“, ndryshe, “Kalaja e Zotit te Çerëve“ !

 

 

© Flamur Bala  

Blogu : Dars (Klos), Mat – Albania