© Fitore Doma
------------------------------------
Të pash me kostum të zi
------------------------------------
E zhytur në dhomën e vetmisë
Kujtoj imazhin tënd sepse pran s’të kam
Por largësia po na ndan
Ku në errësirën e kësaj dhome
Kam ndezur vetëm një qiri
Të kujtoj ty o zemër, të kujtoj ty o shpirt
Sa ditë do kalojnë pa të parë
Kur nga dritarja fryn një erë
Ku drita e qiriut menjëherë u shua
Në zemrën time u dëgjua një rrahje e thellë
Mendova me vete, vallë ç’po ndodh me mua?
Vetëm qaja, se di pse,
Diçka po ndjeja...në zemër thellë
Po kujtoja shpirtin tim
Që nga dita kur asht largu,
ka shumë kohë që s’e kam taku
Kur pranë vetes sime një zë dëgjova
Zoti e mori një njeri
Mjera nanë ç’po shikon
Një djalë të ri.
I veshur me kostum të zi.
------------------------
Të dua vetëm ty
------------------------
Të dua vetëm ty
Ti këtë gjë po e kupton
Malli po më mbyt
Kurrë nuk të harroj
Dhe vetë e them dhe shumë e besoj
Do të takoj një ditë
Por shumë të dashuroj
Malli më kish tretur
Pata kohë që s’të kisha parë
Letrat që mi ke shkruar
I mbaj gjithmonë në sirtarë
Imagjinoj fytyrën tënde
Se një ditë do të vish
Kthehu zemër po të pres
Po të pres me pa durim.
--------------
Më harro
--------------
Në fillim u deshtëm të dy
Po sot pse s’më do?
Ta kam thënë që në fillim të dua vetëm ty
E di që për mua më nuk mendon
Më ke bërë të derdh shumë lot
Për një fjalë më godite mua
Por ajo ishte e kotë
Unë atë ty ta fala
Nuk më besohet se tani nuk më don mua
Ti e din që shumë po vuaj
Sa herë që më ke parë
Gjithmonë më ke gjetur duke qarë
E di se shumë gabova, këtë e di
Kur të kërkova falje
Vetëm lot më pe në sy
Por jeta kështu mua më qëlloi
Faleminderit për gjithçka, të lutem më harro.
----------
Çfarë
----------
Çfarë ka kjo zemra ime
Që ty kaq shumë të don
Çfarë ka ky shpirti im
Që për ty rënkon
Çfarë ka kjo mendja ime
Që veç ty të mendon
Çfarë kanë këto buzët e mia
Që vetëm buzën tënde kërkojnë
Çfarë kanë këto sytë e mi
që vetëm sytë e tu duan të shikojnë
Dashuria ime për ty s’do ketë mbarim
Të dua për jetë o shpirti im
Në filllim ty ta tregova
Se pa ty s’jetoj dot
Unë me ty u dashurova
Dhe jam e lumtur shumë në këtë botë.
---------------------------------------
Këtë natë nuk kam gjumë
---------------------------------------
Gjithë natën rrij zgjuar
Se ty s’po të shikoj
Për ty rrij duke menduar
Pa ty s’mundem të rrij dot
Ti e di se mua po më merr malli
Se largësia po na ndan
Të lutem mos ma fal lotin
Se për ty unë po qaj
Dua të të shoh në ëndërr
duke të puthur e duke të përqafuar
ta kam falur zemrën
këtë natë nuk paskam gjumë.
-----------------------
Në një ballkon
-----------------------
U lumturova dhe të pashë një ditë
U realizua e shtrejnta dëshirë
Dashuria për ty dhe në zemër më kaploi
Si Ëngjull dole një natë në një ballkon
Atë çast mendova shumë gjëra
Sikur pranë teje të isha
Në atë moment u fikën dritat
Por ty si mund të të shihja
Për pak minuta
Te këmbët të pashë
Zemra më rrihte pa pushim
Ndjenja e bëri punën e saj
Vetëm kur e ndjeva në përqafim
Sa ndjenjë e bukur kjo
S’do e harroj kurrë atë natë
Në fillim të pashë në një ballkon
Por vetëm ndjeva përqafimin tënd më shum mall.
© Fitore Doma
Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania