Fitore Doma


Fotografi e marrë në profilin facebook të autores
Fotografi e marrë në profilin facebook të autores

Fitore Doma ka lindur me 10 shkurt 1989. Ajo jeton në fshatin Pleshë të Bashkisë Klos, bashkë me familjen e saj.

 

Ka mbaruar studimet e larta në vitin 2010 në degën mjekësi në Universitetin « Luigj Gurakuqi », Shkodër. Është diplomuar dhe specializuar më saktësisht për Mami – infermjeri. Nga viti 2011 ushtron këtë profesion në Qendrën Shëndetësore Klos (Q.SH.K).

 

Kohën e lirë ia dedikon pasionit të saj, krijimtarisë – poezisë. Në muajin qershor 2016 ka dalë në shtyp libri i saj i parë me poezi që titullohet « KJO QUHET DASHURI ». Në atë libër poetesha ka shprehur ndjenjën, vuajtjen dhe pasionin për dashurinë, sepse sipas saj jeta i ka këto.

 

Fitorja angazhohet të mos ndalë kurrë penën së shkruari për gjithçka.