Cikël poezish nga Fato Male



----------------

LUTJE…

----------------

 

me mëndje të vogla

mbi piedestale kockash lotlagura

ku dhimbja veten kafshon

për të mos u ngrënë nga ju

që qënkërkeni dhe zotër të dijes…

…dhe dija frymën mban

e gojën hapur në cudinë

që s’do quhej cudi

po t’i shtroheshin këmbët

dhe ky do qe mund i cuar dëm

të merresh me to…

vec Ti, Zoti i madhërishëm

nëse të kam lodhur në lutje…

…falmë ! vec këtë rracë në shtim…

mos e fal pa tëndin ndëshkim… !

© F.M.

 

 

 

-----------------

HESHTJA

-----------------

 

përgjoj vetminë time

...dhe bota thërmohet...

rrethuar nga zogj lirie

që s'dinë më parë c'të shijojnë...

 

pastaj...dal prej vetes time

nis e përgjoj kumtin e vetmisë tënde

...dhe hëna më "dhuron" këmishën e verdhë

për të mbyllur alibinë time jetime

që ka distancë të papërfillshme

midis nis e sos...

© F.M.

 

 

 

------------

LIRIA

------------

 

nga ëndrra drejt ëndrrës...

nga largësia drejt hapësirës....

nga dhimbja drejt gjelbërimit...

....dhe në ajrin që po na vret

të gjejmë...!

© F.M.

 

 

 

---------------------------------------------

MAMAVE QË NA MUNGOJNË

---------------------------------------------

 

vetullngrysur ky qiell sot...

mungon buza,dora,balli,pritja jote...

mam gëzuar!

me kupën tonë plot vrer

dhe lulet mbi mermer...

mos më thuaj se më ndjek

se do bëhem më e keqja bijë

që mallkon fatin e vetë

dhe ty do të të falem sa të kem jetë...

mam që s'di...

pse dorën fus në mes fletëve tuaja

dhe gjej fjalët e mija...

rrnoj e shtrenjta ime rrnoj

si idhnake me trup plot ...

dhe vendet bosh...

...dhe uroj,

se c'është zakon do respektuar!

dhe këtë ma the ti dhe imi at'

por zakoni im...

me trokitje në portën tonë,

tashmë harruar...

sonte pres të më vini

si dhuaratë...

se jeta paskësh qenë

ëndërr e gjatë në sekondat natë...

© F.M.

 

 

 

-----------------

TI FLE...

-----------------

 

dhe unë zgjuar pa ëndërr në mosmund...

ti zgjohesh...

dhe unë fle e mundur

prej ëndrrës harruar...

© F.M.

 

 

 

-------------------------------------

TRI PIKA…DHE BOHEM

-------------------------------------

 

...ra mbrëmja,

dhe vetëm hapa nate ndjej...

ra mbrëmja si gjith'herë,

...dhe vetëm një qiri marrë hua hënës

gjallon tejpërtej grilave që,

ende nuk kanë rënë të flejnë...

 

ca fjalë drejt meje shirat kthejnë,

dhe nata nazemadhe më mbështjell...

 

nis rritet heshtja...

krahët zgjat si qipariz zemra ime

drejt krojeve që ujrat thyen

...dhe larg tyre ndjej se njomem

...dhe ethshëm pucrohem kur di që

trishtimi është pushtet i shpirtit përplot melodi të

vjetra që s'cuditet prej kohës së re...

 

s'jam vetëm në këtë mbretëri me dhimbjen mbret,

por,skllevër si puna ime sa e sa strehon ky terr

e të tjerë që mbretër në mbretërinë e harlisjes

dalldisen

e bëjnë (me nder ju qoftë),gjoja jetë mondane

në sallonet ku përzënë është trishtimi

dhe s'ka aspak zilinë e përgjimit

por i gërvisht shpirtin cigania me fshesën që,

këngës ja merr...

 

dhe rend ky trishtim i përzënë

drejt zërit që tund kordat

si fundi i gjatë ku fshesa i ngec

...dhe lart ja ngre

...dhe gazi i madh shpërthen

...dhe trishtimi im,bohem...

© F.M.

 

 

 

----------------------------

E VJESHTUAR...

----------------------------

 

si je?

si kjo vjeshtë...

apo,si do ti?!

mbrëmë rënkonim të dy bashkë,

diagnoza jonë insuficiencë parathëniesh

si për të na nxitur,

tema:-"vjeshtë cdo mbrëmje"...

ra një gjeth mbi parvazin tim,

korbi gjorë mbi të u gdhi...

...dhe për vajin e tij të shquar,

e ndihmonte rrezja e hënës me lëkurën e pikuar,

nga një shi i qetë fare...

unë përgjoja si drenushë...

perla sysh m'u bën prush...

prush që korbi vajin shtoi...

ngriti krahët edhe shkoi...

...dhe nga ah/et vec një morri.

përtej zisë më nuk pash gjë...

iku edhe hëna bashkë me të...

vec parvazit gjeth i gjorë,

sa nuk ra nga era e fortë,

që nga gjumi korbi zgjoi...

do të dish më si jam unë?!

vjeshtë ku...

përhumbem,përndizem,përvidhem,përjashtohem...

dhe kaosi im vec sa zmadhohet...

nëse do të dish më gjatë?!

cikël shpirti më mban gjallë...

përball vjeshtës vec vjeshtohem...

© F.M.

 

 

 

-----------------

VALSI IM

-----------------

 

valsi im përgjon Zotin tënd...

hedh lirshëm trupin e sigurt'

...dhe mbytem në më të bukurën melodi

...dhe nis rritet vdekja brënda gjakut tim

...dhe s'di më c'është udhëtimi

kur udhës së gjetur humbem në zgjim...

kanë thyer rrezet e hënës veten...

diku...si cengel varet arsyetimi i udhëtimit tim

drejt muresh që s'më mbajnë mbështetur

se damkën e të marrës kam për lirinë...

© F.M.

 

 

 

-----------------------------

PO NGA SE PRA ?!

-----------------------------

 

nga se frikësohemi...

e vuajmë,e lodhemi, e grindemi,e shahemi...

-ti je idjot komplet"!

-po ti c'ke që hesht?

kaotikët ne...

ka një mijë arsye përse jemi bashkë...

ka një mijë e një arsye që mund të na ndajë...

prapë limitin e fjalës kërkojmë

cënojmë caqet...

kufijtë tregojmë...

tek krenaria humbasim vlera,

se,shuhemi vonë si të dehurit nga vera

hapësirat tona...

herë qiell...

herë humnera...

më ngre në qiell

e bëhem hënë

se ashtu më do ti

e natën ndrij...

më ngre në qiell

më harron atje

e bëhem re

e vij tek ti

s'më ndjen as si shi...

më ngre në qiell

e ndërroj formë

mos të jem njëlloj

por,ti kujton se e bëj me inat...

vështirë të jesh femër për cdo natë

trishtim i bukur që më zë rrallë

por,është ndjenja e parë...

...dhe të tjerë më keq se ne

vec humnerës i bëjnë bé

ku janë puthur,ndukur,kacafytur edhe shtypur

por s'i sheh bota jo

ky ngushëllim i bën me famë

...dhe mjeranët për idhuj i mbajnë.

po nga se të kenë frikë!

nga ti o botë...

që herë je dru e ngroh dynjanë

herë je gur që bie në ujë

e i hap rrathët me rradhë

bëhesh valle e gjatë

e tha ky se e pa ai

e ajo i thotë atij

-nga se ke frikë pra o njeri?

-vec mos ulërit!

se ende ka kohë

gjersa te zbardhojë e bardha borë mbi trupat tanë

se do fillojmë të qajmë

po i kujtuam vetes se c'datë është sot

fundmuaji i shtatë...

shtatë herë thonë të vjen radha

të kapësh fatin tënd...

qoftë i kapuri i bardhë shpresojmë shpesh

por,lutemi pak

të mirët ne...

si rrugacët kur flejnë gjumë

ndaj me kohën edhe castin s'dimë llogari

bujarët ne...

ne që mbahemi me gajret

se jemi ende në apelin e të gjallëve

e këtu ngatërrohemi e humbasim

s'dimë më për njëri-tjetrin

jemi të duhur apo duhemi...

po me frikën si jemi...?

© F.M.

 

 

 

--------------------

KY MALL...

--------------------

 

Ky mall i mpire...

nen kraharor me ngercen,

te rri me te duke kujtuar,

pas tij te rend...

apo,,,vesh te mos i ve?!

Atje ku jeni ju,

do vij…por,

pak me vone,

ketu ku me ngercen ky mall,

nuk rri te hesht si mumje une...

C'e dua kaq fort kete dileme ta zgjidh,

kame vene tre udhe perpara...

...njera kerkon te me ndihmoje,

eleminome mua,me thote!

Oh...Zoti yne,

qe ke nder lista emrin tim,

me vere nje kusht te t'a plotesoj,

por mallit tim jepi ti bekim…!

...eshte mall per gjinjte,

duart dhe grine e saj…

ne enderr sillma sonte ti,mamane!

Do doja te isha gjume lehte,

dhe enderra te bukura plot,

kur te kem nevoje per nje keshille,

kur te kem mall per te vallezuar,

nje tango,apo vals,

ne dhomen time vetem une...

tim at o tim vella,

ne enderr,

sa shume do i dua!

© F.M.

 

 

 

---------------------------------------------------

ATY EDHE MUND TË SHASTISËSH

---------------------------------------------------

 

Në ëndërr eja...

aty ku ka vetëm frikë dhe lumturi...

aty ku nuk takohemi...

aty ku gjunjët të tradhëtojnë...

aty ku siguria është përsosmërisht fisnike

dhe të sajdis me shqisën që nuk e njeh...

është shqisa e mëkatarit të tollovitur

ndër shtretër lumenjsh të egër...

eja aty,ku edhe mund të shastisësh

se vehtveten do e gjesh si piedestal lirie

ku pushojnë së egzistuari ikjet

aty asgjë nuk fle...

edhe pse unë nuk po e di

nëse Hypnos apo Morfeu janë zotër të gjumit

im at' thoshte - po shkoj në krahë të Morfeut o grua!

aty sytë qepen me penj

që tjerrin prej territ fijet e hënës...

eja aty...

...dhe me akullin nuk do ngjitesh dot

se...nuk ka prekje

...dhe do largohesh i trëmbur

duke lënë një agim pa pasqyra të shëndritshme

...dhe bëhu zot i gjumit tim...!

© F.M.

 

 

© Fato Male 

Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania