-------------------
Grushtdhé
-------------------
Atdhé, mëmëdhé, fëmijëdhé,
bukëdhé, ujëdhé, ajërdhé,
mirëdhé, keqdhé,
ridhé, largdhé, afërdhé,
ikjedhé, ardhjedhé, malldhé, asdhé,
thjeshtdhé, mbidhé, nëndhé,
dhé – dheu bré!
I varur, i pavarur, i ndërmjetëm,
i përkohshëm, i jashtëkohshëm, i brendakohshëm,
dhé në dhé, dhé, çka dheu të dha,
dhé, çka dheut i dhe.
----------------------------------
Sa pa ardhë festat, bir...
----------------------------------------
Sa pa ardh festat që rrugës janë nis’, bir,
du me t’than se atyne,
si angjell i bardh ti u ke pri.
Matan’ festave asht jeta, bir,
e matan’ jetës asht krijesa e paprekun
n’formën e vet t’parë, si kurr s’e njoftëm.
Kur lindim msojm për vdekjen, bir,
e kur vdesim mahena fort mas gjithçkaje lindëm,
tu na marr’ malli për çka na lindi.
Sa pa ardh festat, du t’dish bir,
se un jam dheu, uji, ajri yt i par’
e pse ti m’krijove aq t’plot
un asnjiher hyjnis tane s’munem m’u matë.
Rashë n’nji hon t’thell me t’sjell n’kët bot’ bir,
po ti u barabite me drit e hyne n’ninzën time,
si agu i heshtun n’ rruzull.
Msova m’ u ngjall, bir,
se i strukun n’gjirin tim
ti me përjetsin e hinit m’ke mku.
Mba mend, bir,
se edhe kur t’kem ik’ e t’jem ba grimc’
prapë jeta ime mbrujtë prej teje,
t’gjitha i mrrin.
Mos u tremb, sa herë bie trupi im, bir,
se edhe kur lshohem ajër, ujë e dhe,
n’fuqi t’shpirtit frymën e baj nyjë.
Lindim për të vdekur, bir
po në ktë udhë të gjatë,
veç jetën kemi zgrip, bir.
-----------------------------------------
Gjeometria e ngrime e motit
------------------------------------------------
Qyteti yn asht shejtnia e t’perhumunve,
ai i vuen trajtat e papercaktume t’qiellit t’langt
si gargllitet mbi krye gati me u shkput prej maje
e me na e zgerlaq hijen ton
kaq keq t'lakume,
aq sa mos me dit' gjeometrin e qenies,
aq me na u ndry goja si port e ndryshkun
gjithhere jeta urdhnon me çel udhn.
Dridhje t’athta, litar t’thurun
na marrin zhag me rrokullim’
blu, blu e zvetnume
me kthjelltsi n’thelbin tan
trupzohu n’mue sa nji sekond’
tash si bie pa pra hana e plot
e ret marroke t’gushtit
sillen si vajzuke
n’nji kopsht me lule pa emen.
T’pafjetmit i kan ba shuk n’dor’
zanin, fjalt e kyçin e ndrydhun.
I rand asht moti,
i rand,
s’ka qepall si e ngre nalt.
A jena prej dheu?
A jena prej brinje?
Jena t’diçkajshem,
jena uj’ humun prej kocke,
kocke si blatohet eshtake,
kocke si veç epet, e nuk din m’u thy.
Munem me shkrujt
per i’ rrug t’njohun n’lvore peme,
por padija ime
asht kah m’run prej pjerrsis s’gjanave.
Nuk di! Qe e thash! Nuk du me dit!
Tash po vjen nata
e perbindshat e vegjel
ajo po i shkon n’varg
si kokrra misri t’verdha,
per me stolis epersin e saj mbi gjana.
Mshtillet rruga e rrugtarit si pe n’rrokull druni
e muzgu â vet kshu i hirt
tuj u ngjit malit
tuj u dredhu ka pak,
tuj harru krejt se stint zberdhylen
t’pasodituna, t’heshtuna, t’padukshme,
n’autobusin e radhs si lkundet
si vark letre e zbrazun prej menimeve,
pa hart t’rrejshme,
pa erna si fryjn,
pa koh t'varun n'mure t'kres'.
© Erina Çoku
Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania