Erina Çoku


Erina Çoku - Foto Armand Sallabanda
Erina Çoku - Foto Armand Sallabanda

***

 

Erina Çoku është autore e pesë vëllimeve poetike: “Krahë s’kanë engjëjt e mi” (“Toena”, 1997), “Gjurma e gjethes” (“Botimet WestPrint”, 2011) dhe e trilogjisë poetike “Frymë” (“Botimet Jozef”, 2022) që përfshin tri vepra: “Fill” , “Rrëfime të vogla për shenja të mëdha” dhe “Jemi gjallë gjer në mbrëmje”.

 

Poezitë dhe e shkrimet e saj janë publikuar në mjaft revista, antologji dhe mediume të ndryshme letrare. Libri i saj “Fill” është vlerësuar me çmimin “Libri poetik i vitit, 2022” nga platforma “Bukinist”.

 

Trilogjia “Frymë” u rendit në listën finale për Çmimin Kombëtar të Letërsisë 2022.

 

Ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme poetike, si dhe ka pasur një bashkëpunim artistik (si krijuese dhe redaktore) për tekstet përshkruese të pikturave të artistit italian Luca Morici paraqitur në ekspozitën “Il dolore” (Dhimbja), 2012.

 

Ka mbaruar shkollën e mesme “Pjetër Budi” në Burrel (1994-1998) dhe studimet e larta për Gjuhë-Letërsi (profil Gjuhësi), në fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës (1999-2003). Profesioni i saj është redaktore.

 

 

***

 

Erina Çoku has published five poetry books: “Krahë s'kanë ëngjëjt e mi” (My angels are without wings” (“Toena”, 1997), “Gjurma e gjethes” (The leaf’s trace) (“Botimet WestPrint”, 2011)  and the poetic trilogy “Frymë” (Breath) (“Botimet Jozef”, 2022) that includes three books: “Fill” (Fill), “Rrëfime të vogla për shenja të mëdha” (Little confessions for big scars” and “Jemi gjallë gjer në mbrëmje” (We are alive until the evening).

 

Her poems and reviews are published in different literary magazines, literary antologies and other literary mediums. Her book "Fill" has been awarded the "Poetry Book of the Year, 2022" from the "Bukinist" platform.

 

The trilogy “Breath” was in the final list for the National Literature Award 2022.

 

She was part of different poetic activities and had an artistic collaboration (as editor and as creative writer) for the descriptive texts of the Italian artist Luca Morici paintings presented in the exhibition "Il dolore" (The Pain), 2012.

 

She has finished the high school “Pjetër Budi” in Burrel (1994-1998) and studied for Language and Literature (Linguistic profile) at the Faculty of History and Philology, in Tirana University (1999-2003). She is an editor by profession.