Dashuria në udhëkryq ndjenjash



----------------------------------------

Bujtesja e vone ne Tetove...

----------------------------------------

 

Diku, atje ne token e madhe Dardane,

endacake e heshtur,

isha bujtese e vonuara...

Cudi,

e njejte gjuha ime,

tingellonte ndryshe,

ne nje hotel te madh,

ndodhesha e vetmuar.

Ne nje krevat te madh,

ne token e huaj

(dhe pse eshte kurrizii i zgjatur i atdheut tim),

lakuriqesia ime,

mes carcafeve "perveloi" ne vetmi.

Kisha nevoje,

per ty,

DASHURI.

Per prekjen tenden.

Per krahet e tua.

Ne netet shkupjane,

dhe ato tetovare ,

se di pse u ndieva e huaj.

Ne kafen nje lot mu keput

dhe u kripos mbi filxhan.

Asgje s'me mungonte,

vetem puthja e djalit shkupian,

qe me mbeti e paformesuar mbi buze...

 

18/05/2012 

 

---------------

Ne të dy…

---------------

 

Ne të dy,

nuk puthemi,

por kafshojmë.

Në të dy,

nuk flasim,

por ulërijmë.

Ne të dy,

cmendurish dashurojmë

 

02/02/2013 

 

-------

Ai…

-------

 

Iku,

në krisën e hënës nëpër degë,

kurse unë mbeta.

e vetme në shteg.

 

Tashmë malli im u zverdh.

Shampanja

Derdhet,

( përtej qelqit e shkumëzuar),

mbi kofshët lakuqiqë te dashurisë.

Shampanja,

dehu dashurine time.

 

Java…

Sot është e martë,

(por mund të jetë e dielë).

Por c’kuptim ka,

kur s’je ti vetë.

 

28/06/2013

 

----------------------------

Vetem nje puthje...

----------------------------

 

Do endemi rruginave te cekta,

si lypes dashurish te varfra,

me simfoni boheme,

ujedhesave te myshketa,

ne kerkim te NJERZORES...

Kerleshemi me vete

(ne flakerima agimesh te qelqta),

ne letyra pellgjesh me krifa leshterikesh...

Oshetijne mendimet,

pertej kotesive,

si pishtare te ndryshkura kujtimesh,

qe struken ne skuta me taka prostitutash...

Koha azmatike,

lengon pa frymemarrje...

Ajo kelthet,

ne eterin e plogesht te pameshires

(pyllnaja e jetes ska me zogj),

ne vegime enderrash varfanjake...

Eh,

shpirtgrisur zgjohemi...

Dhe dashuria struket lakuriq...

Vetem nje puthje,

sa euro kembehet???

 

16/07/2014 

 

--------------------

Te kam pritur

--------------------

 

Të kam pritur shekullorisht,

si një hajn të hyje në orakullin tim...

në gërhima të okulteve të reja,

me drithërima therëse

të çirresha nga ngadhnjimi...

(por kurrë nuk erdhe),

nga shtigje bardhhënore,

me shira oktapodësh,

zvarritur rruzujve të skuqur pas tërmetesh...

Në ashtin e frikës,

qerthuj vegimtare ulërijnë…

U zbraps agimi,

në çarçafin e jermit grishës...

Të kam pritur,

deri në thellësitë e përndezjes time…

 

25/04/2015 

 

-------------------------

Ti je nje relike...

-------------------------

 

U derdh dashuria,

ne shandanin,

ku nje qiri shkermoqet tejcues,

petej tempullit

me flakendane perndritjeje...

(nga humnerat e kohes vullkanet hirojne),

hapsira e shpirtit tretet ne ajri....

S'kam me,

asgje nga ti!

Vetem nje kujtim gjethevyshkur.

Ti je nje relike,

e ndryshkur...

 

26/04/2015 

 

------------

Kurre...

------------

 

Ti kurre,

nuk me deshe,

ne pergjerime zemershqyer,

si leshterik ne shtrojet e vjetra,

me lengje jashteqitjesh...

(kapluar nga dhimbja),

u zvarrita,

deri ne kthinat e klithmes apokaliptike...

Si ortek humnerave ,

u derdha vegimeve te ftofta,

vetem per nje puthje...

KURRE,

se ngrohu fryma jote,

qafen time

 

07/05/2015 

 

---------------------

Shija e puthjes

---------------------

 

U kreshperua floknaja nga shilagia,

dhe stuhia nen sqetull u kruspullos...

E mjelmet puthja jote,

me cmbeshtolli me dyll,

(klithin vetetimat vetullengrysur),

nen gurmaz dielli mjergurthyer...

E di,

dashuria,

vuante nga mungesa,

ne terrnaje frymemarrjet do gjakosen,

ne kacafytje te reja serishmi...

Cfare shije ka,

puthja jote e pritjes??!

 

11/08/2015 

 

-----------------

Dashuria...

-----------------

 

Kam mbetur ne dere duke pritur,

dhe ti nderstinesh,

lagesh e jarvavitesh buzehunde,

duke me byrrylezuar kur cekemi padashur...

Faleminderit,

o genjeshtare e paudhe,

(fytyren tende ne shate miliarde ta njihja),

por...me vjen keq per vetmine,

qe vetullvenger buzeqesh me mua...

Ka frike mos me humbe:

MUA apo TY...

 

17/08/2015 

 

----------

Mos...

----------

 

Mos me thuaj dashuri jam e jotja.

Ne unen e ndezur,

pikeloti avulloi.

U derdh vullkani

ne mishin tim erekalbur.

Mos,

deliri hirnoj ne ameshim.

 

19/12/2015 

 

----------

E di...

----------

 

E di,

dashuria eshte nje shkundulline,

ortekakull qe perplaset,

ne brigjet e zemres.

Aty behet uje.

E di,

ti je orakull pa hyjni...

 

18/04/2016 

 

----------

Etyd...

----------

 

Une cmbeshtillem,

e lumtur,

ne lakuriqesine tende,

ti kruspullosesh i vluar,

thellesive te mia.

Aty,

mrekullisht,

trupezohesh ne eter...

 

26/04/2016 

 

---------------------------

Ku humbe dashuri

---------------------------

 

Ku je tani?

Ne stinet e akullnajane,

me klithmat e mungeses...

A me mungon valle???!

Ndoshta jo!

Koha u permbys ne trishtim...

Ne mungesen tone.

Ne humbem.

U harruam.

Ndoshta dashuria jone nuk mjaftoi.

Ku humbe dashuri???

 

30/04/2016

 

--------

* * *

--------

 

O dashuri,

ne fundbarkun tend,

u zhyta,

deri ne thellesi...

Akullzjarr,

malli me mbeshtjell...

Perseri,

kruspullosem,

ne vetmine time djerr...

 

13/06/2016 

 

----------------

Vullkani…

----------------

 

E ngushte,

bluza jote,

nga vullkani pragshperthim...

...Tsumani furishem,

pushtoj ishullin tend...

Akoma,

bregu (s)nuk qenka permbytur...

Vullkani,

e pupurt Venera...

 

25/06/2016

 

--------

* * *

--------

 

Mos,

prit ne dhomen e zemres,

une nuk do te vij kurre,

mbeshtjelle me peshtafin e frymes,

(semafor gjelber i pafundme),

ne stacionin e metrose,

me dramcka pritje...

Cme thua,

ALOOO!!!

Une nuk do vij kurre.

Me fal!

I gjymte,

refuzimi...

 

25/06/2016

 

 

© Emi Krosi 

Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania