Nga Emi Krosi, Tiranë – 15 Mars 2025
Të kuptosh, nëse një vend është i zhvilluar, mjafton të shohësh rrugët. Rruga sjell zhvillim. Por, akoma më shumë kultura. Po, çlidhje ka kultura me rrugët? Ndoshta kultura e turmave dhe dijeve. Sepse, po të kishte rrugë, karvanet e udhëtarëve nëpër shekuj do ta përçonin shkrimin dhe leximin e gjuhës së tyre, kështuqë popujt dhe shoqëritë do ndërtonin infrastrukturën e tyre moderne , po duke mos ditur shkrim dhe këndim, jetonin në habitatin e tyre duke "mos lakmuar" se përtej malit, fshatit, apo lagjes tënde është fundi i botës.
Duket si "lojë fjalësh", por nuk është. Tashmë, njerëzit që lexojnë, janë mendimtarë dhe ideologë nuk shkruhen fare "në defterët" e pushtetit? A ka ndonjë deputet, që konkuron në fushën e artit? Sepse, shumë të herë të dish, është më mirë se të mos dish. Jo më kot Sokrati thoshte: "di një gjë , që s’di asgjë". Por, nejse të dalim tek rruga. "Rruga e Arbrit" u krye, me tunelin e Murrizit. Normalisht, një vend i varfër apo më mirë me thanë, një krahinë e varfër, e masakruar që në kohën e xhaxhit " si zogiste" i gëzoheshe asaj rrugës së vjetër gjithë kthesa të Shkopetit (por kur kishte njerëz) sot ka rrugë por jo më njerëz, dhe shoshiteshin e shtypeshin deri në Tiranë. U bë rruga e Kombit. U shkurtua ca. Prapë, ne "zogistët" vazhdonim në rrugën e vjetër të Italisë ( pavarësisht) se është një rrugë që përshkon një luginë shumë të bukur, që asnjë qeveri nuk e shfrytëzoj, se të majtët dhe të djathtët, Matit dhe matjanët, Dibrën dhe dibranët i shihnin si "zogista".
Por, koha ndryshoj. Por jo unë. Unë mesa duket (do të mbetem përherë kritike në opozitë), sepse asnjëherë nuk u kam dhënë asnjë meritë asnjë pushtetari vendor, kur fshatrave të Matit, nuk ka rrugë, ujë dhe varfëria është mesjetare. Pale kur e quajnë fyerje varfërinë? Por e vërteta ulëret. Tani si u bë rruga, (do hamë me lugë floriri) por kush ka mbetur për të marrë atë lugë të artuara?
Gjithmonë kur udhëtoj drejt shtëpisë së babit tim, në tokën e trashëguar gjysh pas gjyshi, ( ku çmenduria e politikës do t’ua shesë tokën e vet 1 ero) dhe marrina dokishoteste po kërkon "mullinj ere" kudo, rruga vetëm rruga, premtin tridhjetëvjeçar, por asgjë. Shyqyr, që babai im pati shumë fëmijë (dhe bëri dy puse për ujë), sepse akoma do mbanim me kuaj, bidona e teneqe tek "Kroi i Hurlopës". Kush mundi shtroi tubat nëpër male, kodra, shkëmbinj, ara e pyje, deri në shtëpi. Beteja për ujin dhe mbijetesën vazhdon, por dhe rruga është aty.
Prapë, i kthehem fillimshkrimit. A sjell rruga zhvillim? Po dhe jo! Po, sepse shkurton kohën, për një vizitë tek varret dhe tek prindërit ( ata që kanë mberur në fshatrat sepse jetojnë akoma ose falë bagëtisë ose falë remitancave të pakta të fëmijëve të tyre kurbetqarë), sepse tashmë ata, atje matanë, janë bërë prindër madje dhe gjyshër dhe nuk janë më djelmosha.
Jo, sepse shteti nuk do ua mundësojë nënava tona ( nëna ime shkon dhe shet fiq në Bulqizë, por nuk u bëra deputete, për dreq, sepse thuhej se kush shet fiq, bëhet kryetar), kurse shteti nuk ua merr pësipër, bulmetin, mishin, perimet dhe të mbushë tregun me "bio" nga fshatarët e Xibrit, ( që tuneli ua mban fshatin mbi supe), sepse duhet të vinë në tregun tonë "mbetjet" e komshijve dhe Europës. Ata, thjeshtë do jenë aty, në cepëudhët e tyre të pluhurta, ashtu si para 20 viteve, kur unë mbrojta temën në gazetarinë e shkruar me reportazhin: "Shitëset e perimeve, në rrugët e pluhurta të periferive veriore", por çuditërisht akoma nuk ka ndryshuar ajo pamjet apologjike migjeniane.
Pra, zhvillimi "përparon" por zogizmi ka veshur apoteozën e tij akoma. Dhe unë "zogistja" e fundit i gëzohem rrugës, sepse shoh babai tim qoftë dhe për disa orë. E them zogiste, sepse kur po dorëzoja dokumentat për gradën Dr.; në departamentin e Letërsisë në UT, profi i letërsisë se realizmit socialist, mbi 80 vjeç ( ka akoma një orë letërsie me leksione të zverdhura dhe të shkruara me dorë), ku asnjë sdudim nuk prodhoj derisa doli në pension d.m.th, sipas rregullave të shtetit, por prapë është profesor i jashtëm, duke më thënë: prapë këtu ti zogiste?! Po; -iu përgjigja, - derisa të ngjallet Zogu, këtu do jem! Por akoma mati dhe matjanët trajtohen si "zogista". Para katër vitesh Rilindja, dha një spektakël të shëmtuar dhe qesharak me ca nëna duke kërcyer hip/hop, para të " vidhte" votat, ku e bë meme. Ishte për të qarë dhe për të qeshur. Haja veten me inat, sepse vendlindja ime, ishte bërë meme dhe gjithë shqiptarët linçonin, "harbimin e plakave klosiane", kur ato marrin një pension qesharak kooperative dhe shumica prej tyre mbijetojnë falë fëmijë të tyre emigrantë, duke shitur ndonjë patlixhan të vyshkur në pazarin e dikurshëm të Klosit.
Do thoni ju, pse je kundër? Jo kundër rrugës, zhvillimit, por jam kundër karvanalistikës, kundër shout, sepse e vërteta dhëmb, por ai vend dhe gjithë qarku u Dibrës, ka nevojë për investime, punë, të ardhura dhe dinjitet, se është trajtuar "me syrin e njerkës", si analogji mes zogistëve matjanë dhe Rrugës së Arbrit, që ka ekzistuar që në kohën e legjioneve romake.
Shënim (mi kurseni personat politikë se do ti fshij mesazhet, se është bukur kur i shikon në TV pamjet 3D, por realiteti është shumë, po shumë më "vrasës").
© Copyright : EMI KROSI