Avni Dani, Tiranë – 10 Maj 2018
Mati i dikurshëm (administrativ) ishte shumë më i madh se sot. Përgjatë shekullit të 19 dhe në dhjetëvjetëshin e parë të shek 20, në kohën e organizimit administrativ osman (i fundit është bërë më 1856) ai ishte pjesë e krahinës së Dibrës, e cila përfshihej në Vilajetin e Manastirit. Pas Pavarësisë, Mati do të jetë njëri nga fiset e veçantë të veriut të Shqipërisë, me të cilin ishin të bashkëngjitur edhe 5 bajraqe të tjera që funksiononin më vete.
Kjo ka qenë ndarja që ka funksionuar edhe gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, kohë kur në veri të vendit kanë administruar pushtuesit austriakë. Një hartë të ndarjes territoriale të asaj kohe e ka përgatitur Franz Seiner. Ajo është botuar në vitin 1923 librin “Shqipnia-njoftime gjeografike, statistike e administrative”, të publikuar në Shkodër.
Sipas asaj harte fisi i Matit në vetevete ndahej në gjashtë njësi më të vogla e që ishin përkatësisht: Burreli, Xibërri, Klosi, Lisi, Lukani dhe Prelli. Sipas të dhënave të kohës në 46 fshatrat e Matit jetonin 23.643 banorë, pothuaj tërësisht të besimit musliman.
Së bashku me Matin janë të përfshira si bajraqe që funksiononin më vete edhe Rranxa (Bushkashi), Dardha, Kthella, Lura dhe Selita të cilat së bashku kishin 10 mijë banorë prej të cilëve rreth 6 800 katolikë dhe pjesa tjetër të besimit musliman.
Sic shikohet edhe nga kjo ndarje Mati i asaj kohe ka patur shtrirje territoriale në një pjesë të madhe të Mirditës dhe të Dibrës (sipas ndarjes së sotme).
Pak a shumë e tillë do të mbetet ndarja edhe pas vitit 1921, kur pas qeverisë së Lushnjës, dhe caktimit të Tiranës si kryeqytet, vendi ndahet në Prefektura. Në sistemin e ri administrativ Mati është njëra nga tre nënprefekturat e Prefekturës së Dibrës. Qendra e nënprefekturës caktohet Burreli (me fshtrat përrreth) dhe në përbërje të saj janë katër krahina (Strajca, Lura, Gryka dhe Kthella) të cilat së bashku kanë 36.345 banorë të ndarë përkatësisht : qendra me 7029 banorë, Strajca (Stragju) me 7097 banorë, Lura me 3238 banorë, Gryka me 3003 banorë dhe Kthella me 15976 banorë.
Regjistrimi i bërë në vitin 1921 ka qenë më i hollësishëm se më parë dhe në botimin që cituam më sipër të dhënat janë më të shumta, deri në lagjet e secilit prej fshtrave që në atë kohë përfshinte nënprefektura e Matit.
Një tjetër burim për popullsinë e Matit është edhe botimi “Shqipnia më 1927” i Teki Selenicës. Edhe aty nënprefektura Mat ndahet në 5 krahina (krahina qendër emërtohet si krahina Mat), të cilat së bashku kanë 66 katunde me 5739 shtëpi në të cilat jetojnë 39 945 banorë (muslimanë 31 426, ortodoksë 3 dhe katolikë 8497).
Në vijim po sjellim të dhënat e plota që kanë për Matin si botimi i vitit 1923 ku jepet organizim fisnor (harta austriake), ashtu edhe ndarja në nënprefekturë. Edhe në botimin e Teki Selenicës ruhet ndarja në prefekturë e krahina, ndonëse ka një ndryshim në përcaktimet e fshtrave të përfshirë në ndarjet krahinore.
1912-1921
FISI I MATJES
23.643 banorë (10 katolikë)
Burela (Burreli): Batra e madhe, Batra e vogël, Burela, Domi, Frankthi, Germani, Gurra e Madhe, Gurra e Vogël, Karica, Midha, Muzhaka, Shilbatra
Xipërri: Beli, Darsi, Fshati, Gurri i Bardhë, Keta, Shkalla, Unjate, Xipërri
Klosi: Bejni, Ceruja, Klosi, Patini, Plesha
Lisia: Burgajeti, Kurdarija, Lisia, Mallunxa, Shllija, Vinjolli
Lukani: Kasnija, Lukani, Murra, Selishta
Prelli: Barbullia, Derjani, Dukagjini, Laçi, Macuklli, Mësuqi, Prelli, Rremlla, Shtjefni, Zmaqi
BAJRAQET QI BANOJNË VEÇMAS
Bishkasi a Rranxa: Bazja, Brija, Hotaj, Kokërlloku, Shtogu, Stojani me 2.191 banorë ndër të cilët 1.995 katolik e 196 mohamedanë.
Dardha: Lashkiza, Fartaj, Zalli i Dardhës me 1198 mohamedanë.
Kthella: (Ferra - Skuraj, Kthella, Malaj, Përlataj, Proseku, Rrësheni, Shebja me 3.952 banorë ndër të cilët 3 371 katolikë e 581 mohamedanë.
Lurja: Me 1.605 banorë ndër të cilët 185 katolikë e 1420 mohamedanë.
Selita: Bozhiga, Dajçi, Gjoçaj, Kurbneshi, Lëkuna, Lufaj, Zajzi me 1 877 banorë ndër të cillët 1 229 katolikë' e 648 mohamedanë.
1921-1927
PREFEKTURA E DIBRËS
(78.383 banorë)
Prefektura e Dibrës nendahet në 3 nënprefektura :
1. Nënprefektura e Dibrës me 14 390 banorë
2. Nënprefektura e Zerqanit me 16.751 banorë
3. Nënprefektura e Maties me 36.345 banorë
NENPREFEKTURA E MATJES
Nënprefektura e Matjes përfshin :
Krahinën e Strajcës me 7097 banorë
Krahinën e Lurës me 3238 banorë
Krahinën e Grykës me 3003 banorë
Krahinën e Kthellës me 15976 banorë
Kryevendi i kësaj nënprefekture asht Burela (Kolaj, Ndreaj, Peruej, Zekolaj) me 384 mohamedan.
Katundet që gjinden ndër rrethe të Burelës
Batra e madhe (Hoxhaj, Kalaj, Pjeshkaj) me 267 mohamedanë.
Batra e vogël (Bukaçi, Çollakaj, Koçaj, Pepaj) me 194 mohamedanë.
Bazja (Cakonaj, Gjindaj, Gjonaj, Kokaj) me 953 banorë (741 katolikë e 212 mohamedanë). Brija me 173 banorë të gjithë katolikë.
Domi (Cakonaj, Demaj, Hutra, Leskaj, Xhokaj) me 109 mohamedanë.
Frankthi (Barçi, Dishanaj, Hysenlikaj, Kërfukaj, Zotaj) me 422 mohamedanë.
Gërmani (Barijoti, Mitraj, Qafa) me 530 mohamedanë
Gurra e Madhe (Alaj, Bakaj, Bozaj, Çakaj, Çerungaj, Çosaj, Canaj, Dukaj) me 1533 banorë gadi të gjithë mohamedanë.
Gurra e vogël (Hamzi, Koçaj, Kurtaj, Lezaj) me 294 mohamedanë.
Hotaj me 129 katolikë
Karica, (Daçaj, Frashnjeti, Kalthaj, Sheshaj) me 598 mohamedanë.
Kokërlloku (Kokërlloku, Ulzogji) me 264 katolikë
Midha (Bushati, Kurt Hysenaj, Sulaj) me 142 mohamedanë
Muzhaka (Balaj, Bashaj, Cenukaj, Likcanaj) me 190 mohamedanë.
Shilbatra (Cenaj, Dedaj, Gjinaj, Kadijaj, Takaj) me 181 mohamedanë
Shtogu me 493 katolikë
Stojani me 175 katolikë
KRAHINA E STRAJCËS
Katundet që gjinden në këtë krahinë :
Bejni (Mahalla e poshtër, Shahini) me 563 mohamedanë.
Beli (Beliti, Hasdrisi, Hoti, Kaceli, Kava, Stafa) me 201 mohamedanë.
Cruja (Cruja, Kokatini, Shënkolli) me 531 banorë (6 shkje e 525 mohamedanë).
Darsi (Mahalla e poshtër, Reçi, Spavali) me 515 banorë (5 katolikë e 510 mohamedanë).
Fshati (Ballshi, Gjunga, Tanushi) me 274 mohamedanë.
Fulqeti (Bulku, Dushku, Idrisi) me 533 banorë gati të gjithë mohamedanë
Guri i Bardhë (Çyrjeti, Ftofsina, Laska, Mahalla e poshtër, Mahalla e xhamisë, Mansi, Tanushaj) me 746 mohamedanë
Keta (Hysejndishaj, Islamaj, Koçaj, Muçaj) me 262 mohamedanë
Klosi (Lazri, Myziri, Palaj, Pasha, Shtogu, Sufaj, Trimaj, Xhetani) me 1325 mohamedanë
Patini (Bërshenji, Has Patini, Laçi) me 708 banorë (6 shkje 702 mohamedanë)
Plesha (Bala, Dashi, Merdita) me 182 mohamedanë
Shkalla (Dalli, Hanej, Mahalla e Epër, Mahalla e Poshtër, Zelaj) me 247 mohamedanë
Unjata (Balli, Çipi, Leti) me 139 mohamedanë.
Xipërri (Dushku, Hanej, Moshna, Sploni, Teguri, Telumi, Velimetaj) me 871 mohamedanë.
KRAHINA E LURËS
Katunde që gjinden ndër rrethe të Lurës :
Bozhiqa me 192 katolik.
Dajci me 218 mohamedan
Gjocaj me 306 banorë (10 katolikë e 296 mohamedanë)
Kurbneshi (Komula, Kurbneshi) me 339 banorë (321 katolikë e 18 mohamedanë)
Lëkuna me 283 banorë (277 katolikë e 6 mohamedanë)
Lufaj (Lufaj i epër, i poshtër) me 281 banorë (232 katolikë e 49 mohamedanë)
Lurja (Burijaj, Fusha, Guri, Katundi i vjetër, Kreja, Naramalla, Sumaj, Vlashaj) me 1619 banorë (187 katolikë e 1432 mohamedanë).
KRAHINA E GRYKËS
Katunde që gjinden ndër rrethe të Grykës :
Gryka (Bijsiti, Dujsiti, Grykanoka, Majesiti, Pashjani, Rusaj) me 794 banorë (7 shkje 787 mohamedanë).
Lashkiza (Lashkiza, Merskalja, Micaj, Surica) me 361 muhamedanë.
Muhuri (Hurdha, Qurkaj, Shqathi, Shqefa) me 949 mohamedanë.
Mustafaj (Lazrej, Mustafaj) me 433 mohamedanë.
Sejna (Mëza, Sejna e epër, e poshtër) me 466 mohamedanë.
KRAHINA E KTHELLËS
Katunde që gjinden ndër rrethe të Kthellës :
Barbulli me 207 mohamedanë.
Bruçi me 131 mohamedanë
Burgajeti (Braneci, Burgajeti, Cibaja, Koçaj) me 974 mohamedanë
Derjani (Daçaj, Mahalla e keqe, Mercijoni, Skuraj) me 719 mohamedanë
Dukagjini me 221 mohamedanë
Ferraj-Skuraj (Ferraj-Skuraj, Shkopeti) me 169 katolikë
Kasnija a Kacnej (Leshaj, Licaj, Margjokaj) me 308 mohamedanë.
Kthella (Kthella, Vjollca) me 292 mohamedanë
Kurdarija (Cumba, Grekaj, Hurdha, Kujtimi, Kurqela, Luxhasi, Spilaj, Suçi) me 1437 banorë (11 katolikë, 21 shkje e 1405 mohamedanë)
Laçi (Cemurataj, Havataj, Ibrahimlikaj, Kullat e Pashës) me 634 banorë (57 katolikë e 577 mohamedanë)
Lisa (Barçaj, Cupaj, Dragjoshi, Faricej, Gjalishi, Shoshaj, Terzija, Tutraku, Zogjaj) me 1577 banorë (3 katolikë, 8 shkje, 1566 mohamedanë)
Lukani (Mahalla e epër, e poshtër) me 412 mobamedanë.
Macuklli (Çurkaj, Dasnjana, Kalvaçi, Narca, Urxallaj, Valxhijasi, Vatdodaj, Xbokaj) me 1309 mohamedanë.
Malaj (Kameci, Malaj, Shjalci, Tena) me 526 banorë mohamedanë.
Mallunxa (Bishkasi, Dedaj, Mallunxa, Mallunxa e epër, e poshtër) me 246 mohamedanë.
Murra (Ferhati, Lalaj, Mehaj) me 555 mohamedanë.
Mësuqi me 112 mohamedanë
Perlataj (Kalba, Katundi i vjetër, Lurthi, Ndoja, Nedhishta, Sari i Bozhiqës, Sari i Dodajt, Sari i Ndreçës, Shtreza, Shullani, Zalli i Lekgegaj) me 1117 banorë (1101 katolikë e 16 mohamedanë) Prelli (Lazrej, Zalluzi) me 346 mohamedanë.
Proseku (Kazaçi, Platkna, Rrushkulli) me 575 mohamedanë
Rremlla (Cenametaj, Kukaj, Rrukaj, Samaj) me 805 mohamedanë
Rrësheni (Bunga, Fusha e Lumthit, Jezulli, Kaçorraj, Rrësheni, Sheshaj, Shtana, Tarrasi) me 878 katolikë
Selishta (Hanaj, Sinanaj, Skënderaj) me 580 mohamedanë.
Shebja me 347 banorë gadi të gjithë katolikë.
Shllija (Budini, Lurasi, Nuraj, Shpensi) me 671 mohamedanë.
Shtjefni (Bnshati, Izagaj, Kastrijoti, Soçaj) me 246 mohamedanë
Vinjalli (Çunaj, Faricaj, Mataj, Selitaj, Volteri) me 383 mohamedanë
Zmaqi me 199 mohamedanë.
1927
TEKI SELENICA, “SHQIPNIA MË 1927”
PREFEKTURA DIBËR
Nënprefektura 3
Krahina 11
Katunde 201
Shtëpi 15 583
Popullsia 83 006 (muslimanë 73 137- ortodoksë 1372 - katolikë 8 497)
Sipërfaqe 2386 km2
Dendësia 30 banorë km2
NËNPREFEKTURA MAT
Krahina 5
Katunde 66
Shtëpi 5739
Popullsia 39 945 (muslimanë 31 426 – ortodoksë 30 – katolikë 8497)
KRAHINAT E NËNPREFEKTURËS MAT
Krahina |
Mati |
Gryka |
Kthella |
Lura |
Strajca |
Katunde |
28 |
5 |
15 |
6 |
13 |
Shtëpi |
2560 |
378 |
1176 |
295 |
1337 |
Banorë |
16636 |
2505 |
9443 |
2779 |
8850 |
KATUNDET E NËNPREFEKTURËS MAT
MATI
(28 katunde me 16636 banorë – 16 599 muslimanë – 11 ortodoksë – 984 katolikë)
Batrra e Madhe 370
Batrra e Vogël 293
Bruci 176
Burreli 358
Burgajeti 970
Derjani 932
Dukagjini 317
Frankthi 509
Germani 610
Mallunxa 246
Gurra e Madhe 1378 (3 ortodoksë)
Gurra e Vogël 371
Karica 614
Kaceni 405
Kodra e Rrëshenit 446 (katolikë)
Kulla e Pashës 187 (17 katolikë)
Laci 515
Macukulli 1595
Malaj 516 (katolikë)
Mesuci 142
Midha 175
Muzhaka 249
Prelli 460
Rremull 1014
Shlliu 717
Shtjefni 326
Vinjolli 415 (5 katolikë)
GRYKA
(5 katunde me 2505 banorë – 2505muslimanë – 8 ortodoksë)
Kurdaria 1357 (5 ortodoksë)
Lisi 1462 (3 ortodiksë)
Lukani 603
Murra 757
Selishta 740
KTHELLA
(15 katunde me 9443 banorë – 1223 muslimanë – 8020 katolikë)
Bazi 1127 (775 katolikë)
Bushkashi 1420 (1410 katolikë)
Bozhiqi 239 (237 katolikë)
Gjocaj 459
Kthella e Epër 332 (katolikë)
Kurbneshi 469 (456 katolikë)
Lami i Madh 289
Lekuna 371 (362 katolikë)
Lufaj i Epër 387 (284 katolikë)
Perlati 1076 (1060 katolikë)
Proseku 800 (katolikë)
Rrësheni 1094 (1086 katolikë)
Seleba 374 (katolikë)
Shebaj 364 (katolikë)
Zojzi 553 (348 katolikë)
LURA
(6 katunde me 2779 banorë – 2328 muslimanë – 451 katolikë)
Arrën i Madh 679 (131 katolikë)
Brinja 428
Fusha e Lurës 427
Guri i Lurës 419
Kreja e Lurës 230
Lurja 406 (130 katolikë)
STRAJCA (STRAGJU)
(13 katunde me 8850 banorë – 8768 muslimanë – 11 ortodoksë)
Bejni 684 (2 ortodoksë)
Beli 250
Darsi 551
Fshati 324
Fullqeti 589 (3 ortodoksë)
Guri i Bardhë 920
Keta 414
Klosi 1549
Patini 1606 (6 ortodoksë)
Plesha 234
Shkalla 358
Unjate 219
Xibrri 1152
© Avni Dani
Blogu : Dars (Klos), Mat – Albania