Avni Dani, Tiranë - 3 Maj 2016
Vetëm tre vjet më vonë në vitin 1909 në Selanik nis të dalë gazeta Diturija e Lumo Skëndos (Mithat Frashëri). Është i njëjti titull që pas shumë vitesh do të dalë edhe në Tiranë. Mithat Frashëri, po vijonte traditën e familjes së tij, Samiu e Naimi e kishin nisur të njëtën gjë 25 vjet më parë në Stamboll fillimisht me gazetën Drita e që më vonë do të bëhej Dituria. Nipi i tyre të njëtin titull po e nxirrte në Selanik. Lumo Skëndo, që një vit më parë kishte qenë nënkryetari i komisionit të Gjuhës Shqipe, në Kongresin e Manastirit, i dyti pas Fishtës nuk kishte se si ta niste ndryshe botimin e revistës së tij, përveçse me një artikull për gjuhën shqipe.
Në numrin e parë të Diturija, (nr 1, 1 janar 1909) artikulli i parë i saj është ai që titullohet “Istori e shkrimit shqip”. Nuk është e vështirë të kuptohet se ajo që sjell Lumo Skëndo në shkrimin e parë të tij është një vazhdim i asaj që Faik Konica ka shkruar tek Albania. Shkrimi është konceptuar fillimisht si një renditje e librave më të hershëm në shqip dhe është e kuptueshme se me informacionin që zotërohej deri më atëherë Budi me Pasqyra e të Rrëfyemit konsiderohej si i pari autor në shqip.
Ja se si shkruan Lumo Skendo:
Nga librate shqip qe gendene sot m'e vjetera është një libr’ e shkruar pej Pietro Budit, arqipeshk shqipetar i lindure me nje fshat afre Krujes. Kjo është një libreze kishe e shtypure ne Rome me 1621. Kjo liberz e vogel dhe e shtypure 288 vjet me para, sot per sot esht’ m’i vjeter’i monumentevet te guhes s'one.
Titullin e librit autori i shkrimit e jep në fund të faqes të plotë si një sqarim të mëtejshëm. Pasi rendit si librin e dytë më të vjetër të shqipes së shkruar “Fjalorin latinisht-shqip” të Frang Bardhit Lumo Skendo, do të rikthehet përsëri tek Budi, për faktin se ai në atë kohë njihte si librin e tretë më të vjetër “Doktrinën e Krishterë”:
E treta Iibr qi dihet eshte prap e Pietro Budit, Dottrina Cristtiana, e Roberto Bellarmino, kthyer ne shqip dhe shtypur me 1664. Keto libra mi fet kristiane kane rendesi me te maae sc fjalor' e Bardhit, se kjo ka vetem ne paradhenie pese faqet mbe guhe shqip; teBudit jang tere ne gjuhe tone, dhe keshtu per mesim e kerkime te punes sone mund t’apen nje brume me te begaçem.
Në viijim autori i artikullit bën një përshkrim të plotë të dokumenteve të njohura deri më atë kohë në gjuhen shqipe duke argumentuar se shqipja në shekuj e ka patur të vështirë rrugën e saj porse më në fund, sipas Lumo Skëndos, kishte ardhur koha që “na duhet që të punojmë ma me të madhe kurajo që të fitojme kohën qe kemi humbur gjer me sot”.
Në Diturija nr 1, qershor 1916 Lumo Skëndo e korigjon shkrimin e mësipërm. Ai sjell fakte të reja për dokumentet më të vjetër të shqipes, duke përmendur Mesharin e Buzukur dhe Formulën e pagëzimit:
Emzot Schiro, na ka shenuare nje doreshkrim te nje Shqiptari te quajtur Bozuk dhe qe do te jete shkruare me 1555.
Zoti Dimitri Berati ne nje artikull qe boton ne “Tribuna Albano-Romana”, No.7, Maj 1916, me titullin Shenime mi gjuhet Shqipe, na kujton dy gjurme akoma me te vjetra te shqipese, njera nga moti 1462 - tjatra nga moti 1496 ose 97. (Fjala është për formulën e pagëzimit dhe Fjalorin e Arnold Fon Harfit.)
Ndërsa në Dituria nr 3, janar 1927, Lumo Skëndo rikthehet tek Budi, ashtu si kishte bërë edhe Konica, pas një debati me Karl Gurakuqin për ë-në e patheksuar fundore. Ja cfarë citon ai: Bashke me Bogdanin jemi mesuare qe te shikojme libren e Budit si nje vepre klasike, sado qe - si edhe shoqet e tjela - jane fort pake te studiuara. Çelim pra Budin dhe verejme : aresyenë (faqe 5). shintesinë (f. 6), tënëzotinë (ibid), ujëtë, ditënë, të nxitië (f. 7) shintinë, urdhënë(f. 8), shintesë kishë(f. 9), jete të jetësë (I. 9).
© Avni Dani
Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania