Fjalimi i Z. Arif Mati, 21 Mars 2017
Së pari i nderuari zoti president Bujar Nishani ju përshendes me respekt dhe ju falenderoj pa mbarim për këtë dekoratë që është e shenjtë për mua, një dekoratë që ka marrë emrin e një me të medhenjve Rilindas shqiptar : Naim Frashëri. Sot, Falenderoj gjithashtu shtetin shqiptar, vendin e të parëve të mi.
Kjo ditë dhe kjo ngjarje do të mbahen mend dhe do të jenë të paharrueshme për mua dhe kjo është një kënaqësi, një nder i madh, një vlerësim, një mirënjohje dhe një lavdërim për 50 vite të përkushtuar studimeve shkëncore, historike dhe gjuhësore që kam kryer për të nxjerrë Pellazgët nga harresa dhe hiçi dhe veçantërisht për rindërtimin e se vertetës historike dhe gjuhësore. Këto Pellazgë ishin parardhësit e trako-ilirëve dhe stërgjyshërit e mi, stërgjyshërit e kombit shqiptar dhe vendëve shqipëfolëse.
Prindërit e mi të ndjerë do të ishin sot krenarë dhe të lumtur për të parë djalin e tyre i përshëndetur dhe i lavdëruar nga presidenti i republikës së Shqipërisë dhe nga gjithë Shqiparët. Faleminderit i nderuari president për këtë dekoratë të jashtëzakonshme për një shkencëtar dhe një njeri si unë që ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së tij për vendin e të parëve.
Faleminderit.
Mathieu Aref