Aref Mathieu : Shkencëtari dhe shkrimtari me origjinë prej Mati


Arif Mati
Arif Mati

Aurenc Bebja, Francë

 

Arif Mati (Aref Mathieu), me origjinë nga fshati Rremull, i rrethit të Matit, është lindur me 1 mars 1938 ne Kajro (Caire), Egjipt. Eshtë i martuar, ka tre djem dhe një vajzë.

 

23 vitet e para të jetës së tij i ka kaluar në Egjipt, ku edhe ka kryer gjimnazin dhe studimet universitare. Më pas, në vitin 1961, ai udhëton drejt Francës, ku edhe jeton që prej asokohe. Eshtë i diplomuar në fusha të ndryshme, si  « Literaturë, Artet e bukura, Arkitekturë, Drejtësi e shoqërive, dhe Histori antike ». Flet pesë gjuhë të ndryshme : shqip, frëngjisht, arabisht, italisht dhe anglisht.

 

Në vitin 2003 et 2004 ka publikuar dy libra në gjuhën frënge dhe më pas të përkthyer edhe në gjuhën shqipe :

 

1 - « Albanie (histoire et langue) ou l’incroyable odyssée d’un peuple préhellénique. -  Shqipëria (historia dhe gjuha) ose odiseja e pabesueshme e një populli parahelen », Shtëpija botuese Plejad, Tiranë 2007.

 

2 – « Grèce (Mycéniens = Pélasges) ou la solution d’une énigme Greqia (Mikenët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme », Shtëpija botuese Plejad, Tiranë 2008.

 

Me 3 janar 2012, Zoti Mati mori gradën Doktor në degën « Histori dhe Civilizimet Antike », në universitetin e njohur francez, me famë botërore, Sorbona (Sorbonne – Paris IV). Ka mbrojtur temën « Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek » duke e justifikuar me argumentat e më poshtëm :

 

- Greqia, në lashtësi quhej Pellazgji ;

 

- Pellazgët ishin "barbarë" që nuk flisnin greqisht, pra ishin jo grekë, me ta nuk kishin lidhje etnike dhe gjuhësore. Pellazgët nuk ishin stërgjyshërit e grekëve ;

 

- Pellazgët u dhanë Helenëve një pjesë të madhe të kulturës së tyre, institucioneve, besimin fetar, dhe një fond gjuhësor (siç dëshmon Herodoti) nëpërmjet Jonianëve që ishin Pellazgë përpara se të bëheshin ata helenë ;

 

- Grekët e lashtë nuk e njihnin "qytetërimin Miken" ;

 

- Homeri i përcaktonte Pellazgët dhe gjuhën e tyre të shenjtë dhe gjuha greke nuk është folur përpara shk. 6 p.k dhe prandaj nuk ka patur asnjë "qytetërim Miken" ;

 

- Linearin B, Ventris dhe Chadwick në mënyrë mekanike e emërtuan "mikenë" dhe gjuhën si "greqishtja e lashtë" ;

 

- Pellazgët padrejtësisht janë trajtuar nga historia moderne si një popull i zhdukur pa lënë gjurmë. Në të kundërt të gjithë autorët antik i kanë trajtuar si populli më i lashtë në vendin që më vonë u bë Greqi dhe banorë të vetëm para-grek ;

 

- Qytetërimi i emërtuar Miken, nuk ka ekzistuar kurrë me këtë emërtim. Qytetërimi i vetëm që ka egzistuar para ardhjes së grekëve qe ai i Pellazgëve. 

 

Ne, si matjanë, puna e Arif Matit, na bën të ndihemi krenarë, sepse vë në dritë historinë (origjinën, gjuhën...) e popullit shqiptar, e cila për shkak të luftërave dhe pushtimeve të ndryshme ndër shekuj, ka qenë e modifikuar. Historia është shkruajtur shpesh nga ata që kanë fituar luftërat, dhe ata që i kanë fituar, e kanë shkruajtur atë jo ashtu siç është në të vërtetë, por ashtu siç u përshtatej.

 

Zoti Mati ka kontribuar, në mënyrë vullnetare, ashtu si edhe matjanë të tjerë, për zhvillimin e blogut « Dars (Klos), Mat - Albania », duke dërguar një hartë të komunave të zonës së Matit dhe një hartë të lashtësisë së Shqipërisë, këtu më poshtë. E falenderoj përzemërsisht për kontributin e tij dhe krenohemi që rrënjët i ka nga zona jonë matjane.

 

 

Source : Aref Mathieu
Source : Aref Mathieu
Source : Aref Mathieu
Source : Aref Mathieu