Bota e Albës


Fotografi e marrë në profilin facebook të autores
Fotografi e marrë në profilin facebook të autores

Cikël poetik nga Alba Duva


 

© Alba Duva

 

-----------------

Kanga ime

-----------------

 

A asht bekim a mallkim?

Kur ke kaq shum me thane.

E t'vijne te gjitha n'gryke.

Here si mjalte e here si vner.

E ti duhet me ju shkeput njerzve.

E me e nxjerr, se ske ku shkon.

Me te n'fyt.

Po me e nxjerr, n'at mnyre.

Qe ty me t'pelqy.

Se ndryshe, e gelltit.

Dhe e di qe do helmohesh.

Por prap zgjedh me e pertyp.

E me e duru at, gjth kohes.

Si gazep n'kry.

 

A asht bekim a mallkim?

Kur tane njerzit te duken krijesa.

Te kanges tane.

E kur don me knu.

Zgjedh me i knu atij qe t'hyn n'zemer ma shpejt.

E ma furishem.

Si ata rrezet e Diellit

Qe ti çelin syte ne mengjes.

E t'bajn me e nis diten bukur.

E don me i pas n'gji tan diten e gjate.

 

A asht bekim a mallkim?

Kur nji gja qe e don fort.

Munesh me e lane me ik.

Kur e din se ma fort i ban dam.

Se i ban mire kur t'sheh.

Por ama e sheh me andje.

Gjithnji kur nuk e ka menjen.

E tane jeten e kishe dhane per te...

 

A asht bekim a mallkim.

Per dike qe mos me u ba dam

Atyne qe don ma fort.

Zgjedh me ike.

E me i pre tan shpresat e veta.

Kurrihere me mos e pa veten

Tuj gzu plotsisht.

A asht bekim a mallkim,

Prap me e dasht kaq fort….

Jeten

 

 

 

-------------

Po mbij

-------------

 

Jam farë po mbij në një tokë të papunuar.

Jam fara e nje bime të egër me rrënjet

që i shkojnë deri në shkëmb rrëzë malit të Balgjajt.

E toka ku kam thith minerale është e pasur

jo veç me krom por edhe me fjalë të pathëna ndonjeherë ...

Jam farë e një bime kërcellgjelbërt

që ushqehet ndër kroje me uje të kristaltë,

ku nuk e tremb as i ftohti,as thatësira

se ka rezervat në brendësi të pyllit.

Jam fare e po mbij, por më duhet drita diellit

Diellit tim ...

 

 

 

----------------------------

Biletë vetëm vajtje

----------------------------

 

E dashur toka ime,

sapo preva biletën vetëm vajtje,

kthimi nuk dihet.

Të kam lënë kujtimet, Kujdesu për to!

Vitet më të bukura, të lutem kujdesu për to!

Dy duar kam lënë tek banka e fakultetit,

po shkruajnë leksionet asgjë nuk kuptohet, e di !

Por unë me sy mbyllur i lexoj,

edhe në gjumë po të mi pyesesh t' i them përmendësh.

Kam lënë këmbët tek rrugica e lagjes.

Megjithese gjer vonë e parregulluar,

gropat i kisha argëtimin e ecjes me fëmijët

numëronim sa herë do rrezoheshim..

. Kam lënë puthjet diku,

zemërimin e beftë,faljet

dhe kafenetë e zhurmshme.

Ditët që i përzinim në rrugë

dhe netët që përqafonim lumturisht..

. Kam lënë zemrën, mendjen tek ti

Të lutem kujdesu për to!

Unë do të vij e do të të sjell

Një zemër tjetër,

por dije nuk do ta njohësh...

Do të të sjell një mendje tjetër

por krejt të shpërqëndruar...

sepse andej nga do shkoj malli

do të më gërryeje ç'do ditë...

 

 

 

-------------

Shpirtit

-------------

 

Pa zë

Pa lot

Pa fjalë, për besë

As nuk të gjej, as nuk të kërkoj

Pa sy

Pa duar

Pa ecur

Pa dritë, në terr

As nuk të kam, as nuk të dua

Pa vend

Pa mish

Pa flokë

Pa buzë, bosh

Asgjë, asgjë, asgjë, asgjë...

 

 

 

-------

Sot

-------

 

Sot jam zhurma e një tornoje që pret hekur tuj nxjerr xixa.

Jam sot e tana zhurm, ajo që t'vjen në vesh

e nuk t'len me u përqendru në gjanat që duhet me ba.

E sa ka për t' ba....nuk numrohen.

Kjo zhurm mbledh krejt tingujt ma t'eger, e ato ma kritikët.

Ban si papagall, veç t' flet në vesh.

E te sjell në mendje mungesat.

E ja përplas kujtimeve, të ngratat sa ishin rehatue në do gjana të tjera.

Ky grumbull tingujsh që i bërtet furishëm qetsise shpirtnore,

i rrin fort mire ktij qyteti e sidomos ksaj lagje.

Dje ish nji pallat tetkatësh,

sot nji lokal që ndryshon ftyren për së treti herë brenda vitit.

A thu se prej ftyres s're do ta shohin ma shumë njerëz.

Po kta njerëz jemi. Po kta...

Veçse si zhurmë nuk durohem,

jam ba si refreni i një kange të vazhdushme.

Eh... lagjet tona që u ngjajnë kantjereve.

E une sot jam zhurma e kësaj tornoje

që s'pushoj me tingujt e zhurmshëm të mendimeve n'tru...

Veçse, Sa du me qenë lule...!

 

 

 

-----------------

A munesh

-----------------

 

Ku munesh me e mçef gurren e lotve

që gurgullon gati me shpërthye, moj grue... Ku?

Ku munesh me ja mçef hanën natës... Ku?

Ku munesh me e jetu jetën me njerez?

Ku brenda shpirtit ke të tjera jetë të jetueme në andërr.. Ku?

Ku munesh me i pa njerzit në sy pa pas sytë e zemrës..

Si nji kukull. Me atë zemër të coptume... Ku?

Ku munesh me e ba edhe rrugën për në tempullin e jetës, se duhet... Ku?

Ku e gjen tanë ate force me e harrue dhimbjen

e nji punë asnjiherë të vlerësueme sa duhet.

E vakteve të deshtuem, të maleve me fjalë boshe

që plasin si tullumbace që s'kane as force as peshë me qendrue por prap lendojnë...

Ku e gjen forcen moj grue me i ba të tana njiherësh...

edhe tu ju gzue ksaj jete...

Moj grue.....?

Veç dije se, krejt universi tronditet, ti ba me u zemerue....

 

 

 

---------------------

Ditë e trazuar

---------------------

 

Pëllëmbë që përplasen shoqëruar nga buzëqeshje servile...

Brohoritje që i falin pushtetin unit.

Këmbanat e kishes bien pareshtur.

Një çift kurorëzoi dashurinë e tyre.

Për dreq mbi kokat e tyre fluturonin korbat...

Dhe kjo shenjë ogurzezë njollos bardhësinë e nuses...

Dhëndri ish njeri prej tyre.

Një arkemort ndalet në mes të rrugës.

I ndjeri nuk kish kryer qokën e fundit në funeralin e tij...

Trashëgimia e tij ishte molla e sherrit.

Trotuarit ngjitur i vendosën emrin e një dëshmori.

Dëshmorët veç emrat trashëgojnë pasi kanë humbur jetën...

Edhe ai mund të ketë qenë i gjyshit...

Lavdi vdekatare...

Një burrë që flet për një vend të bukur.

Ky vend nuk mund të jetë veçse shpirti i një gruaje të dashuruar...

 

 

 

--------------------------

Nji grusht uj syve

--------------------------

 

Nji grusht uj syve

mjafton me e largu andrrën e me ju pervesh ditës n'qafë

. Stërkalat, nji e ka nji i japin mendjes nga nji detyrë dite,

grue,

nanë,

motër,

kajherë edhe burrë, kur t'prishet makina rrugës.

Nji grusht uje syve...

Mjafton me t'kujtu ndjesinë e t'ftoftit

që hyn deri n'zemër e prap ftoft del prej aty,

duhet me kenë zemërakull.

Nji grusht uj syve

T'ban me i la krejt ndjesit e mramit.

Çel siparin e aktit të ditës me shumë role.

Skena asht nji ky qytet që lahet

me nga nji grusht, pa uj,

n'zemër,

n'duer,

n'kry e kah munen.

 

 

 

-----------------------------

Qënie me kufizime

-----------------------------

 

Jam e mshtjellme n'do menime që vetëm mu m'vrasin, e di...

Po ku ti çoj?

Ku ti degdis me mos u kthye ma?

Ku ti ''rrah'' që të zbuten pak, se boll të vështira janë si trajta mendore.

Kujt t'ja tham?

Që t'gjejn derman.

Ku t'i çoj masi jan çel prej burgut të ndjesive?

Kan me ba dame....

Si kuaj t'eger nën presionin e zbutjes.

E prap nuk zbuten, duen pyllin.

Duen lirinë me jetu lumtur.

Por, ky pylli ynë njerzor ka aq shumë gardhe rrethuese.

Ca të trashëgueme

Ca të tjera, hije që ruajnë vreshtin.

Ma mire t'turbullohesh nder vedi.

Qenie me kufizime.

Luj sa t' kesh mundsi, por pa lujt mos rri

Liria vlen edhe e cungueme...

 

 

 

------------------

Ke zaptu...

------------------

 

Lëndinat e mendjes time.

Cepat e mbjella me shelgje lotues, t'puneve që du me ba.

Prroin e gjelbërt që e popullojnë pilivesat,

që bredhin bregut tand veç me t'pa.

I ke dhanë aromë natyrës s'eger, mbi lekurën time.

Ajo tashme ka mbjelle n'limf do përralla të fshehta.

Që vetëm unë i dëgjoj…

M'ke gatu nji buke të ndorme, mu bash n'zemer.

Me grun fjalësh t'thjeshta, tuj i lidh me zanin e nji burri që t'flet pa za.

Tash m'ke ba tanën e përjetshme, veç me sy...

 

 

 

---------------------------------

Birit që se linda kurrë

---------------------------------

 

Bir!

Shpirt, që desha aq shumë të ishe këtu me mua sot.

Që kur me gërryente ndjenja e amesise ndër damaret prej gruaje, te doja bir.

Aq shumë, sa që kur merrja vesh për motrat e tua,

zemra me zvogelohej gati në të humbur.

Edhe ajo zemër që mbetej, e vockël fare për momentin bëhej gur...

Pendohem sa s'ka me ku të shkojë,

për këtë dashuri të verbër, në limitet e varesisë prej teje.

Pendohem fort...

Por mësova të të harroj shumë shpejt, prej motrave të tua...

Ato janë dritë e patjetërsueshme në sytë e mi.

Jane dritë e kupton, dritë, dashuri...

Mos u trishto!

Te sejcila ka nga një tipar tëndin që e veshin shpesh.

Janë të forta...

Janë të zonjat e vehtes dhe do të jenë edhe më mirë…

Në këtë botë ku shpesh vajzat, gratë nuk janë aq të forta sa duhet.

Ato kanë veshur rrobën e pamvaresisë prej pushtetit mashkullor.

Ti i mësove, me mungesën tënde. Bota është e tyre...

Bir, Po të le të lirë

Po të le të shkosh tek një tjetër nënë, tek një nënë që ka nevojë më shumë se une...

Ne jemi shumë mire.

 

 

 

-------------------------------------

Bij të kohës së çmendur

-------------------------------------

 

Pse koha është e çmendur!?

Nuk flas per motin, ai ka kohën e vet.

Flas per kohën, këtë të çmendur që po thyen mite.

Këtë të çmendur që po ridimensionon vlerat.

Nje qyteterim që ngrihet mbi të pathëna nder shekuj.

Po pastron fytyrën nga pluhuri mijëravjeçar.

E duket bukur aq bukur sa po e miklojnë me sy kombet.

Po po ato që nuk e qasen deri më tani.

Por sa vonë...

Tokës i ndryshohet boshti ose i është ndryshuar kaherë,

po ne tani e vëmë re.

Apo eshte trill si shumë të tjera!?

E gjithë ç'ish besuar deri më tani, bëhet erë...

Besimet ndrijnë tek hundët e monarkeve të rinj të botës.

A thua se është kurore e ligjshme që trashëgohet.

Por nuk kanë atë që e shejtron besimin...

Zemrën e mirë. Gjysma e botës vuan urie,

mbijetesa është kryefjalë për to, por kurrë  nuk e humbin besimin.

Ato i kanë kurore të ligjshme, a thua se edhe ato

trashëgohen nga brezi ne brez.

Semundje që marrin mijera jetë.

i thajnë deri në rrënjë bashkë me ëndrrat, si barin e keq.

A thua se nuk kanë shpirt.

Sot bie miti i tyre, mirëpo dolën të tjerë djaj që presin koka,

Të tjere...

Po ne pse jemi bij të kesaj kohe vallë...

Përse ???

 

 

 

----------

Sonte

----------

 

Sonte po i dorëzohem dekun, natës

E agu me m'ngjall apet.

Andrrave u kam vu drynin n'kapak t'syve.

Për me mos e çel kurrihere.

E tash,

Zajshëm vin e m'lusin n'vesh.

 

 

 

----------

Lutje

----------

 

Ardhsh e bardh e paditun!

Gzona...

Vishna me fllad lumturie.

Lekuren e shpirtit.

Tone e t'taneve…

Freskona

Kryet me na e lane n'vend

E mendjen me na e ba t'thjesht si t'fmijve.

Zemres me i dhan me hanger

Amël...

Ditet zgjatna sa t'dime me i jetue.

Frymen e bardh l'shona

E jetes n'hak kurr mos ti hyna...

Ardhsh e bardh dhe e bekueme!

E paditun...

Deren e nesermit e ke te çelun.

Per ditet qe do te vijne

E s'do tju kem me prane

 

 

 

-------------

Tashme

-------------

 

Shpirtrat nuk jane ne dore te njerezve.

Mendjet jane transformuar ne ekuacione te pazgjithshme.

Trupat zbulojne sekretet e tyre.

Veç bimet e parajses mungojne.

Paktet jane martesa te destinuara.

U perkasin firmave boshe.

Ditezinjte mbledhin zemrat si luleshtrydhe.

Ne rruget e parajses tokesore.

Toke qe ushqehet me gjakun e vet...

Rrit gjakpires ne vend te bimeve.

Dhe ulem e i puth duart tokes time.

Qe eshte aq e duruar me mua.

Ne antagonizmet e kohes moderne.

Qe s'eshte gje tjeter veçse nje plake e ngjyer...

 

 

 

-------------------------------

Me terheq nje hije...

-------------------------------

 

Ecim mbi numra...3,7,4,7

Te mbuluar me pluhurin e perteses.

Mbi çatine e nje bote qe per pak u shemb.

Ne bishtin e palloit nje pende

Prishi gjithe simetrine.

Pende fajtore, do denohesh.

Perfekten shemtove...

Syte kurioze dhe zhbirues

E humbin magjine neper frikera.

Nje peisazh shkretinor, vizatohet ne ajer.

Me dy duar te dorezuar rishtaz.

Mbi boshtin e zjarrte te mesbotes.

Aty ku e errta dhe drita jane nje binom i pandare.

Humanja dhe natyra e virgjer, derisa te rezistoje.

Edhe aty ekuilibri eshte lekundur.

Ne tehun e nje fije floku.

Syte lakmitare, verbojne...

Sa e peshtire, marramendese deri ne te vjelle.

Vijat e zebres i jane vene elefantit.

Po ndihet zjarri nder kembe, e errta po vjen...

 

 

 

---------------------------------

Thellesia po me merr

---------------------------------

 

Nuk di nese po fundosem apo po i ngjitem lart,

Asaj qe imagjinoj.

E kam thene; imagjinata eshte e kote.

Krisem e realitetit.

E pastaj duhet nje bote per tu kthyer ne Bote.

Me mire nje jete pa te.

Vdekje e perkohe dhe e pakohe.

Transhendence e lehte kur as nuk di as nuk do.

 

Po me humb...

Po me humb siç humb vdekja nje jete...

 

Ujshem dhe pershtjelluar ndjej.

Bulzat e çdo klithme te mire e te paqte.

Per degjim, per te te thene.

Zeri, gishtat jane coptuar si drure te kalbur,

Te nje trungu te mallkuar deri ne rrenje.

 

Po me humb...

 

Si frymemarrjet e fundit te nje te mbyturi,

Ne fund te detit, dalin lutjet,

Zerat qe te kerkojne....

Eshtrat nuk duan te kthehen ne korale…

Megjithese do ti mbaja ne qafe, si bizhu.

Nje jete e tere nuk mjafton ti ktheje ato ne jete.

Veç nje zemer po.

 

Por...po me humb.

 

 

 

---------

Nata

----------

 

Nata kaleron ne te pertejmen bote.

Agu vishet veç me drite.

Hena tutje nuseron.

Endrrat zene e mbyllin syte

 

 

 

-------------------

Kjo rruge...

-------------------

 

Prej endrre qe me perndjek

Çdo here qe qepallat me flasin me lot…

Dhe permbusin shikimin qe nuk bindet

Por vjen te ti...

 

Kjo nate...

Prej qetesie, qe vlon brenda meje.

Tek çdo ikje nga kjo bote.

Dhe fshihet ne nenbote...

Prape vjen tek ti

 

Ky çast...

Qe mbart me mijera mendime

Ne vija te çrregullta mbledhur grumbull

Nis rrugen e zeshme

Dhe krijon pikerisht jete qe,

Prape vjen tek ti...

 

As rruga as nata as çastet nuk jane me.

Dhe une veç mbyll syte...

 

 

 

----------------------

Tani e kuptoj…

----------------------

 

Tani e kuptoj mungesen e vullnetit.

Per te lidhur mendjen me trupin.

Deshiren me duart dhe kembet.

Imagjinata eshte nje dobesi njerezore.

Por dobesia e duhur, çlodhese.

Qe viteve u heq peshen e kohes.

 

Tani e kuptoj..

Besimi eshte kaq i fuqishem,

Nje ushqim

Ne fund te fundit pjelle e mendjes

Edhe ai.

 

Megjithate nuk eshte se gjithçka kuptohet.

Mendja serisht eshte kokeforte.

Lejon te shohim vetem ate qe ajo do.

Te tjerat i nis me valet.

Drejt te se pafundmes.

Per tu dhene atje kuptim.

Por kur do te shkojme atje...?

 

 

 

----------------------------------

Sa kohe kam jetuar...?!

----------------------------------

 

Sa kohe, me syte e mbyllur

Bluaj vetem keqardhje

Dhe me te gatuaj forcen.

 

Sa kohe kam ecur nder

Bedenat e nje keshtjelle

Pa emer...

Gati per te rene.

Me mire te kisha rene...

 

Sa kohe nder indet gjoksore

Lengu i kuq ushqen

Pa zemren....

Limfa eshte e erret deri ne

Mendjen pjellore...

 

Sa kohe duart kane mbajtur

Keto mendime te renda per nje femer.

Por kjo ka ndodhur…

Tashme e di.

 

Eci, vetem eci…

Here me bashkeudhetare.

Here vetem…

Krejt pa njeri….

 

 

 

------------

Nëse...

------------

 

Nese nje dite do te kem nevoje te flas.

Do ta kyç gojen, mendjes do ti jap force te harroje.

Kujtesen do ta burgos ne ishullin e Shen Elbes.

Edhe pse atje Napoleonin do te takoje.

E ndoshta arratisja mund ta shpetoje.

 

Por jo...

Fjalet jane krejt te kota dhe kaq te nevojshme...

 

 

 

---------------------------------------------

Shqiperia ime, e bukura ime ti

---------------------------------------------

 

Te dua shume

Si do qe te jesh, si do qe te dalesh.

 

Une jam Ti...

 

Une jam qeliza jote, neuron…

Te jap fuqi, jete, ndjesi…

Por jo vetem ne ndeshje futbolli.

Kurdohere ne perditshmeri.

Ne gjerat e vogla, te medhate gjithashtu...

Ne te veshtirat kohe

As nuk te shes as nuk te blej...

 

Une jam Ti...

 

Pellazgjike, Ilire, arberore…

E bukur, krenare

Ne oxhak te Evropes...

Une jam Ti...

 

 

 

-------------------

Ekuiliber...

-------------------

 

Gure paralele qe i klithin universit

Me nuancat e grise...

Kam nevoje per ty!!!

Tek tuk thyhen nga e kuqerremta

e bardha, gurkali

 

Valet sjellin ne breg fjale te buta

Pergjigje perkedhelese

Qetesim per shpirtin...

Dielli im mungon

Rete zoterojne shpirtin e tij

Por kjo nuk do te thote qe nuk eshte,

E ndjej ne lekure...

 

Syte i largohen trupit…

Marrin shpirtin per dore dhe shkojne tutje…

Ne ishullin e njeriut…

Veshin petkun e lumturise

Shuajne mallin.

 

Universi tashme eshte vete,

Ekuiliber.

 

 

 

------------------------------

Nuk kam më kohë

------------------------------

 

Nuk ka me kohe, jeta ime…

Nuk ka me kohe per tu rritur.

Koha eshte gjurme ne breg te detit

Qe zhbehet me dallget.

Mbetet, vetem nese une dhe ti ecim perdore.

Shpirtrat largojne friken.

 

Nuk ka me kohe, jeta ime...

Nuk ka me kohe per te pritur.

Tashme femijet jane te zotet e vetes.

Une dhe ti jemi te vegjlit.

Qe ecim sonambul mbi endrrat e tyre.

Pa e ditur....

 

Nuk ka me kohe, jeta ime...

Diteve po u veme emra sendesh.

I pastrojme mire e mire nga pluhuri, I zenkave dhe hatermbetjeve.

Stive ne sendukun e kujteses i vendosim, si thesare.

Veç ato do te trashegojme....

 

Nuk ka me kohe, jeta ime....

Eja, zerme per dore!

 

 

 

----------------

Shpella...

----------------

 

Ne shpellen mijeravjeçare

Stalaktitet gervishtin kokat e kryelarteve

Mendimet e te cileve,

Jane llampe qe u ndriçon rrugen.

Shpellareve te vobekte.

 

Ne te gjitha tunelet po te futesh.

Rruget jane te drejtuara ne nje vend.

Pellgu i karriges...

Ku shpellaret hane reren e paket.

Pikat e ujit bien ritmikisht

Masin kohen qe vritet,

Sa here qe mendjet e gervishtura

Kishin gjetur rrugen per te dale nga ay vend...

 

Por dalja kontrollohet nga cikllopet

e komanduar te Zeusve te Botes

 

Tashme dalja nuk eshte mundesia e vetme

Te rendesishme jane llampat qe shpellen ndriçojne...

 

 

 

-----------------------------------------------------

Kur nuk ke fuqi as ti mbyllesh syte…

-----------------------------------------------------

 

Nallbani i vesh endrrat zgjuar...

Nje shtojzovalle, pret tek liqeni i zambakeve.

Qe kete nate do te çelin tingujt.

Ne vend te petaleve.

Muzika e luleve do vere ne gjume naten

Ndersa une do te perkedhel  endrren.

Si  femija qe i gezohet jetes.

 

 

 

----------------

Që kur...

----------------

 

Qe kur u ula te ngroh

vezet e klloçkes kryeneçe

Lisharsja e dyshimit,

varur ne deget e shelgut

lotues te kujtimeve..

Pikon tek varri i Kleopatres.

Qe sundoi nje perandori por

As koha as froni nuk e penguan ta jetonte jeten...

Pyetem : Valle a ka force njeriu ta derrmoje fatin....???

 

Qe kur...

Kallamaret u ndezen ne ujrat e te ardhmes...

Thirra...me zera qe jehonin dridhshem…

Njepasnjeshem....

Ishin fikur ndjesite e ekuilibrit ne qenies....

U perveluam nga zgerdheshjet e virtyteve te rreme...

Pirgjet e premtimeve po prekin qiellin.

 

Qe kur…

varrhimesja e ndjesive

Nuk kujdeset me per to...

Ikjet naten me aromat e jasemineve

ne kopshtin e Edenit...

Jane bere te pernatshme

Frikshem kthejne endrrat

Vjedhtas, permallshem

shkembejme shpirtrat buze

ujrave...

Varrhimesja te zgjohet edhe atehere kur…

vdekjet paralajmerojne ringjallje...

 

Edhe kur

Qielli qan venger...uleret

Kaperdin kafshata resh te nxira

I vjell mbi ne...

Mbetemi po njesoj...

Lahemi ne shiun e llumte

Thahemi te pafre

Nen Diellin qe qesh

Lind e perendon njesoj...

 

 

 

------------------------------------

Nëse Deti, i bukuri im…

------------------------------------

 

Me do kaq shume e me sheh ne sy

Pse sa here i afrohem

Dallget, valet lartesohen

E une dridhshem zbrapsem, iki

Lag veç kembet me zerin e tij.

Qe edhe zhurmshem me vjen embel.

Kur asnje prej ndjesive te tija nuk pranon.

Kur une bute ja kam dhene...

Me dy duart zhytur thelle

I kam shkuar mu ne zemer

Ia kam pare etjen per mua

Por kjo ka ndodhur

Veç ne enderr...

 

Kjo ka ndodhur veç ne enderr

Detin prape e kam shum frike....

Keq me vjen qe s'i afrohem

Jo per vete, por per te

qe nuk e di

Se cfare eshte te te duan

Ndersa ti; don ti trembesh

Ndoshta edhe ti perpish.

 

Detin prape une e dua.

Ashtu si im ate....

 

 

 

--------------------------

Qaj vjesht, qaj...

--------------------------

 

Po mbulon me dhe dashnite e veres.

Qaj me lot edhe me fjale.

Veçse tingujt, mbilli n'qiell ne vend te reve,

bashke me shpirtrat qe merr me vete.

E lotet bani shtroje te bute per dimer.

Na;

duhet me tu bind.

Qaj vjeshte, qaj...

Tuj kercy mbi gjethe t'verdha

Si ftyra njerezish, qe ne mes jetes

frymen ua more...

Ti qeke aq e bukur, po aq mizore...

Qaj vjesht, qaj...

Me m'fale per fjalet e dashtun,

se ti nuk ke faj.

Por po m'vjen keq per vete qe jam gjalle ne kyt vend.

 

 

 

-----------------

Jam akull

-----------------

 

Marr fryme si nje cope akulli.

Bota hera-heres me ngroh ne lekure,

por prap jam akull.

Ne brendesi te shpirtit shfaqen vizione te se shkuares

si nje film bardh e zi...

hije qe perndjekin nje lule.

petalet e se ciles sapo kane çele...

Plumba te kuq ne qiell japin sinjalet e filleses se ngrices se shpirtit.

Bota ngrohte ne siperfaqe,

por berthama prodhon akull,

per te ngrire me vone rinine.

Kur je akull nuk ka me ndjesi.

E mira dhe e liga ftohin njesoj.

duke mos ftohur.

Djegin njesoj duke mos djegur.

E mira dhe e liga prodhojne njesoj kohe te nenshruar ndjesish pa ndjesi.

Tjeter gje me dhemb me teper se ne lekure.

Nuk jam vetem une.

Jemi brez akulli qe grumbullojme grimca trupash pa jete mbi koke.

Duke mos patur shprese per te ardhmen e ngrohte.

Kjo kohe e ftohte qe prodhon pafund akull shoqeror.

Dhe une si pjese e saj qe nuk ndjej asgje per ta ngrohur kete kohe...

 

 

© Alba Duva

Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania