Alba Duva


Fotografi e marrë në profilin facebook të autores
Fotografi e marrë në profilin facebook të autores

 

E lindur ne 19.07.1979 ne qytetin e Burrelit te rrethit Mat. E bija e dy prinderve – Hasan dhe Feride Huta – te arsimuar dhe arsimdashes me prejardhje nga fshati Pleshe, Ceruje njesi administrative e bashkise Klos. Babai poet, shkrimtar por edhe usta ne ndertim kur iu desh te mbante familjen dhe aktivist i çeshtjes shqiptare, ndërsa mamaja mesuese.

 

Fillimin e arsimimit e nis tek shkolla 8-vjecare "31 Korriku", me pas tek shkolla "Drita", ku edhe i perfundova per te vazhduar në vijim gjimnazin e pergjithshem " Haki Fejzo" gjate viteve sa te bukura dhe aq te veshtira 1993-1997.

 

Them kete percaktim duke u nisur nga fakti qe jam pjese e nje brezi qe la gjurme ne gjimnaz per vete faktin e potencialeve qe kishim mes nesh, permend djem dhe vajza qe i dhane drite gjimnazit dhe per faktin qe kishim si pjese e stafit pedagogjik profesore te nderuar te te gjitha lendeve, veçanerisht njeri prej tyre, Bashkim Papadhimo, qe kur vinte ora e letersise ne degjonim pa fryme per historine e letersise boterore nen hijen e nje petku sa realist aq edhe kritik per faktin qe ishte studiuar vetem maja e ajzbergut nga shqiptaret nen veshjen ideologjike te diktatures.

 

'97 ishte viti i sfides per gjithe shqiptaret dhe jo vetem per ne si matjane, por tek e fundit secili qan hallin e strehes se vet. Doli e drejta e studimit ne UT ne Fakultetin e Filologjise dega Histori-Gjeografi...Kohe ne te cilen u transferuam ne Tirane...Pas perfundimit te studimeve universitare nis jeta profesionale si mesuese dhe bashkangjitur edhe veprimtari te tjera te rendesishme jetesore si bashkeshorte dhe mami me kohe te plote...

 

Gjate viteve 2011- 2016 kreva studimet ne nje fakultet te dyte te Fakulteti i shkencave Sociale dega Pune Sociale dhe nderkaq pres te vazhdoj ciklin e studimit Master shkencor, Administrim i sherbimeve sociale prane po ketij fakulteti...

 

Jam prind i tre vajzave qe jane bekimi im me i madh, moter e dy motrave dhe dy vellezerve te cilet te gjithe jane te shperndare ne vende krejt te ndryshme, jam bashkeshorte e njeriut me te cilin u dashurova qe ne adoleshence dhe vazhdoj ta dua ende si diten e pare...

 

Dhe ne fund por jo me pak e rendesishme jam vajza e dy prinderve te mrekullueshem qe sakrifikuan mjaft per ne dhe qe na ushqyen me deshiren per dijen me dashurine per njeriun e mire me respektin per virtytet dhe moralin ne nje vend ku tranzicioni e ka plakur por ku ka akoma shprese...

 

Jam ushqyer me rrefenjat e gjysherve, me tregimet e babit, me keshillat e mamit, me idene e mbeshtetjes se motrave dhe vellezerve dhe do vazhdoj derisa te kem fryme me kete zjarr fjalesh qe me prodhon shpirti ne formen e vargjeve qe se shpejti do te jene te prekshme ne nje botim....