------------------------
Puthja e endrres
------------------------
U nisa,
fluturova tek ti...
Te pashe,
te preka,
te putha enderr...
Joni im,
ashtu shtrenguar,
dashuruar,
siç rri ti,
me Adriatikun...
Ta thitha frymen,
buzen,
i ndjeva rrahjet melodioze te zemres tende,
ne timin kraharor,
ashtu zemer mbi zemer,
ne perkedheljen e dores,
i pasterti xeheror...
Dhembjen e harrova,
si xhaketen e zeze,
harruar mbi gur...
Fluturova,
te pashe,
te preka,
te putha enderr....
09/10/2014
-------------
Puthja...
-------------
Si hije hyre ti, ngadalë,
në dhomën e akullt,
ku rrija unë...
Ëmbël,
pëshpërite ca fjalë
e lehtas më puthe në buzë.
Një gjethe vjeshte
nga dega ra,
e trembur hapa sytë...
Gjithandej,
mjegull e akull,
puthja në buzë kish ngrirë!...
24/10/2015
-----------------------
Valle ndjenjash
-----------------------
Fjalë pafund më the,
të thashë
dhe sytë nganjëherë i përqafuam,
një ditë krejt papritur,
njëri-tjetrin përvëluam...
Mjaltëzuar buzët tona,
te cepi një kafshim i lehtë,
-prill ishte a nëntor,
me kaloi mendim i beftë...
Qeshej dielli i lumturuar,
harkuar krahët nga atje,
qelizat trupit vallëzonin,
valle ndjenjash mbi ne....
05/11/2015
--------------
Besoja...
--------------
Besoja se më deshe,
ndoshta,
jo aq sa unë
a pak më shumë,
Momentet,
ua shkundën ditëve
ndryshkun vjeshtor,
flisnin hareshëm së nesërmes së gjatë.
Besoja.
Ditët ishin flutura të arta,
ardhjet buzëqeshnin
siç dhembnin ikjet,
netët këndonin me zërin tënd...
Një lot i diamantë
mbeti varur në përvjetor..
Tani ditët zvarriten,
bjerrur në slitë mendimesh.
sajesa "arsyesh",
largimi....
Unë prapë dua
(dua dashurinë),
Ti, kufi mes nesh...
13/12/2015
------------------
Dashuria....
------------------
Dashuri,dashuri,
e ndërtuar si gjuha je....
Në fillim e ëmbël,
pastaj e kripur,
e thartë...
E në fund,
të hidhurën ke....
03/01/2016
-------------------------------------
"Të dua, po mos trego!...."
-------------------------------------
A mund të fshihet dielli,
kush mund të ma thotë!?
Se diell është dashuria,
të fshihet është e kotë.....
Unë të them:- veç duajmë,
gjithë bota ta marrë vesh.
Me qeshjet e dashurisë
dhe bota le të qeshë!
Dashuria, askënd s'ka vrarë,
veç ka lumturuar.
Ne jemi "vrastarë",
"vrasim" duke xhelozuar....
Ti, veç duajmë!
E gjithë bota ta marrë vesh!
Me dashurinë tonë
gjithë bota le të QESHË! :))))
06/01/2016
-----------
Nëse...
-----------
Nëse një ditë
do të zbardhë pa mua,
përmes rrezeve të diellit
prapë do të them: TË DUA!..
E nëse dielli ,
do të jetë fshehur mes resh,
kërkomë brenda zemrës,
se aty, do të më gjesh.....
Nëse ta thotë goja:
"këtu gjithçka mbaron",
kujtimi i dashurisë
nuk fshihet me gomë...
16/02/2016
------------------------------
Mbeti në të shkuar...
-----------------------------------
Sa fjalë kemi thënë,
(s'besoj më mëshirove),
çiltërsisht, flisja me shpirt,
kur dikë e do vërtet,
gjithë bota sillet rreth tij...
Sa fjalë kemi thënë....
(mbeti në të shkuar)
gjithçka u kyç tek unë,
dhe pse zemra vuan...
Sa fjalë kemi thënë të dy,
"fundbarkun"
kemi nxjerrë pa frikë...
Të doja,
(në më doje s'e di),
për gjithçka që lind
ka vdekje, një ditë...
23/02/2016
-----------------------------
Fatet s'janë njësoj...
-----------------------------
Janë të ndara rrugët, shtigjet,
një FAT të gjithë nuk e kanë,
ashtu si ti i numëron ditët,
mua, një varg më rri pranë...
Nuk e kuptuam si u poqëm,
se ditët ikën e më s'i pamë,
veç kur e ndjem që u dogjëm,
atëherë ish vonë,
e kuptim s'i dhamë.....
Dashuria është një emër,
shumë i nevojshëm për çdokënd,
është vetëm NJË,kur ndjen me zemër,
ndaj numërimi për të s'ka vend....
04/03/2016
--------------
Dashuria
--------------
Të duash në jetë
kur s'të duan,
të qeshësh me dhimbjen
atëherë kur vuan,
të ecësh nëpër ditë
kur ëndërrat ndalin,
të falësh veten ku s'të falin...
Të këndosh për atë
që s'të dëgjon,
të vuash për atë
që s'të beson,
tek ajo që ka vdekur
të shpresosh,
ja, çdo të thotë të dashurosh...
05/03/2016
© Adivije Hoxha
Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania