Paris-presse (1951 – 1954) / Çështja e arit shqiptar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës


Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Prill 2020

 

“Paris-presse” ka botuar, në 1951 dhe 1954, dy shkrime në lidhje me debatin asokohe mbi çështjen e arit shqiptar midis Anglisë, Italisë dhe sigurisht Shqipërisë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

 

 

Arbitrazhi ndërkombëtar për një miliard ar në mosmarrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë

 

Paris-presse, e enjte, 3 maj 1951, fq.3

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Uashington, 2 maj (A.P.-A F.P.). – Britania e Madhe, Franca dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të caktojë një ndërmjetës për të përcaktuar fatin e 2.900.000 dollarëve ar (afërsisht një miliard franga franceze), që pretendohen si nga Italia ashtu edhe nga Shqipëria.

 

Mësojmë se në rast se ky ar i jepet Shqipërisë, Anglia do të kërkojë të respektohen të drejtat e saj mbi stokun e metalit të çmuar si arsye e vendimit të Gjykatës së Hagës kundër Shqipërisë, duke dënuar këtë vend me 843.947 paund sterlina për dëmet e shkaktuara, kompensim për humbjen e jetëve dhe dëmtimin e pajisjeve të pësuara nga Marina Mbretërore (Royal Navy) në ngushticën e Korfuzit pas shpërthimit të luftanijeve britanike në zonat e minuara të paidentifikuara.

 

Për momentin, Shqipëria, ende nuk e ka bërë pagesën e gjobës.

 

 

 

Haga e deklaron veten të paaftë në çështjen e arit shqiptar

 

Paris-presse, e mërkurë, 16 qershor 1954, fq.5

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Hagë, 15 qershor (AFP.) – Gjykata ndërkombëtare ka dhënë një gjykim ku e deklaron veten të paaftë në rastin e 2.388 kilogramëve të arit monetar, pronë e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, të cilën gjermanët e kishin sekuestruar në Romë, në 1943. Një arbitrazh, në bazë të marrëveshjeve të Uashingtonit, ia kishte dhënë arin Shqipërisë, e cila do t’ia jepte në vijim qeverisë britanike si kompensim të pjesshëm të dëmeve që i kishte shkaktuar.

 

Por qeveria italiane gjithashtu pretendonte se edhe ajo kishte të drejtë për këtë ar, si kompensim të pjesshëm të kredisë italiane të konfiskuar nga qeveria shqiptare në 1945, dhe solli debatin para Gjykatës Ndërkombëtare.

 

Ajo (Haga) sapo e ka deklaruar veten të paaftë.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1951-1954-ceshtja-e-arit-shqiptar-ne-gjykaten-nderkombetare-te-hages/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/paris-presse-1951-1954-ceshtja-e-arit-shqiptar-ne-gjykaten-nderkombetare-te-hages/

 

https://tirananews.al/ceshtja-e-arit-shqiptar-ne-hage-mediat-e-huaja-nese-e-merr-shqiperia/

 

https://opinion.al/paris-presse1951-1954-ceshtja-e-arit-shqiptar-ne-gjykaten-e-hages/

 

https://dosja.al/ceshtjet-arit-shqiptar-ne-gjykaten-nderkombetare-te-hages-perplasjet-me-angline-dhe-italine-2/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1272225/paris-presse-1951-ndash-1954-ceshtja-e-arit-shqiptar-ne-gjykaten-nderkombetare-te-hages/

 

https://www.voal.ch/paris-presse-1951-1954-ceshtja-e-arit-shqiptar-ne-gjykaten-nderkombetare-te-hages/

 

https://njekomb.org/paris-presse-1951-1954-ceshtja-e-arit-shqiptar-ne-gjykaten-nderkombetare-te-hages-nga-aurenc-bebja-france/

 

https://www.droni.al/2020/04/13/paris-presse-1951-1954-ceshtja-e-arit-shqiptar-ne-gjykaten-nderkombetare-te-hages/

 

https://tiranatoday.al/paris-presse-1951-1954-ceshtja-e-arit-shqiptar-ne-gjykaten-e-hages/