Le Temps (1909) / I akuzuar për nxitjen e trazirave në Shqipëri, intervista me Ismail Qemalin në Athinë


Ismail Qemali
Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Korrik 2019

 

“Le Temps” ka botuar, të enjten e 10 qershorit 1909, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit ndaj akuzave për nxitje trazirash në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Ismail Qemali dhe çështja e Shqipërisë

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Korrespondenti ynë na shkruan nga Athina :

 

Disa gazeta kanë riprodhuar nga Konstandinopoja informacionin se Ismail Qemal Beu është akuzuar për nxitjen e trazirave në Shqipëri. Para se të largohej nga Athina, ky burrë i shquar shteti shqiptar më bëri këto deklarata :

 

Unë i kundërshtoj këto zhurma me mohimin më të plotë dhe më formal. Janë armiqtë politikë dhe kundërshtarë të Partisë Liberale që i përhapin këto shpifje. Të më akuzosh për kryengritjen e Shqipërisë është shpifje e pastër.

 

Sa i përket aspiratave kombëtare të Shqipërisë, ato janë aq legjitime dhe konsistente me ruajtjen e Perandorisë dhe të ekuilibrit ballkanik se as unë, as ndonjë patriot shqiptar nuk do të turpërohemi t’i shpallim ato.

 

Që prej kur i shërbej Perandorisë, kurrë nuk kam munguar të punoj për të pajtuar interesat e përgjithshme të saj me interesat e veçanta të Shqipërisë, sepse këto interesa identifikohen në gjithçka dhe kudo. Në të vërtetë, Perandoria Osmane nuk mund të ishte ndër fuqitë e qytetëruara të botës, nëse nuk do të ruante pronat e saj evropiane dhe të respektonte me përpikmëri sistemin kushtetues.

 

A mund të injorojë Turqia shërbimet që shqiptarët i dhanë çështjes liberale gjatë revolucionit të korrikut të vitit të kaluar dhe dobinë për atë të ekzistencës së një Shqipërie të mirëorganizuar si një pjesë integrale e Perandorisë ? Shqiptarët, me guximin e tyre të njohur dhe pozitën gjeografike të vendit të tyre, janë elementi i vetëm i aftë për të ruajtur autoritetin e Perandorisë Osmane në Evropë. Politikanët e regjimit të ri do të kryenin gabimet më të rënda politike nëse nuk e pranonin këtë të vërtetë.

 

Shqipëria dëshiron të lidhë fatin e saj me atë të Perandorisë Osmane dhe sistemin kushtetues të cilin ajo është gati të shërbejë, por ajo kurrë nuk do të lejojë që të trajtohet si një racë inferiore ose të vendoset nën kujdestari.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1909-i-akuzuar-per-nxitjen-e-trazirave-ne-shqiperi-intervista-me-ismail-qemalin-ne-athine/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

http://gazetadielli.com/ismail-qemali-i-akuzuar-per-nxitjen-e-trazirave-ne-shqiperi-intervista/

 

https://americaneye.al/i-akuzuar-per-nxitjen-e-trazirave-ne-shqiperi-intervista-me-ismail-qemalin-ne-athine/

 

http://www.gsh.al/2019/07/12/1909-akuzuar-per-nxitjen-e-trazirave-ne-shqiperi-intervista-e-ismail-qemalit-ne-athine/

 

https://27.al/i-akuzuar-per-nxitjen-e-trazirave-ne-shqiperi-intervista-me-ismail-qemalin-ne-athine/

 

https://www.syri.net/arte-media/266807/shqiperia-deshiron-ta-lidhe-fatin-me-perandorine-osmane-por-kurre-si-race-inferiore/

 

https://politiko.al/le-temps-1909-i-akuzuar-per-nxitjen-e-trazirave-ne-shqiperi-intervista-me-ismail-qemalin-ne-athine/

 

http://www.panorama.com.al/akuzat-per-nxitjen-e-trazirave-ne-shqiperi-cfare-deklaroi-ismail-qemali-para-se-te-largohej-nga-athina/

 

https://opinion.al/1909-i-akuzuar-per-nxitjen-e-trazirave-intervista-me-ismail-qemalin/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1122215/le-temps-1909-i-akuzuar-per-nxitjen-e-trazirave-ne-shqiperi-intervista-me-ismail-qemalin-ne-athine-ndash-nga-aurenc-bebja-france/

 

http://www.njekomb.com/?p=225183

 

https://www.voal.ch/le-temps-1909-akuzuar-per-nxitjen-e-trazirave-ne-shqiperi-intervista-ismail-qemalin-ne-athine