Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Tetor 2019
“Le Temps” ka botuar, të mërkurën e 10 marsit 1897, në ballinë, një shkrim në lidhje me propozimin që i ka bërë asokohe Ismail Qemali sulltanit për të shpëtuar ekzistencën e Perandorisë Osmane, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Kostandinopojë (nëpërmjet Sofjes), 9 mars, ora 8 : 25
Ismail Bej Qemali, ish-sekretari i Mit’hat Pashës, për të cilin thuhet se shpesh ka pasur një ndikim të madh mbi sulltanin, sapo i ka paraqitur atij një memorje (dokument) të gjatë në lidhje me situatën aktuale.
Ai e lut, në këtë dokument, që të marrë vetë ai iniciativën e reformave para zgjidhjes së çështjes së Kretës dhe shpërthimit të çrregullimeve të reja.
Ai arriti në përfundimin se ishte e nevojshme të ribëhej një Kushtetutë në bazë të decentralizimit administrativ dhe një federate osmane, duke u lënë grupeve të ndryshme kombëtare të perandorisë njëfarë autonomie.
Një Asamble Kushtetuese do të mblidhet në Konstandinopojë dhe, më vonë, një Parlament do të emërohet.
Kjo iniciativë e një njeriu me ndikim dhe i shquar, i cili qëndron jashtë të gjitha grupeve revolucionare, gjen shumë adhurues në mesin e myslimanëve. (Shërbimi Havas)
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë artikull duhet të citojë autorin në fillim e tij (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1897-ja-propozimi-qe-i-beri-ismail-qemali-sulltanit-per-te-shpetuar-perandorine-osmane/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://opinion.al/le-temps1897-propozimi-i-ismail-qemalit-per-te-shpetuar-perandorine-osmane/
https://gazetamapo.al/ismail-qemali-propozim-sulltanit-per-shpetimin-e-perandorise/