L’Humanité (1928) / Ja arsyet e vërteta të konfliktit midis Ataturkut dhe Zogut



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shtator 2019

                                                             

“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 29 tetorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me arsyet e vërteta të konfliktit midis Ataturkut dhe Zogut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Qemali kundra Zogut

Arsyet e vërteta të konfliktit

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Angora, 28 Tetor (Agjensia Ballkanike).

 

Marrëdhëniet diplomatike janë prishur midis Turqisë dhe Shqipërisë. I ngarkuari turk për çështjet diplomatike u largua nga Tirana dhe përfaqësuesi shqiptar u largua nga Angora.

 

Mustafa Qemali tha teatralisht (veçanërisht në një intervistë dhënë z. Henri Beraud) se ai kurrë nuk do ta njohë Ahmet Zogun i cili, duke u shpallur mbret, kreu një krim.

 

Por në realitet, kemi të bëjmë këtu me një çështje interesi sesa parimi.

 

Dikur në Shqipëri të gjitha tokat shtetërore i përkisnin Sulltanit. Pas shpalljes së pavarësisë, Turqia ka kërkuar dhe ende kërkon një kompensim prej 18 milion frangash ari.

 

Ahmet Zogu, i shpallur “mbret”, do të vë dorën mbi këto prona si “trashëgimtar” i Sulltanit. Prandaj Mustafa Qemali është nervozuar.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-humanite-1928-ja-arsyet-e-verteta-te-konfliktit-midis-ataturkut-dhe-zogut/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/arsyet-e-verteta-te-konfliktit-mes-ataturkut-dhe-zogut/

 

https://opinion.al/lhumanite-1928-arsyet-e-verteta-te-konfliktit-te-ataturkut-dhe-zogut/

 

https://www.voal.ch/lhumanite-1928-ja-arsyet-e-verteta-te-konfliktit-midis-ataturkut-dhe-zogut/

 

http://www.njekomb.com/?p=241804