Gazette de France (1822) / Sipas gazetës së Nurembergut, Aliu i famshëm, ish-pashai i Janinës, nuk ka vdekur dhe gjendet në Port Mahon, në ishullin e Menorca-s


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Qershor 2020

 

“Gazette de France” ka botuar, të shtunën e 20 prillit 1822, në ballinë, shkrimin e bujshëm të gazetës së Nurembergut që hidhte dyshime mbi vdekjen e Ali Pashë Tepelenës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Bavari.

 

Nuremberg, 13 prill.

 

…Na shkruajnë përtej kufijve të Zvicrës : “Sipas disa letrave nga Barcelona, një i huaj i pasur ka mbërritur në Mahon (Port-Mahon, ishulli i Menorca-s), dhe ky i huaj i pasur thuhet se është ish-pashai i Janinës, Aliu i famshëm. Ai ishte në bordin e një anije franceze dhe kishte dy gra dhe një shërbëtor me vete. Bagazhet e tij përbëheshin nga dymbëdhjetë arka me peshë shumë të konsiderueshme. (Kështu që ka të ngjarë se ai mund të ketë lënë në vende të sigurta disa nga thesaret e tij si në bregdet apo në një nga ishujt e Greqisë. Thuhet se ai duket se ka në plan të qëndrojë ca kohë në Mahon.)”

           

Ne do t’i shtojmë këtij lajmi detajet që jepen për ikjen e pretenduar e të tmerrshmit Ali Pasha. Kur e pa se pushteti i tij po i zvogëlohej deri në pikën e fundit, ai u pajtua me ithtarët (mbështetësit) e tij që ata të bënin sikur po e tradhëtonin.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ndërsa po negocionte me gjeneralët turq, ai bëri të gjitha përgatitjet e nevojshme për arratisjen e tij, hodhi pjesën më të madhe të thesareve të tij në ujë, por u kujdes për të siguruar një milion ‘sequins’. Pastaj, ai u vesh si një bari turk dhe priti rezultatin e negociatave. Ne e dimë se si ata përfunduan dhe se koka e tij duhej dorëzuar te turqit. Ata e morën menjëherë; por në vend të kokës së Aliut, ishte ajo e një shqiptari të vjetër që kishte vdekur nga plagët e tij dhe i kishin vënë një çallmë të çmuar. Asnjë nga gjeneralët turq nuk e njihte Aliun fizikisht; kështu që ata u mashtruan lehtësisht dhe, në përputhje me kapitullimin, ata u larguan nga vendi. Aliu shfrytëzoi këtë moment për të shpëtuar veten e tij; ai arriti për fat të mirë në Butrint (një qytet në Shqipërinë austriake, në kanalin e Korfuzit), dhe u fut atje në një anije që pranoi ta priste. Askush nuk mund të mohojë vërtetësinë e kësaj historie kur e kujton karakterin dinak të Ali Pashait. (Korrespondenti i Nurembergut.)

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazette-de-france-1822-sipas-gazetes-se-nurembergut-aliu-i-famshem-ish-pashai-i-janines-nuk-ka-vdekur-dhe-gjendet-ne-port-mahon-ne-ishullin-e-menorca-s/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/dyshimi-i-gazetes-gjermane-ali-pasha-nuk-vdiq-por-u-arratis-me-nje-plan-dinak/

 

https://www.balkanweb.com/sipas-gazetes-se-nurembergut-aliu-i-famshem-ish-pashai-i-janines-nuk-ka-vdekur-dhe-gjendet-ne-port-mahon-ne-ishullin-e-menorca-s-1822/

 

https://fjala.al/2020/06/23/gazette-de-france-1822-ali-pasha-nuk-ka-vdekur-gjendet-ne-port-mahon-ne-ishullin-e-menorca-s/

 

https://alb-spirit.com/2020/06/23/gazette-de-france-1822sipas-gazetes-se-nurembergut-aliu-famshem-ish-pashai-janines-nuk-ka-vdekur-dhe-gjendet-ne-port-mahon-ne-ishullin-e-menorcas/

 

http://www.arsalbanica.mk/gazette-de-france-1822-sipas-gazetes-se-nurembergut-aliu-i-famshem-ish-pashai-i-janines-nuk-ka-vdekur-dhe-gjendet-ne-port-mahon-ne-ishullin-e-menorca-s/

 

https://njekomb.org/gazette-de-france-1822-sipas-gazetes-se-nurembergut-aliu-i-famshem-ish-pashai-i-janines-nuk-ka-ndrruar-jete-dhe-gjendet-ne-port-mahon-ne-ishullin-e-menorca-s/

 

https://www.syri.net/arte-media/349324/ali-pasha-dha-koke-tjeter-ne-vend-te-se-vetes-dhe-u-arratis-ne-menorca-me-12-arka/

 

http://www.gazetatema.net/2020/06/23/gazeta-e-nurembergut-me-1822-ish-pashai-i-janines-nuk-ka-vdekur-gjendet-ne-ishullin-e-menorca-s/

 

https://dosja.al/gazeta-e-nurembergut-ish-pashai-i-janines-nuk-ka-vdekur-gjendet-ne-ishullin-e-menorca-s/

 

http://www.standard.al/2020/06/23/ali-pasha-i-janines-nuk-ka-vdekur-dinaku-u-arratis-ne-ishullin-e-menorca-s-me-12-arka/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1317122/sipas-gazetes-se-nurembergut-aliu-i-famshem-ish-pashai-i-janines-nuk-ka-vdekur-dhe-gjendet-ne-port-mahon-ne-ishullin-e-menorca-s/

 

https://opinion.al/ali-pasha-nuk-ka-vdekur-dhe-gjendet-ne-port-mahon-ne-ishullin-e-menorca/