Gusht 1806 : Chateaubriand dhe bukuroshja shqiptare


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Aurenc Bebja*, Francë – 14 Tetor 2016

 

Në librin « Album de Chateaubriand - 1862 » gjejmë një shkrim të shkurtër në faqen n° 98 me titull « Chateaubriand i sëmurë tek një shqiptar ».

 

Shkrimtari dhe politikani i njohur francez, François René de Chateaubriand, në zhegun e muajit gusht të 1806, niset për vizitë tek një shqiptar që banonte në « Kératia » (në periferi të Athinës) dhe që njihej me konsullin francez të kryeqytetit grek.

 

Gjatë udhëtimit, atë e kapin ethet dhe detyrohet të kalojë natën në banesën e shqiptarit.

 

Në vijim, autori na rrëfen gjendjen e tij shpirtërore (fizike dhe emocionale) në praninë e bukuroshes shqiptare :

 

« Të nesërmen, e kalova ditën i shtrirë mbi shkorsën time, ndërsa të gjithë kishin dalë në ara ; Edhe vetë Jozefi kishte dalë ; Ishte aty vetëm vajza e mikpritësit tim. Ishte një vajzë shtatëmbëdhjetë apo tetëmbëdhjetë vjeçe, mjaft e bukur, që ecte këmbëzbathur dhe në flokë kishte plot medalje dhe monedha të vogla argjendi. Ajo nuk më shikonte fare dhe punonte sikur të mos isha aty.

 

Dera ishte e çelur, dhe nga aty hynin rrezet e diellit. Ishte i vetmi vend i ndriçuar në dhomë. Herë pas here më zinte gjumi ; Zgjohesha dhe shihja sërish vajzën shqiptare, të merrej me diçka tjetër, duke kënduar me gjysëm zëri apo duke rregulluar flokët e saj. Ndonjëherë i kërkoja ujë dhe ajo më sillte një vazo të mbushur plot ; duarkryq, ajo priste me qetësi të shuaja etjen, dhe pasi kisha mbaruar, ajo më pyeste : Ju bëri mirë ? Dhe pastaj u kthente në punën e saj.

 

 

Në heshtjen e mesditës dëgjohej vetëm gumëzhima e disa insekteve në banesë dhe disa gjela që këndonin jashtë. E ndjeja kokën bosh, siç ndodh shpesh pas një temperature të lartë ; sytë e mi të lodhur shikonin të fluturonin rreth mej një sasi shkëndijash dhe flluskash drite. Unë kisha vetëm mendime të turbullta por ama të ëmbla.»

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin  e  informacionit si në vijim : Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : http://www.darsiani.com/opinion/gusht-1806-chateaubriand-dhe-bukuroshja-shqiptare/

 

 

 

Publikuar në :

 

Tirana Observer :

http://www.tiranaobserver.al/gusht-1806-chateaubriand-dhe-bukuroshja-shqiptare/

 

VOAL :

https://www.voal.ch/gusht-1806-chateaubriand-dhe-bukuroshja-shqiptare-aurenc-bebja-france-14-tetor-2016/

 

Përqasje :

http://perqasje.com/2016/10/gusht-1806-chateaubriand-dhe-bukuroshja-shqiptare/

 

Njëkomb.com :

http://www.njekomb.com/?p=1032

 

Shqiptari.eu :

http://www.shqiptari.eu/shatobriani-dhe-bukuroshja-shqiptare-gusht-1806/

 

Opinion.al :

http://opinion.al/historia-e-politikanit-francezgusht-1806-chateaubriand-dhe-bukuroshja-shqiptare/

 

Dielli :

http://gazetadielli.com/gusht-1806-chateaubriand-dhe-bukuroshja-shqiptare/

 

Koha + :

http://www.kohaplus.com/gusht-1806-chateaubriand-dhe-bukuroshja-shqiptare/

 

Bota.al :

http://www.bota.al/2016/10/historia-e-politikanit-francez-gusht-1806-chateaubriand-dhe-bukuroshja-shqiptare/

 

Pashtriku :

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=5760

 

Pasqyrë.al :

http://www.pasqyre.al/te-gjitha/historia-e-politikanit-francez-gusht-1806-chateaubriand-dhe-bukuroshja-shqiptare/

 

Gazeta Ora :

http://gazetaora.com/2016/10/16/gusht-1806-chateaubriand-dhe-bukuroshja-shqiptare/

 

Kosova Plus :

http://kosovaplus.com/gusht-1806-chateaubriand-dhe-bukuroshja-shqiptare/

 

Nacional Albania :

http://www.nacionalalbania.al/2016/10/shatobriani-dhe-bukuroshja-shqiptare-gusht-1806/